By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjyqi në Hagë, ish-liderët e UÇK-së i qëndrojnë deklaratave, ja si përgjigjen para gjykatësit. Momentet prekëse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjyqi në Hagë, ish-liderët e UÇK-së i qëndrojnë deklaratave, ja si përgjigjen para gjykatësit. Momentet prekëse
Ballina 1Lajme

Gjyqi në Hagë, ish-liderët e UÇK-së i qëndrojnë deklaratave, ja si përgjigjen para gjykatësit. Momentet prekëse

Kosova Times
Last updated: 2023/04/03 at 2:30 PM
Kosova Times Published April 3, 2023
Share
SHARE

Momente prekëse teksa katër ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm për akuzën e krimeve të luftës në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ata janë njohur me akuzën dhe të pyetur nëse i qëndrojnë deklaratave të mëparshme, kanë konfirmuar.

“E kuptoj aktakuzën, jam plotësisht i pafajshëm”, kështu ka deklaruar ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi para gjykatësit.

Pas leximit të akt akuzës nga prokuroria janë pyetur dhe ish-liderët e tjerë të UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“E shpreh pakënaqësinë time për një vonesë 2 vite e gjysmë, por ju falënderoj. Deklarohem tërësisht i pafajshëm”, tha Veseli.

 

 

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, deklaroi Selimi.

“E kam të vështirë të kuptoj akuzën dhe mënyrën si është përpiluar kjo akuzë. Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja para pak minutash. Akuzën e kuptoj siç është, por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për çfarë flet akuza. Plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Krasniqi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky institucion, që njihet edhe si Gjykata Speciale, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime.

Po ashtu, aty përmenden më shumë se 400 persona që dyshohet se janë ndaluar jashtëligjshëm, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Bie guri mbi veturën në lëvizje në Rugovë, lëndohen prindërit me dy fëmijë

Pesë vjet marrëdhënie diplomatike Izrael-Kosovë, uron ambasadorja Ziv

Kosova Times April 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Komuna e Istogut, subvencion çdo nënë lehonë me nga 150 euro

Kosova Times Kosova Times August 1, 2025
Moldavia akuzoi Roman Abramovich për ndërhyrje në zgjedhje
Kina emëron diplomatin kontrovers si të dërguar special për Evropën
BE: Këshilli mbetet i shqetësuar për situatën në veri
Mbi 67.000 rusë kërkojnë zyrtarisht që trupi i Navalnyt t’i kthehet familjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?