Një person ka mbetur i vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur, pasi një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat dhe u përplas me një makinë ndërtimi në linjën hekurudhore në jug të Holandës.
Autoritetet holandeze kanë njoftuar se në tren ndodheshin të paktën 50 pasagjerë.
⚡DERNIÈRE MINUTE – #PaysBas : Au moins 30 blessés lors d’une collision ferroviaire à #Voorschoten aux Pays-Bas. #Netherlands #NetherlandsTren pic.twitter.com/9eVxp4FL1i
— FranceNews24 (@FranceNews24) April 4, 2023
Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të plagosur, disa prej të cilëve janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas një zëdhënësi për rajonin Hollands Midden Safety, personat e fundit të lënduar janë nxjerrë nga treni. Hetuesit nga Bordi Holandez i Sigurisë janë gjithashtu të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Sipas një zëdhënësi për Rajonin Hollands Midden Safety, pajisjet e ndërtimit në hekurudhë mund të kenë qenë shkaku i aksidentit.
In Voorschoten is een passagierstrein ontspoord na een botsing met bouwmaterieel op het spoor. Er zijn meerdere gewonden en zwaargewonden, "veel slachtoffers".https://t.co/9m8glBT5mz
In Voorschoten is een passagierstrein ontspoord na een botsing met bouwmaterieel op het spoor.
— Renne Rus (@RenneRus) April 4, 2023