By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës
December 31, 2025
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe
December 31, 2025
Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DnV: Rrethanat aktuale nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DnV: Rrethanat aktuale nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri
Lajme

DnV: Rrethanat aktuale nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/04/05 at 7:54 PM
Kosova Times Published April 5, 2023
Share
SHARE

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se rrethanat aktuale, “nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës”, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira.

Sipas kësaj organizate, situata në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, është e brishtë.

Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Atëbotë, për zgjedhjet në veri kanë aplikuar 11 kandidatë, të cilëve u ka vlejtur certifikimi edhe për zgjedhjet e prillit.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e dy kërkesave: formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqjen e të gjitha njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

“Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90 për qind të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Demokracia në Veprim vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, ka thënë kjo organizatë përmes një reagimi publik.

Në reagim është thënë, po ashtu, se për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhorë të komunitetit serb, KQZ-ja po përballet me sfida në përgatitjet e nevojshme.

Serbët në veri kanë dhënë dorëheqje kolektive nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar – përfshirë kryetarët e komunave – si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

“DnV rikujton që krijimi i një ambienti të sigurt është parakusht thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, është thënë mes tjerash në reagim.

Edhe sipas njohësve të çështjeve politike, mosaplikimi i Listës Serbe në këto zgjedhje, e rrezikon mbarëvajtjen e gjithë procesit.

Prej vitit 2013, kur është formuar kjo parti, ajo ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës.

Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së rregullisht përmend nëpër raporte se, Lista Serbe e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”.

Bashkimi Evropian dhe vendet e grupit QUINT – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania – kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje.

You Might Also Like

Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës

Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie

85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kurti: Posta e Kosovës me 1 milion euro fitim, s`ka më operime ilegale

Kuvendi i Kaçanikut voton unanimisht mbështetja financiare për lehonat

Kosova Times April 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, kërcënohet nga Serbia

Kosova Times Kosova Times January 14, 2024
Ministria e Jashtme Finlandeze: OSBE mund të shpërbëhet për shkak të Moskës dhe Minskut
“Nuk kemi para”. Turqia refuzon të investojë në “qendrën e gazit” rus
Oficerët e inteligjencës britanike shpjegojnë se çfarë po bën ushtria ruse për të mbrojtur urën e Krimesë
BE-ja thotë se Kosova do të mbetet “e vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?