Një zjarr ka rënë në një nga ndërtesat që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë në qendër të Moskës.
– Një zjarr ka rënë në rrugën Znamenka 19, në një nga godinat e kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes. Tymi mund të shihet nga dritarja në katin e tretë – tha shërbimi i urgjencës për TASS.
Siç u tha, zjarri klasifikohet në të dytën nga pesë kategoritë kur bëhet fjalë për kompleksitetin.
Për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar.
⚡️⚡️Reports of Fire in Russia's Ministry of Defence building in Moscow pic.twitter.com/ce9QafRVzo
— Megh Updates 🚨™ (@MeghUpdates) April 5, 2023