By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket rrokaqiellit Vjesnik në Zagreb pas zjarrit: Pjesë të fasadës po bien, dëmi është total
November 18, 2025
Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive
November 18, 2025
4 përzierje perfekte erëzash në shtëpi: erëza të ndryshme, garam masala, cajun, përzierje për skarë
November 18, 2025
Supë indiane me thjerrëza të kuqe dhe kungull
November 18, 2025
Sallatë frutash me patate dhe salçiçe
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti pret në takim ambasdorin bullgar dhe maqedonas, iu flet për marrëveshjen me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti pret në takim ambasdorin bullgar dhe maqedonas, iu flet për marrëveshjen me Serbinë
Lajme

Kurti pret në takim ambasdorin bullgar dhe maqedonas, iu flet për marrëveshjen me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/05 at 5:07 PM
Kosova Times Published April 5, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev dhe Ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov.

Ai falënderoi dy ambasadorët për vizitën e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës. Ndërkohë që i njoftoi për punën e qeverisë, e cila muajin e kaluar mbushi dy vjet që nga formimi i saj, rezultatet në sundimin e ligjit, përmirësimet në indikatorët demokratikë, dhe për progresin ekonomik, me theks te eksportet, që këtë vit për herë të parë pritet të kalojnë vlerën prej 1 miliard euro.

Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet e afërta ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe për mundësitë e reja për thellimin e zgjerimin e tyre, sidomos në fushën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, atë të kulturës si dhe të mbrojtjes dhe sigurisë.

Krahas zhvillimeve në rajon, u diskutua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen Bazë të 27 shkurtit në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj, sipas dakordimit të 18 marsit në Ohër, si dhe për takimin e djeshëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ambasadorët Gudjev dhe Angelov shprehën gatishmërinë e tyre për rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes Bullgarisë dhe Kosovës si dhe dhanë mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haxhiu: Barazia gjinore, boshti mbi të cilin ngrihet e ardhmja shoqërisë

Osmani: Barazia gjinore është betim, veprim dhe marshim i përbashkët

Kurti uron Hamzën: Do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt

QKUK, dhjetëra mijëra pacientë janë trajtuar brenda 9-mujorit të këtij viti

Ndalohet kontrabanda me 600 kg djathë, veshmbathje e medikamente

Kosova Times April 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Presidentja Osmani-Ambasadorëve: Jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit

Kosova Times Kosova Times December 19, 2022
Bomba limoni me biskota
ShBA nuk terheqin sanksionet ndaj NIS: Vuçiq pret përgjigjen e palës ruse
Horoskopi ditor për ditën e enjte, 15 shkurt 2024!
Axhenda ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?