By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale
May 19, 2025
Kjo është dieta e çiftit turk : falë saj, Halit humbi 14 kilogramë dhe Berguzar 7 kilogramë
May 19, 2025
36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve
May 19, 2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
May 19, 2025
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetja Hoxha: Kosova u bë bashkë për historinë e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deputetja Hoxha: Kosova u bë bashkë për historinë e saj
Lajme

Deputetja Hoxha: Kosova u bë bashkë për historinë e saj

Kosova Times
Last updated: 2023/04/06 at 12:13 PM
Kosova Times Published April 6, 2023
Share
SHARE

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në Kuvendin e Kosovës, duke marrë fjalën, evokoi kujtimet e kohës së luftës, viktimat që presin drejtësi, e cila edhe në ditët e sotme mungon.

“Pranverat e Kosovës, sa janë të lavdishme, aq janë edhe të dhimbjes sonë kolektive”, theksoi mes tjerash, Eliza Hoxha, teksa vuri në pah dukurinë e harresës e moskujdesit tonë ndaj personazheve të kohës, që me kalimin e kohës ndikon në zbehjen e ngjarjeve, deri në harresë. “Dhimbja nuk vjetrohet, por vjetrohen e zbehen kujtimet tona, sepse nuk i kemi ruajtur e as shënuar mjaftueshëm sa duhet e si duhet”, shtoi ajo.

Më tej, deputetja Hoxha deklaroi se historia jonë duket e rrokullisur, ku, siç u shpreh ajo, në vend se të kërkojmë drejtësi për viktimat e luftës dhe shkatërrimet që janë bërë në vendin tonë, sot kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë, derisa përmendi manifestimin e së dielës, “Marshojmë për Drejtësi”, ku, sikundër deklaroi ajo, “Kosova u bë bashkë për historinë e saj, për të vërtetën e saj. Kosova duhet të jetë bashkë për të vërtetën e saj.”

Hoti: Qeveria po vendos kontroll mbi institucionet e pavarura

Avdulla Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike e Kosovës, në seancën e Kuvendit, foli për, siç tha ai, tendencën për të vendosur kontroll mbi institucionet, të cilat, sipas Kushtetutës, janë të pavarura, ato institucione janë paralizuar sot dhe pasojat po i vuajnë të gjithë.

“Po i numëroj disa nga institucionet që janë paralizuar sot dhe funksionojnë me ushtrues detyre, ‘Banka Qendrore e Kosovës’ sot është pa guvernator, procesi i zgjedhjes së zëvendësguvernatorëve, që sot do të kryenin detyrën e guvernatorit, janë bojkotuar nga anëtarët e Bordit, në vitin 2022 dhe ky proces u komprometua; ‘Trusti Kosova’ është pa Bord, prej vitit të kaluar”, tha Hoti. Edhe këtu, sipas tij, pushteti bojkotoi plotësimin e Bordit dhe nuk ka arsyetim pse ky bojkotim.

“Dhe çka po ndodhë tani, kur po humben dhjetëra e qindra miliona euro nga Trusti, nuk ka kush të kujdeset për ato mjete, nuk ka kush t’i tërheq dhe t’i shpëtojë nga humbjet e këtyre mjeteve”, tha Hoti,

Ai, numëroi edhe moszgjidhjen e Prokurorit të shtetit për tash e një vit. Hoti numëroi edhe një sërë institucionesh që janë pa drejtues të tyre. Kritika pati edhe për qasjen e ekzekutivit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), që nuk ka drejtor.

“Thesari vepron pa drejtor, njësia e inteligjencës financiare pa drejtor, komisioni për ndihmë shtetërore ka një vit e më shumë se nuk zgjedhet për shkak se e keni blloku”, tha Hoti.

Murati: Ne po e zbatojmë ligjin, që e ka amendamentua LDK

Lidhur me deklaratën e deputetit Besnik Tahiri, reagoi ministri Hekuran Murati.

Ai theksoi çështja e të hyrave vetanake, rregullohet me ligjin për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ku thuhet që të hyrat vetanake të pashpenzuara të komunës në vitin paraprak, barten në vitin vijues, që është në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ne po e zbatojmë ligjin, që e ka amendamentua Lidhja Demokratike e Kosovës, asgjë më tepër.

Tahiri: Ndalja e shpenzimit të të hyrave vetanake të komunave, antikushtetuese

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili kritikoi qasjen e ministrit të Financave të Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ndaj buxhetit, konkretisht për nenin 9.6, ku është trajtuar në dhjetorin e vitit të kaluar e që është trajtuar për bilancin e pashpenzuar të kalojnë në fondin e Kosovës është ndryshuar me amendamentin e LDK-së, në të cilën flitet që komunave u jepet e drejta të përdorin të hyrat vetanake të tyre.

“Është e padrejtë dhe kundërkushtetuese ndërhyrja në një institucion kushtetues që ofron shërbime në të gjitha komunat e Kosovës ndalja dhe pengesa e shpenzimit të të hyrave vetanake”, vuri në pah kryetari i GP të AAK-së Besnik Tahiri, derisa kujtoi reagimet e “Asociacionit të Komuanve të Kosovës, si dhe të përfaqësuesve të komunave të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka nisur me seancës plenare, ku në rend dite është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Pas fillimit të seancës fjalën e mori deputeti i LVV, Agon Batusha, i cili foli për masakrat mbi shqiptarët e Kosovës nga pushteti serb dhe fillimin e seancave në Gjykatën e Hagës, ku po gjykohen liderët e UÇK-së dhe atë mu tani, në pranverë, kur çdo vit përkujtohen viktimat e luftës nga masakrat e pushtetit serb.

“!37 varre, varre masive janë gjetur në Kosovë me dhjetëra në serbi. Vendndodhja e varrezave masive në Serbi më së miri tregon mendësinë dhe qëllimin e Serbisë, ku ende ka varreza masive të pa treguara”, tha Batusha.

Në seancë pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të raportojë para deputetëve për punën dyvjeçare të qeverisë së tij.

Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

You Might Also Like

Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale

36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

Krasniqi: VV e painteresuar pë zhbllokim, jemi shtet në gjendje emergjente

Kosova Times April 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tërmet në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times January 14, 2025
Butikofer: Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit
Marku kërkon revanshin ndaj Kongos
KFF Mitrovica e fiton edhe Kupën e Kosovës
Corriere della Sera’: Zhegrova është gati nëse largohet Dybala
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?