By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita: Puna e Qeverisë, arbitrare dhe antikushtetuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita: Puna e Qeverisë, arbitrare dhe antikushtetuese
Ballina 1Lajme

Opozita: Puna e Qeverisë, arbitrare dhe antikushtetuese

Kosova Times
Last updated: 2023/04/06 at 2:45 PM
Kosova Times Published April 6, 2023
Share
SHARE

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se qeverisja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dy vjetët e fundit, është veçuar me politikë arbitrare, antikushtetuese dhe varfëruese.

Ai i bëri këto komente teksa prezantoi një propozim-rezolutë për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Duke kritikuar punën e Qeverisë, Tahiri tha se ekzekutivi ka lënë pa udhëheqës dhe borde drejtuese disa prej agjencive më të rëndësishme të shtetit, përfshirë Trustin dhe Bankën Qendrore të Kosovës.

“Qeveria është arbitrare në vendimet që i ka marrë, në punësimet që i ka bërë – puro me kriter politik, partiak dhe nepotist”, theksoi Tahiri.

Tahiri, më tej, përmendi një serë aspektesh tjera, në të cilat, sipas tij, Qeveria ka dështuar në zhvillimin e politikave të mirëfillta, përfshirë këtu ekonominë dhe politikën e jashtme.

Kritika për Qeverinë pati edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili tha se për shkak të problemeve më të cilat po përballet Kosova, është rritur numri i qytetarëve që po migrojnë jashtë vendit.

“Përgjatë dy vjetëve të fundit, mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendit. Mesatarisht mbi 1.000 qytetarë në javë”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, kritikoi Qeverinë për nivelin e lartë të importit nga Serbia.

“Rezultati është deficit tregtar i paparë më herët”, tha Gashi.

Ai, më tej, akuzoi Qeverinë për mosmbajtje premtimesh dhe keqmenaxhim në dikastere të ndryshme.

Kurti: Zhvilluam ekonominë dhe forcuam sundimin e ligjit

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në dy vjetët e kaluara, Qeveria ka treguar sukses në zhvillimin ekonomik të vendit përfshirë rritjen e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës, reformën në drejtësi si dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke folur për ekonominë, kryeministri Kurti tha se janë rritur eksportet, pasi, sipas tij, “këtë vit do të kalohet vlera prej një miliard eurosh”.

Kjo, sipas kryeministrit, dëshmon gjallërinë e ekonomisë së Kosovës.

“Rritja ekonomike ka rezultuar edhe në rritje të punësimit. Për 21 muaj, nga marsi i vitit 2021 deri në dhjetor 2022, është rritur punësimi primar nga 325 mijë e 467 të punësuar në 362 mijë e 817 të punësuar. Pra, për 21 muaj, 37 mijë e 350 të punësuar më shumë, dhe numri i grave të punësuara është 50.3 për qind i rritjes së gjithmbarshme”, theksoi Kurti.

Kurti tha se dy vjet është vetëm gjysma e mandatit, dhe se ende iu mbetet punë për të bërë, por siç tha ai, statistikat tregojnë se ka sukses të pamohueshëm.

“Për dy vjet janë dyfishuar investimet e huaja direkte”, tha Kurti.

“Buxheti i shtetit është rritur me 760 milionë euro për dy vjet ndërsa ekonomia është rritur me 2.1 miliardë euro”, shtoi Kurti.

Kurti foli edhe për iniciativat e tjera të Qeverisë, siç është ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe vetingun në drejtësi.

Ndër të tjera, Kurti tha se është punuar në forcimin e rendit dhe ligjit, duke veçuar arrestimin e mbi 300 zyrtarëve të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Qeveria “Kurti 2”, u votua në Kuvendin e Kosovës më 22 mars 2021.

Në shkurt të atij viti, Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti, fitoi zgjedhjet parlamentare.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Kosova Times April 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Egnatia fiton kundër Vikingur Reykjavik

Kosova Times Kosova Times July 25, 2024
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Përshpejtohen ritmet e largimit, bie konsumi, bizneset në alarm për punonjës
Delegacioni i OVL-UÇK-së pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj
PDK sot e dërgon në kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?