By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia kërcënon të ndërpresë marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia kërcënon të ndërpresë marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia kërcënon të ndërpresë marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas

Kosova Times
Last updated: 2023/04/08 at 1:40 PM
Kosova Times Published April 7, 2023
Share
SHARE

Rusia kërcënoi të ndërpresë marrëveshjen e eksportit të grurit me Ukrainën për shkak të pengesave perëndimore ndaj eksportit të ushqimit dhe plehrave ruse, raportojnë Reuters dhe AP.

Gjatë një vizite në Turqi, më 7 prill, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nëse Perëndimi nuk heq kufizimet bankare dhe të sigurisë, të cilat pengojnë eksportin e mallrave ruse, Rusia do të heqë dorë nga marrëveshja e korrikut 2022, sipas së cilës Ukraina ka eksportuar grurin e saj përmes porteve të Detit të Zi.

“Nëse ata nuk kanë dëshirë t’i qasen sinqerisht marrëveshjes, le të vazhdojnë të dërgojnë prodhimet nga Ukraina përmes tokës, hekurudhës dhe lumit”, tha Lavrov në Ankara.

Ai shtoi se Rusia do të shqyrtojë nëse marrëveshja në fjalë është e nevojshme, sepse nuk ka përparim në heqjen e pengesave për eksportin e plehrave bujqësore dhe grurit rus. Ai theksoi se Moska do të punojë jashtë kësaj kornize për eksportin e produkteve të saj.

Marrëveshja për afatin 120-ditor e arritur me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara u zgjat dy herë me nga 120 ditë. Zgjatja e fundit e afatit, në muajin mars, është kufizuar në 60 ditë dhe skadon kah mesi i majit.

Moska ka vënë në dukje se për zgjatjen e marrëveshjes do të kërkojë një sërë koncesionesh nga Perëndimi, duke përfshirë rilidhjen e bankës bujqësore shtetërore ruse Rosselkhoz me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, kështu që marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB u arrit në një përpjekje për të lehtësuar krizën globale të ushqimit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia mori kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për muajin prill, ndaj pritet që shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, të marrë pjesë në seancat në Nju Jork, më 24 dhe 25 prill, dhe një nga temat mund të jetë edhe marrëveshja për eksportin e grurit.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times April 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA: S’i kërkuam, por e paralajmëruam Iranin të mos i sulmojë trupat tona në rajon

Kosova Times Kosova Times April 6, 2024
Bogujevci me ambasadorin e Irlandës mbi thellimin e bashkëpunimit
Murati: Rritja e pagës minimale do të bazohet në dialog social
Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje
Sot moti me diell dhe vranësira
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?