By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq paralajmëron platformë të përbashkët me politikanët serbë të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq paralajmëron platformë të përbashkët me politikanët serbë të Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq paralajmëron platformë të përbashkët me politikanët serbë të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/07 at 3:59 PM
Kosova Times Published April 7, 2023
Share
SHARE

Presidenti serb Alleksandar Vuçiq, pas një takimi me disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës, më 7 prill, ka deklaruar se pas shtatë ditësh do të dalë me “konkluzionet e përbashkëta” në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe “të gjitha ngjarjet e ardhshme”.

Vuçiq ka përsëritur se “përfaqësuesit serbë” nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e shpallura për 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Presidenti i Serbisë nuk dha detaje nga takimi, duke thënë se konsultimet e radhës të ekipeve të Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve nga Kosova do të mbahen në Rashkë, në jug të Serbisë dhe më pas do të dalin me “platformë e përbashkët”.

Siç tha ai, platforma do të përfshijë masa të sigurisë, politike, ekonomike dhe sociale për popullatën serbe në Kosovë. Vuçiq nuk ka saktësuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat e veriut të Kosovës po mbahen pasi kryetarët e komunave, nga radhët e Listës Serbe, dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar në kuadër të daljes kolektive të serbëve të veriut të vendit nga institucionet e Kosovës.

Këtë e bënë për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës, i cili më vonë u pezullua, duke u bazuar në një marrëveshjeje me Serbinë në kuadër të dialogut.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, nuk u paraqit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, deri në përfundimin e afatit, më 22 mars.

Vendet e QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) njoftuan më 24 mars se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet, si dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi “të drejtën demokratike për të marrë pjesë në to”.

Në takim mori pjesë edhe Millan Radoiçiq

Në takimin me presidentin e Serbisë, bashkë me përfaqësues të tjerë politikë të serbëve nga Kosova, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Britania e Madhe, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar ndërkombëtar.

Radoiçiq është në arrati nga autoritetet e Kosovës për shkak të akuzave për korrupsion, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e cilësoi atë si një nga drejtuesit e strukturave kriminale në veri të Kosovës.

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i njeh as akuzat e autoriteteve kosovare. Beogradi zyrtar, gjithashtu ka vendosur që të mos i zbatojë sanksionet e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, sepse për një gjë të tillë nuk ka detyrime ndërkombëtare.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

Kosova Times April 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Stërnipi i Stalinit i shkroi një letër Lavrovit dhe propozoi shpërbërjen e OKB-së

Kosova Times Kosova Times March 4, 2024
Vuçiq nderon policët që refuzuan urdhrat e Qeverisë së Kosovës
Shkupi, 60 vjet pas tërmetit, pa gjelbërim
Pingpong/Organizohet turneu TOP 8 për U15
Rrotull dhie me salcë portokalli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?