Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Ditën e Kushtetutës, përkujtoi shkelësit e saj të konfirmuar dhe ata siç tha që janë në pritje.
“Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?”, ka shkruar ai ne profilin e tij ne facebook.
Njëherësh ai ka uruar qytetarët për ditën e kushtetutës.
“Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!”. /Kosovatimes/