By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lëndët e ish-zyrtarëve të lartë maqedonas zvarriten përmes rigjykimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lëndët e ish-zyrtarëve të lartë maqedonas zvarriten përmes rigjykimeve
Ballina 2Rajon / Botë

Lëndët e ish-zyrtarëve të lartë maqedonas zvarriten përmes rigjykimeve

Kosova Times
Last updated: 2023/04/10 at 3:28 PM
Kosova Times Published April 10, 2023
Share
SHARE

Thuajse të gjithë ish zyrtarët e lartë shtetëror maqedonas nga periudha e qeverisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ose janë liruar nga burgu ose proceset gjyqësore ndaj tyre janë vjetërsuar, e disa të tjerë janë kthyer në rigjykim.

Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, një nga familjarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit, më 13 prill do të lirohet edhe nga një dënim me burgim prej tri vjetësh, pasi Gjykata e Apelit nuk e ka shqyrtuar në afatin e paraparë, më 7 prill, vendimin e shkallës së parë, që i bie se kundër tij vjetërsohet.

Mijallkov, më 8 mars 2019, ishte dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013, por aktgjykimi nuk arriti të bëhet i plotfuqishëm.

Ai nuk do të vuaj as dënimin me 12 vjet burgim për përgjimin e paligjshëm të rreth 20 mijë qytetarëve në periudhën mes viteve 2008-2015.

Për këtë vepër, më 26 shkurt 2021 u dënuan 12 persona me 55 vjet burgim, por asnjëri prej tyre nuk ka vuajtur dënimin për shkak se lënda nuk ka marrë epilog.

Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit me arsyetim të “lëshimeve procedurale” gjatë gjykimit në shkallën e parë e ka shfuqizuar dënimin duke e kthyer në rigjykim. Kjo lëndë nëse nuk merr epilog vjetërsohet në vitin 2025.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Shkup ka kthyer në rigjykim edhe procesin gjyqësor që ka të bëjë me të dënuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017.

Për këtë vepër me gjithsej 25 vjet burgim ishin dënuar ish-kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski (6 vjet e 6 muaj), ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski (6 vjet e 3 muaj), ish-ministri i Arsimit, Spiro Ristoski (6 vjet e 3 muaj) dhe Vlladimir Atanasov, ish-drejtor i Policisë (6 vjet burg).

“Paqartësitë në aktgjykim, veprimet e padefinuara për të akuzuarit, diskutimi i pamjaftueshëm për amnistinë”, janë vetëm disa nga arsyet e përmendura nga Apeli lidhur me vendimin për rigjykimin e rastit.

Nga Gjykata Penale kanë reaguar duke theksuar se “anulimi i aktgjykimit dhe kthimi i tij në rigjykim për arsyeje të lëshimeve teknike krijon kosto shtesë, zvarritje dhe rrezikim të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, që është në dëm të të gjithëve”.

Anulimi i vendimit dhe vjetërsimi i lëndëve është kritikuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Përmes letrave dërguar Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Prokurorisë Publike, ai ka kërkuar efikasitet në punë dhe masa për parandalimin e situatave të tilla – që të mos zvarriten –që çojnë në vjetërsimi e tyre dhe kthimin në rigjykim.

Margarita Caca-Nikollovska, njohëse e çështjeve juridike dhe ish-gjykatëse në Strasburg, thotë se në gjyqësor duhet të ketë përgjegjësi mbi këtë gjendje.

“Nuk janë vetëm gjykatësit por i tërë sistemi i drejtësisë, përfshirë prokurorët, avokatët, secili prej tyre duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të mirën e klientit të tij, por jo edhe për një proces fer dhe të drejtë gjyqësor”.

“Konsideroj se duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që janë të përfshirë në vjetërsimin e lëndëve gjyqësore. Kjo që po ndodhë edhe njëherë dëshmon gjitha ato kritika dhe shqetësime për gjendjen në të cilën ndodhet gjyqësori në vendin tonë”, tha ajo.

Aleksandar Tortevski, ekspert për çështje të drejtësisë thotë se “lëshimet” e pretenduara gjatë proceseve gjyqësor janë rezultat i një gabimi sistemik në të gjithë sistemin e drejtësisë.

Anulimet bëhen edhe për shkak të pazareve politike. Kur lëndët apo vendimet gjyqësore të kalojnë në Gjykatë ne Apelit ndodhë që gjykatësit të shantazhohen, por edhe të bëhen pazare, këtë lëndë anuloje, këtë konfirmoje… e kështu me radhë. Pra, kemi vendime gjyqësore të porositura nga politika”, tha ai.

Nga të gjithë zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar është vetëm ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila vuan dënimin me 6 vjet burim për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së automjeti të blinduar për nevojat e Qeverisë.

Raporti vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut i Departamentit amerikan të Shtetit vuri në dukje mungesën e pavarësisë së gjyqësorit dhe uljen e besimit të publikut në gjyqësor. Ndër të tjera, në të thuhet se “rastet e sjelljes së pahijshme gjyqësore, presioni i panevojshëm politik dhe i biznesit ndaj gjyqtarëve, drejtësia e zgjatur, si dhe financimi dhe stafi i pamjaftueshëm i gjyqësorit, vazhdojnë të pengojnë efektivitetin e gjykatave dhe të ndikojnë në besimin e publikut në sundimin e ligjit”.

You Might Also Like

Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë

Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin

Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku

Axhenda ndërkombëtare

Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori

Kosova Times April 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Masakra e Reçakut` 26 vjet kujtesë dhe përkushtim për drejtësi

Kosova Times Kosova Times January 14, 2025
Basketbollistët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet, Artis do t’u bashkohet të hënën
Maqedonasja Radmilla Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s
ShBA-ja akuzon kompaninë Google për mashtrim
Shkup: Nismë për t’i hequr votëbesimin Kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?