By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja Osmani e pranoi çmimin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe mori pjesë në inaugurimin e sheshit “Kosova”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja Osmani e pranoi çmimin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe mori pjesë në inaugurimin e sheshit “Kosova”
Lajme

Presidentja Osmani e pranoi çmimin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe mori pjesë në inaugurimin e sheshit “Kosova”

Kosova Times
Last updated: 2023/04/11 at 5:18 PM
Kosova Times Published April 11, 2023
Share
SHARE

Në një ceremoni të veçantë, të organizuar sot në komunën arbëreshe të Italisë, Frasnitë, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, iu nda çmimi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Ky çmim i është ndarë Presidentes nga kryetari i kësaj komune, z. Angelo Catapano.

Presidentja Osmani ia shprehu mirënjohjen e saj kryetarit Catapano dhe komunës së Frasnitës për çmimin dhe kujdesin e vazhdueshëm për ruajtjen dhe kultivimin e lidhjeve kulturore me hapësirat shqiptare. Ajo e vlerësoi atë si çmim që u ndahet përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Presidentja theksoi se Frasnita është e njohur në kulturën shqiptare si vend në të cilin, krahas Makit e vendeve të tjera arbëreshe, është mbrojtur ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit.

“Frasnita”, tha presidentja Osmani, “i ka dhënë letërsisë e kulturës shqiptare personalitete e vepra të shquara, të cilat qëndrojnë në themele të vlerave tona kulturore e letrare”. Vincenco Dorsa, Bernard Bilota, Vora Ujko e shumë personalitete të tjera janë pjesë e rëndësishme e thesarit tonë kulturor e letrar”.

Më tej, Presidentja Osmani tha se vizita në Kalabri bart më vete mirënjohjen e thellë të cilën ne e kemi për gjithë çfarë i kanë dhënë arbëreshët kulturës e trungut të tyre etnik, por edhe vendit mikpritës, Italisë. Identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e identitetit dhe e kulturës shqiptare. Prandaj, ruajtja e saj arbëreshe është jetike për kulturën tonë.

“Ne i kemi inkurajuar institucionet e Kosovës dhe dëshiroj ta diskutoj me komunat arbëreshe mundësinë që të hartojmë projekte për ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore e traditave kulturore, nëpërmjet regjistrimit e botimit të asaj që në shkencën bashkëkohore njihet si kujtesë gojore”, tha Presidentja Osmani.

Po sot, Presidentja Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Frasnitës, z. Katapano inauguruan sheshin “Kosova”, në qytetin e Frasnitës. Presidentja theksoi se inaugurimi i sheshit me emrin e Kosovës është dëshmi e ruajtjes së raporteve të thella të cilat ne i kemi kultivuar tradicionalisht me komunat arbëreshe.

Ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër arbëreshëve tanë, në mënyrë që ata t’i ruajnë e t’i kultivojnë më tej gjuhën, traditat dhe kulturën arbëreshe”, theksoi Presidentja. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

Kosova Times April 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria ruse sulmoi Ukrainën me dhjetëra dronë. Në rajonin e Odessa, infrastruktura portuale u dëmtua, shtatë persona u plagosën

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Axhenda nderkombetare
Telefonata me Radojiçiqin, Kusari-Lila nuk e mohon bisedën – “Janë deklarata të para dy viteve…”
Izraeli godet lagje të Bejrutit pavarësisht paralajmërimit amerikan
Çalhanoglu thotë se do që të jetë vetvetja, por megjithatë ka frymëzues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?