By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë: Escobar bën thirrje për kandidatë me integritet në zgjedhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tiranë: Escobar bën thirrje për kandidatë me integritet në zgjedhje
Ballina 2Rajon / Botë

Tiranë: Escobar bën thirrje për kandidatë me integritet në zgjedhje

Kosova Times
Last updated: 2023/04/11 at 8:57 PM
Kosova Times Published April 11, 2023
Share
SHARE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar të martën në Tiranë me krerë institucionalë, pak para zgjedhjeve lokale të 14 majit në këtë shtet.

Escobar është pritur nga presidenti, Bajram Begaj, kryeministri, Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ambasada amerikane në Shqipëri, ka thënë se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që ”të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë”.

Thirrje të ngjashme ka bërë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ditë më parë.

“Drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritjet e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë. Strategjia kundër korrupsionit e presidentit (të ShBA-së, Joe) Biden, identifikon kërcënimin unik që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Kim, më 24 mars.

Ajo, gjithashtu, ka kërkuar nga partitë politike “të sigurohen që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare”.

Vizita e Escobarit është realizuar dy ditë para nisjes së fushatës zgjedhore.

Aktualisht partitë politike kanë regjistruar kandidatët dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kryen verifikimin e tyre.

Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, në të cilin bëjnë pjesë “Partia e Lirisë” e Ilir Metës dhe një grup deputetësh demokratë – që udhëhiqen nga Sali Berisha – garojnë me kandidatë në 61 bashkitë e vendit.

Partia Demokratike ka dalë me kandidatë në vetëm 15 bashki, pasi nuk është arritur kompromis që dy grupimet brenda Partisë Demokratike, të dalin me kandidatë të përbashkët.

Ndarja e thellë në PD është krijuar në maj të vitit 2021, kur ShBA-ja ka shpallur ish-kryeministrin Berisha si person të padëshiruar.

Lulzim Basha, që atëbotë ka qenë kryetar i partisë, pati marrë vendim për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Diçka e tillë ka rezultuar me krijimin e strukturave paralele brenda partisë më të madhe opozitare, e madje edhe në protesta të dhunshme.

Kandidatët e propozuar dhe të mbështetur nga Sali Berisha nuk do të garojnë nën logon e PD-së, por të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që drejtohet nga partia e së majtës e Ilir Metës – Partia e Lirisë.

Aktualisht thuajse të gjitha bashkitë e vendit drejtohen nga Partia Socialiste, për shkak se opozita i pati bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2019.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Kosova Times April 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkencëtari i dënuar i kërkon Putinit ta fal në këmbim të ndihmës në luftë

Kosova Times Kosova Times January 10, 2023
‘Esat Bicurri në përjetësi’, dokumentari që shfaq një jetë me këngën
Ambasadori rus duket se ka dalë nga Akademia e Liderëve të Rinj të SNS
Ish-futbollisti Kavelashvili u nominua për postin e Presidentit të Gjeorgjisë
Krimet ekonomike të Policisë me tjetër aksion në Prishtinë, sekuestrohet sasi e mallit të dyshuar pa origjinë të prejardhjes dhe e falsifikuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?