By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mësimdhënësit do të gradohen me licencë të përhershme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mësimdhënësit do të gradohen me licencë të përhershme
Ballina 1Lajme

Mësimdhënësit do të gradohen me licencë të përhershme

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 9:30 AM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Mësimdhënësit të cilët do të gradohen me licencë të përhershme, do të kenë edhe ngritje të pagës. Ky proces do të fillojë pasi të hyjnë në fuqi udhëzimet administrative, të cilat janë duke u përgatitur nga Ministria e Arsimit.

Në kuadër të pakos së ndryshimeve legjislative është edhe draft-udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve. Grupi punues ka hartuar draftin për këtë udhëzim dhe shumë shpejt do të fillojë diskutimi i gjerë me mësimdhënës për këtë pako ligjore, raporton RTK.

Mësimdhënësit, të cilët dëshirojnë të gradohen me licenca të avancuara dhe të përhershme, do t’iu nënshtrohen disa vlerësimeve, të cilat do të përcaktohen pasi të hyjë në fuqi udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve, që Ministria e Arsimit është duke e përgatitur.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili është edhe përfaqësues në Këshillin Shtetëror të Licencimit, ku janë punuar edhe udhëzimet konkrete, tha për Radio Kosovën se në këto udhëzime, përveç licencës së punës për mësimdhënësit, parashihet edhe mundësia e gradimit të tyre për të arritur licencën e përhershme, e që do të ketë edhe rritje të pagës.

“Te Ligji i Pagave, na është thënë se do të ketë një rritje në page prej 10 për qind për mësimdhënësit, pasi kanë licencën e punës, ku në mënyrë vullnetare do të aplikojnë për t’u sprovuar për të kaluar nga një gradë në një gradë tjetër, e që do t’ua sigurojë një ngritje page, siç thotë Ligji”, deklaroi Rrahman Jasharaj.

Jasharaj, sqaroi se nuk do të ketë testim për mësimdhënësit, por vetëm ata që duan të gradohen më lartë dhe të përfitojnë licencën e përhershme e ngritjen e pagës, do t’u nënshtrohen disa kritereve që do të përcaktohen me udhëzimin administrativ.

Ndërkohë, në një përgjigje për Radio Kosovën, përmes adresës elektronike, Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se grupi punues ka hartuar draftin për këtë udhëzim dhe shumë shpejt do të fillojë diskutimi i gjerë me mësimdhënës për këtë pako ligjore.

“Ky draft i udhëzimit, parasheh tri nivele të licencave: licencën e karrierës, licencën e avancuar dhe licencën e përhershme. Kalimi nga një licencë në tjetrën realizohet përmes vlerësimit të performansës, i brendshëm dhe i jashtëm dhe vlerësimit që pritet të organizohet nga Ministria e Arsimit. Në rast se mësimdhënësi kalon nga licenca e karrierës në licencën e avancuar, parashihet edhe një shtesë në pagë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Këto nivele të licencave vlejnë vetëm për arsimin parauniversitar.

Zbatimi i këtyre niveleve të licencës do të fillojë pas finalizimit të kuadrit ligjor.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Kelmendi: Pushteti gjyqësor e prokurorial është unik dhe i pandashëm|VIDEO

Kosova Times Kosova Times March 2, 2024
NATO-ja premton mbrojtje ajrore më të avancuar për Kievin
Si kishte përfunduar përballja e vetme në EURO mes Anglisë dhe Spanjës?
Osmani: Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90-ta
ShBA-ja ofron mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar të Nigerit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?