By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e shkarkon kryesuesin që mbeti vetëm, i emëron bord të përkohshëm edhe Trainkos-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Qeveria e shkarkon kryesuesin që mbeti vetëm, i emëron bord të përkohshëm edhe Trainkos-it
Lajme

Qeveria e shkarkon kryesuesin që mbeti vetëm, i emëron bord të përkohshëm edhe Trainkos-it

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 1:42 PM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Qeveria e ka shkarkuar kryesuesin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Trainkos, Nol Dedajn, të cilin e kishte emëruar vetë më 10 gusht 2022. Ai kishte mbetur anëtar i vetëm i bordit, pasi të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqje, u tha në mbledhjen e Qeverisë. Ekzekutivi e ka emëruar një bord të ri, të përkohshëm.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se “neni 19.3 i ligjit për ndërmarrjet publike i kërkon Qeverisë të shkarkojë anëtarët e bordit të drejtorëve për të cilët ka arsye për të besuar se i kanë shkelur detyrat” që të punojnë me ndershmëri, besnikëri dhe në interes të ndërmarrjes.

“Bordi është vonuar për t’i kërkuar përgjegjësi menaxhmentit për rënien e vazhdueshme të performancës dhe shkeljet e evidentuara të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitet 2016-2021 dhe nuk ka marrë masa për uljen e shpenzimeve në raport me të hyrat e ndërmarrjes”, tha ajo.

Rizvanolli tregoi se “tre anëtarë të bordit kanë dhënë dorëheqje, duke e njoftuar aksionarin se e kanë të pamundshme t’i përmbushin detyrat”

“Dy anëtarë të tjerë kishin dhënë dorëheqje më herët për shkaqe personale. Kështu, kryesuesi ka ngelur i vetmi anëtar i bordit. Këto rrethana japin arsye për të besuar se kryesuesi i bordit ka shkelur detyrat fiduciare dhe nuk ka përmbushur përgjegjësitë e parapara me kodin e etikës dhe qeverisjes korporative. Rrjedhimisht, propozoj shkarkimin e bordit, përkatësisht kryesuesit si anëtar i vetëm i mbetur, z. Nol Dedaj”, tha ajo.

Tutje, Rizvanolli propozoi emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve që tha se do të shërbejë jo më gjatë se gjashtë muaj.

Bordi i ri i përkohshëm do ta ketë këtë përbërje: Rizah Spanca, kryesues; Astrit Mehaj, anëtar; Hasan Preteni, anëtar dhe Shaban Neziri, anëtar.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Kosova Times Kosova Times May 16, 2025
VV-ja shpalos platformën e organizatës “Gratë për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje”
Irani pritet të përjashtohet nga një komision për gratë i OKB-së
Benzema refuzon të marrë pjesë në finalen e nesërme
Zgjedhjet në Grenlandë: Mbështetuni te Amerika, Qëndroni me Danimarkën apo Pavarësohuni?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?