By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA sanksionon mbi 120 subjekte që mbështesin pushtimin rus të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA sanksionon mbi 120 subjekte që mbështesin pushtimin rus të Ukrainës
Rajon / Botë

ShBA sanksionon mbi 120 subjekte që mbështesin pushtimin rus të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 10:31 PM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dhjetëra njerëzve dhe subjekteve për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë një kompani private ushtarake, një kompani kineze dhe subjekte të lidhura me Rosatom, kompaninë shtetërore ruse të energjisë bërthamore.

Sanksionet zbatohen për më shumë se 120 subjekte dhe individë në më shumë se 20 vende, duke përfshirë ata që ndihmojnë në shmangien e sanksioneve, njoftoi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj ekspertëve financiarë rusë dhe atyre që mundësojnë shmangien e sanksioneve në mbarë botën, përfshirë Turqinë, Hungarinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe individëve e kompanive në Kinë.

“ShBA-ja do të vazhdojë të ndërmarrë veprime kundër Rusisë dhe atyre që ndihmojnë luftën e saj në Ukrainë, duke përfshirë zbatimin e mëtejshëm të obligimit në kuadër të G7, për të imponuar pasoja të rrepta ndaj aktorëve të vendeve të treta që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë”, tha Blinken.

Ndër të sanksionuarit është kompania private ushtarake Patriot, të cilën Departamenti i Shtetit e lidh me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe grupin mercenar Wagner.

Gjithashtu, është sanksionuar edhe kompania kineze HEAD Aerospace Technology, e cila, sipas Departamentit të Shtetit, dërgoi subjekteve të lidhura me Wagner dhe liderin e tij Yevgeny Prigozhin, imazhe satelitore të vendndodhjeve në Ukrainë.

Departamenti amerikan i Thesari sanksionoi gjithashtu kompaninë kineze King-Pai Technology HK, e cila punonte për kompleksin ushtarako-industrial rus. Pesë subjekte dhe një person që punon për Rosato mbulohen gjithashtu nga sanksionet e reja. Vetë Rosatom nuk është sanksionuar ende.

Ndër të sanksionuarit është USM Holdings i miliarderit rus Alisher Usmanov, si dhe kompanitë që ajo përfshin, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Në mesin e këtyre kompanive janë: operatori i parë i telefonisë mobile Megafon, pastaj prodhuesi më i madh rus i mineralit të hekurit Metalloinvest me filialet e tij zvicerane dhe në Emirate e Bashkuara Arabe, operatori i projektit për bakër Udokan dhe prodhuesi i çimentos Akhangarancement nga Uzbekistani.

Në listë, gjithashtu është edhe Banka Ndërkombëtare e Investimeve (IIB) nga Budapesti, një bankë zhvillimi, shumica e pronësisë së të cilës është ruse.

You Might Also Like

Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës mbahet më 19 nëntor

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Planet e sulmit me bombë u gjetën në shtëpinë e një vrasësi masiv nga Graci
Nesër përfundon implementimi i efiçiencës në një shkollë në Gjakovë
Digjen dy vetura me targa serbe në veri
Policia në Shqipëri i arreston katër persona për trafikim armësh nga Kosova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?