By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hungaria vendos të largohet nga banka e kontrolluar nga Rusia, pas sanksioneve nga ShBA-ja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hungaria vendos të largohet nga banka e kontrolluar nga Rusia, pas sanksioneve nga ShBA-ja
Rajon / Botë

Hungaria vendos të largohet nga banka e kontrolluar nga Rusia, pas sanksioneve nga ShBA-ja

Kosova Times
Last updated: 2023/04/13 at 5:46 PM
Kosova Times Published April 13, 2023
Share
SHARE

Hungaria ka vendosur të largohet nga një bankë investimi të kontrolluar nga Rusia, duke tërhequr anëtarësinë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj këtij institucioni financiar me seli në Budapest.

Vendimi, i shpallur të enjten nga Ministria hungareze e Zhvillimit Ekonomik, erdhi pas vendimit të së mërkurës të Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të vendosur sanksione ndaj Bankës Ndërkombëtare të Investimeve, e cila zhvendosi selinë e saj nga Moska në kryeqytetin e Hungarisë në vitin 2019.

Në një deklaratë të së enjtes, 13 prill, Ministria tha se “edhe pse Banka Ndërkombëtare e Investimeve ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillim në Evropën Qendrore dhe Lindore, sanksionet e SHBA-së i kanë bërë të pakuptimta operacionet e bankës”.

“Prandaj, qeveria tërheq delegatët e qeverisë hungareze në Bankën Ndërkombëtare të Investimeve dhe tërhiqet nga institucioni financiar ndërkombëtar”, thuhet në atë deklaratë.

Pjesëmarrja e Hungarisë në këtë bankë dhe gatishmëria e qeverisë hungareze për të mbajtur selinë e saj në Budapest kishin zhgënjyer zyrtarët amerikanë në administratën e presidentit amerikan Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump, të cilët argumentuan se ajo mund të shërbente si një kanal për spiunazhin rus brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Pas shpalljes së sanksioneve të SHBA-së të mërkurën, në një deklaratë të Departamentit amerikan të Thesarit thuhej se banka i mundëson Rusisë “ta rrisë praninë e saj të inteligjencës në Evropë, hap derën për aktivitetet e ndikimit keqdashës të Kremlinit në Evropën Qendrore dhe në Ballkanin Perëndimor dhe mund të shërbejë si një mekanizëm për korrupsion dhe financim të paligjshëm, përfshirë këtu shkelje të sanksioneve”.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Budapest pas shpalljes së sanksioneve, ambasadori i ShBA-së në Hungari, David Pressman, tha se qeveria e Hungarisë i kishte injoruar thirrjet e shumta të ShBA-së për t’i tërhequr aksionet e saj në bankë.

“Prania e kësaj platforme të errët të Kremlinit në zemër të Hungarisë kërcënon sigurinë dhe sovranitetin e popullit hungarez, fqinjëve të tyre evropianë dhe aleatëve të tyre në NATO”, tha Pressman.

Tre drejtues aktualë apo ish-drejtues të bankës – shtetasit rusë, Nikolay Nikolayevich Kosov dhe Georgy Nugzarovich Potapov, si dhe shtetasi hungarez Imre Laszloczki – u sanksionuan si pjesë e një pakoje më të gjerë që ka cak rrjetet financiare të dy prej biznesmenëve më të pasur të Moskës që njihen si aleatë të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Edhe disa vende të tjera anëtare të BE-së – Bullgaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Rumania – ishin më parë anëtarë të bankës të investimeve, që u themelua në Bashkimin Sovjetik në vitin 1970. Por, të katër ato vende tërhoqën anëtarësimin e tyre pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, duke e lënë Hungarinë si anëtaren e vetme të BE-së në këtë bankë.

Banka Ndërkombëtare e Investimeve nuk i është përgjigjur pyetjeve të agjencisë së lajmeve AP lidhur me këtë çështje.

You Might Also Like

VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!

Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe

Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë

Amerikanët bastisin një cisternë pranë brigjeve të Venezuelës. Trump: Kishim një arsye shumë të mirë

Turistët që udhëtojnë për në SHBA do të shpalosin postimet në mediat sociale për verifikim përpara se të marrin vizën

Kosova Times April 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ahmeti takon Waqa për mundësitë e Kosovës në Forumin për Ishujt e Paqësorit

Kosova Times Kosova Times July 5, 2024
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, temë e takimit Osmani-Szunyog
Përvojë shumë e rëndësishme e Foniqit e Malokut në Kampionatin Mesdhetar
Regjistrimi i popullsisë, ASK: Pjesëmarrja e qytetarëve e rëndësishme
Në Kharkov, pas një sulmi me dron, një zjarr i madh shpërtheu në një ndërmarrje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?