Siç njoftohet në raportin e policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

“Rr.Ilir Konushevci, Prishtinë 12.04.2023-09:30. Raportohet se në objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion.