By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 qershor
June 11, 2025
Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin
June 10, 2025
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qindra mijëra njerëz protestojnë në Francë kundër reformës në pensione
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qindra mijëra njerëz protestojnë në Francë kundër reformës në pensione
Rajon / Botë

Qindra mijëra njerëz protestojnë në Francë kundër reformës në pensione

Kosova Times
Last updated: 2023/04/13 at 8:14 PM
Kosova Times Published April 13, 2023
Share
SHARE

Qindra mijëra protestues u grumbulluan të enjten, më 13 prill, në qytete të ndryshme të Francës për ta kundërshtuar planin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për ta rritur moshën e nevojshme për dalje në pension në 64 vjeç.

Kjo reformë e propozuar nga Macroni ka hasur në shumë kundërshtime në mesin e shtetasve francezë, të cilët tani janë në pritje të vendimit përfundimtar që do të tregojë nëse kjo reformë përmbush standardet kushtetuese.

Protestuesit shënjestruan zyrat e Bankës Qendrore në Paris dhe hynë përkohësisht brenda selisë së konglomeratit luksoz LVMH. Por, vëmendja e tyre u përqendrua në objektin e Këshillit Kushtetues, i cili do të vendosë të premten nëse do të anulojë ndonjë apo të gjitha pjesët e legjislacionit.

Aktivistët hodhën thasë me mbeturina jashtë objektit të Këshillit mëngjesin e së enjtes. Më vonë, një turmë tjetër që mbante fishekzjarrë u përball me një njësi policore, të cilët kishin shkuar për ta mbrojtur ndërtesën.

Policia e Parisit ka ndaluar cdo tubim jashtë objektit të Këshillit nga e enjtja në mbrëmje deri në mëngjesin e së shtunës, në një përpjekje për ta zvogëluar presionin ndaj anëtarëve të Këshillit përderisa ata marrin vendimin e tyre.

Numri i pjesëmarrësve në protestat tashmë disa javëshe në mbarë Francën ishte më i vogël të enjten, por sindikatat prapëseprapë arritën të mobilizonin një turmë të konsiderueshme. Protestat ishin kryesisht paqësore, megjithëse u raportuan dhjetëra të plagosur në mesin e policisë dhe protestuesve.

Sindikatat shpresonin për një pjesëmarrje edhe më të madhe të enjten për t’i bërë presion qeverisë dhe anëtarëve të Këshillit Kushtetues të ngarkuar me analizimin e tekstit të planit të reformës së pensioneve.

Në Francë, lëvizja kundër reformës në pension është shndërruar në krizën më të madhe të brendshme të mandatit të dytë në Macronit, teksa për çdo ditë ka përleshje në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze mes policisë dhe protestuesve.

Kritikët kundërshtuan vendimin e qeverisë për të përfshirë planin e pensioneve në një projekt-ligj buxhetor, i cili e përshpejtoi ndjeshëm procesin legjislativ. Vendimi i qeverisë për ta anuluar një votim parlamentar duke përdorur fuqi të veçanta kushtetuese i zemëroi edhe më shumë kritikët.

Sasia e madhe e plehrave sinjalizoi edhe fillimin e një greve të re nga grumbulluesit e plehrave, e caktuar për të filluar me marshimet e protestës mbarëkombëtare. Një grevë e mëparshme e muajit të kaluar i la rrugët e kryeqytetit francez të mbushura për ditë të tëra me plehra.

Sondazhet tregojnë vazhdimisht se shumica e francezëve janë kundër reformës së pensioneve. Por, Macron thotë se kjo reformë është e nevojshme për ta mbajtur në këmbë sistemin e pensioneve ndërsa popullsia plaket.

Macron fillimisht kishte refuzuar një kërkesë për t’u takuar me sindikatat, por gjatë një vizite shtetërore të mërkurën në Holandë propozoi diskutime për vendimin e Këshillit Kushtetues. Oferta e tij nuk mori asnjë përgjigje zyrtare.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat

Kosova Times April 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin Izraelin dhe Hamasin për armëpushim

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Hapet fondi për ta ndihmuar familjen e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë
Zvicër, mësimi plotësues i gjuhës shqipe, hap drejt dialogut institucional
Markoviq: Arsyeja kryesore e miratimit të rezolutës për gjenocidin në Jasenovac është pengimi i Malit të Zi që të bëhet anëtar i BE-së
286 kandidatë të nominuar për Çmimin Nobel për Paqen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?