By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 qershor
June 3, 2025
Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori
June 2, 2025
U bë shtetas rus, pastaj godit “nga brenda”: Kush është Artem Timofeev, autor i sulmit spektakolar
June 2, 2025
Rusët shpallin planin dhe kërkesat më të çmendura se kurrë. Mbërrin reagimi i Trump
June 2, 2025
Vajza shqiptare që vrau vëllanë dhe motrën me BMW pranë Dubrovnikut merr dënim më të ashpër
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veriu ende pa qendra të votimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Veriu ende pa qendra të votimit
Lajme

Veriu ende pa qendra të votimit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/13 at 8:23 AM
Kosova Times Published April 13, 2023
Share
SHARE

Dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka miratuar listën e qendrave të votimit.

Deri më tani është votuar në shkolla, por këtë herë shanset për këtë janë pothuajse joekzistente sepse ato kontrollohen nga sistemi serb në veri, i cili i kundërshton zgjedhjet. Qendrat alternative si dhe stacionet policore po ashtu janë përmendur si vende të mundshme që mund të shndërrohen në qendra të votimit.

Moscaktimi i qendrave të votimit krijon dyshime se aktiviteti zgjedhor mund të zhvillohet, thonë ish-kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Adnan Merovci, dhe përfaqësuesi i organizatës joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), Eugen Cakolli.

Më 23 prill pritet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit si dhe zgjedhje të parakohshme për dy kuvendet komunale, në Zveçan dhe Leposaviq.

Vendimi për zgjedhjet është marrë pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Këto zgjedhje ishte paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar, por institucionet e Kosovës u detyruan t’i anulojnë ato për shkak se grupe qytetarësh atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve.

Adnan Merovci e vlerëson të vështirë organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në veri të Kosovës, nëse merret parasysh situata politike.

Gjendja politike në atë pjesë të shtetit është e brishtë dhe kjo sipas tij ka pamundësuar që institucionet përgjegjëse të përfundojnë me kohë procedurat teknike për organizimin e zgjedhjeve.

“Nëse gjendja në veri është e tillë, që ende vendvotimet nuk janë caktuar, ende aspekti teknik nuk është marrë në duart e atyre që quhen komisionerë, udhëheqës të vendvotimeve, unë jam skeptik …”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Eugen Cakollit nga Demokracia në Veprim, thotë se për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, KQZ-ja shumë shpejt duhet të publikojë lokacionin e qendrave të votimit, në mënyrë që të informohen votuesit se ku mund të votojnë.

Ky proces, ky sipas tij, është dashur të përfundojë 45 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Më e rëndësishmja është publikimi i qendrave të votimit. Ende nuk dihet se cilat do përdoren për qëllim të zhvillimit të procesit të votimit. Janë përmendur modalitete të shumta, si qendra alternative apo votim në stacione policore, e të tjera”, thotë ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se gjatë “mbledhjes së radhës”, do të ketë një pasqyrë të qartë të qendrave të votimit për zhvillimin e procesit zgjedhor. Nga ky institucion nuk kanë bërë të ditur se kur do mbahet kjo mbledhje, teksa një tentim për votimin e listës së qendrave të votimit këtë javë dështoi.

Deri më tani, për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Kosovë, institucionet arsimore zakonisht janë shfrytëzuar si qendra votimi. Por, kjo praktikë mund të ndryshojë për faktin se shkollat në mjediset serbe në Kosovë punojnë sipas sistemit të Serbisë dhe drejtorët mund të mos lejojnë shfrytëzimin e shkollave për votime.

Subjekti më i madh politik në katër komunat në veri të Kosovës është Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, dhe që njëherësh ka udhëhequr me katër komunat në veri, duke mbi 90 për qind të votave në zgjedhjet e kaluara.

Kjo parti është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve dhe nuk ka aplikuar për të garuar në zgjedhjet e 23 prillit.

Mungesa e kandidatëve nga Lista Serbe në këtë garë zgjedhore do ndikojë në pjesëmarrjen e ulët të zgjedhjeve, thotë kandidati për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, ai shprehet se zgjedhjet duhet të mbahen dhe KQZ-ja duhet të gjejë qendra alternative të votimeve në zonat ku është e pamundur të shfrytëzohen shkollat.

“Ne jemi në proces dhe në nivel të organizimit zgjedhor. Ne jemi të fokusuar të dalim në zgjedhje”, thotë Zeqiri për Radion Evropa e Lirë.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.

Kryetarët e rinj “vështirë se do kenë qasje në objektet komunale”

Mosaplikimi i Listës Serbe në këto zgjedhje do ndikojë në legjitimitetin që do kenë institucionet e reja, përkatësisht kryetarët e katër komunave si dhe dy kuvendet komunale, thotë Cakolli nga DnV.

“Efektivisht do ta kenë të pamundur ushtrimin e mandatit të tyre ligjor. Madje për të thjeshtësuar maksimalisht, besoj se do kenë vështirësi të kenë qasje në objekte komunale, e lërë më të arrijnë të ofrojnë shërbime, të miratojnë buxhete apo diçka tjetër të kësaj natyre”, shprehet Cakolli.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë nuk parasheh ndonjë prag të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, thotë Merovci, duke shtuar se pjesëmarrja është vullnetare, por rezultati i zgjedhjeve nuk mund të jetë efektiv.

“Ne po flasim për legjitimitetin ‘popullor’, kur nuk marrin pjesë ata që banojnë aty, atëherë politikisht si zgjedhje nuk tingëllojnë mirë si aktivitet”, shprehet ai.

Megjithatë, Cakolli shprehet se organizimi i këtyre zgjedhjeve nuk do të prodhojë ndonjë situatë të re.

“Unë madje besoj se mbajtja e këtyre zgjedhjeve do nxisë proces të ri zgjedhor për shkak të dështimit eventual për të miratuar buxhetet e këtyre komunave, të cilat duhet të propozohen nga ekzekutivi”, thekson ai.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet në veri dhe që janë ndarë mjetet e nevojshme për këtë proces.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet dhe se qeverisja e formuar pas zgjedhjeve nuk do të ketë legjitimitet.

Ai madje ka kritikuar shtetet perëndimore për “heshtjen” e tyre, për faktin që Kurti nuk ka dëshiruar të shtyjë zgjedhjet lokale, në të cilat serbët nuk do të marrin pjesë.

Bashkimi Evropian dhe vendet e grupit QUINT – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania – kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje.

You Might Also Like

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat

Gërvalla takon homologun nga Tanzania, fokus te bashkëpunimi dypalësh

Sorensen thotë se planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Kurti dhe ambasadorja kanadeze diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Yll Dushi zgjidhet president i bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Kosova Times April 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Politikë

Mbaron takimi Kurti-Opozitë, deklarohet Krasniqi i PDK-së

Kosova Times Kosova Times November 8, 2022
AP padit administratën Trump për ndalimin nga ngjarjet presidenciale
Qeveria dhe FMN diskutojnë për tejkalimin e krizës energjetike
Duma e Shtetit propozoi ndalimin e zyrtarëve që të largoheshin nga Rusia në rast të një kryengritjeje të re ushtarake
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?