By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermanët të ndarë për mbylljen e tre reaktorëve të fundit bërthamorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermanët të ndarë për mbylljen e tre reaktorëve të fundit bërthamorë
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermanët të ndarë për mbylljen e tre reaktorëve të fundit bërthamorë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/15 at 12:23 PM
Kosova Times Published April 15, 2023
Share
SHARE

BBC

Në njërën anë të Portës së Brandenburgut në Berlin, të shtunën do të ketë festë – të organizuar nga aktivistët kundër energjisë atomike – për të shënuar fitoren në betejën që ka zgjatur 60 vjet.

Në anën tjetër të Portës, do të ketë protesta – pasi demonstruesit do të marshojnë kundër mbylljes së tre reaktorëve të fundit bërthamorë në Gjermani.

Isar 2, Emsland dhe Neckarwestheim 2, do të pushojnë së punuari në mesnatë.

Te Porta e Brandenburgut, kur Muri e ka ndarë Berlinin përgjatë Luftës së Ftohtë, energjia bërthamore është një linjë ideologjike që po ndan shtetin.

Është një temë që zgjon emocione dhe debate si rrallë ndonjë çështje tjetër.

Sidomos tani, kur në Evropë është duke u zhvilluar një luftë – ajo e Rusisë kundër Ukrainës.

Ndërkohë, gjermanët e akuzojnë njëri-tjetrin për ideologji irracionale.

Komentatorët dhe politikanët konservatorë besojnë se shteti është bërë skllav i dogmës së Partisë së Gjelbër, e cila shtyn përpara idenë e mbylljes së reaktorëve bërthamorë, në kohën kur heqja dorë nga energjia ruse nënkupton rritje të çmimeve.

Ata e akuzojnë Qeverinë për rritje të varësisë në lëndë djegëse të papërpunuara, në vend të energjisë bërthamore, e cila njihet për më pak emetime karboni në natyrë.

“Është ditë e zezë për mbrojtje të klimës në Gjermani”, ka thënë Jens Spahn, deputet konservator i Unionit Demokristian (CDU), për televizionin RTL, më herët gjatë javës.

Aktualisht, Gjermania e siguron pothuajse gjysmën e rrymës nga energjia e ripërtrishme – 44 për qind më 2022, sipas Zyrës Federale të Statistikave – dhe vetëm 6 për qind nga energjia bërthamore.

Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck – nga Partia e Gjelbër – parashikon që 80 për qind e energjisë së Gjermanisë do të jetë e ripërtrishme deri më 2030, andaj edhe ka miratuar ligje që shpejtojnë procesin e ndërtimit të fermave solare.

Mirëpo, vitin e kaluar, proporcioni i energjisë së ripërtrishme ka stagnuar, derisa emetimet e karbonit janë rritur.

Kjo për shkakun që Gjermania është detyruar të importojë më shumë gaz të lëngshëm natyror dhe të përdorë më shumë thëngjill, ashtu që të zëvendësojë gazin rus.

Një realitet i tillë, i ka nxitur edhe disa votues të Partisë së Gjelbër, dhe aktivistët kundër energjisë bërthamore, që të mbështesin vazhdimin e përkohshëm të punës në tre reaktorët bërthamorë.

Në një artikull të publikuar në Der Tagesspiegel, ministrja e Ambientit, Steffi Lemke – nga Partia e Gjelbër – ka thënë se Gjermania do të mbyllë reaktorët bërthamorë, sepse aksidentet katastrofike nuk mund të përjashtohen, “qoftë nëse janë për shkak të gabimit të njeriut, sikur në Çernobil, apo nga katastrofat natyrore, sikurse ajo në Fukushima, apo sulme, të cilat është duke i përjetuar Ukraina, për shkak të luftës së Rusisë”.

Sipas saj, Gjermania nuk ka nevojë për energji bërthamore, sepse energjia e ripërtrishme është më e sigurt, më e qëndrueshme, më e mirë për klimën dhe më e mirë edhe për ekonominë.

Pavarësisht parashikimeve për mungesë të energjisë, Gjermania është duke prodhuar energji më shumë sesa ka nevojë, duke eksportuar energji në Francë përgjatë muajve të verës, kanë thënë liderët e Partisë së Gjelbër.

Por, votuesit janë të ndarë.

Sipas një sondazhi të kryer nga rrjeti televiziv ARD, 59 për qind e gjermanëve janë kundër mbylljes së stacioneve bërthamore, derisa 34 janë për mbyllje.

Mbështetja për energji bërthamore është më e madhe në mesin e personave të moshuar dhe votuesve konservatorë.

Mirëpo, pyetjet më të detajuara, tregojnë realitet tjetër.

Në sondazhin e fundit të realizuar nga YouGov, më herët gjatë kësaj jave, 65 për qind e gjermanëve kanë thënë se duan t’i mbajnë aktivë reaktorët bërthamorë, tani për tani.

Vetëm 33 për qind kanë dëshiruar që Gjermania t’i mbajë në punë këta reaktorë, përgjithmonë.

Me fjalë të tjera, mbyllje të reaktorëve, sipas tyre, duhet të ketë, por jo tani.

Të enjten, lideri i konservatorëve të Bavarisë, Markus Soder, e ka vizituar zonën e reaktorit, Isar 2, dhe u ka bërë thirrje gjermanëve, që jo vetëm të mbajnë aktivë reaktorët bërthamorë, por edhe të aktivizojnë stacionet e vjetra bërthamore, përfshirë një që e ka mbyllur vetë ai.

Ndërkohë, Christian Lindner, ministër i Financave dhe udhëheqës i Partisë Liberale FDP – e cila është pjesë e koalicionit qeveritar – është rebeluar këtë javë kundër linjës qeveritare, dhe ka bërë thirrje që tri stacionet bërthamore të jenë aktive.

Të dy liderët e dinë se në këtë pikë, ide të tilla janë vështirë të realizueshme, si në aspektin teknologjik, ashtu edhe në të atë ligjor, apo edhe financiar.

Mirëpo, ndoshta duke parë sondazhet, ata shohin mundësi për pikë politike, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me reaktorët.

Partia e Gjelbër, e cila i ka rrënjët në lëvizjen kundër energjisë bërthamore, më 1970, do të festojë këtë fundjavë.

Mirëpo, partia e di se kundërshtarët e saj janë të gatshëm t’ia drejtojnë gishtin, në rast të komplikimeve në të ardhmen, qoftë me ndërprerje, me rritje të çmimeve të energjisë, apo edhe rritje të emetimeve të karbonit.

You Might Also Like

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet

Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump

WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Kosova Times April 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trudeau: Kanadaja nuk ka ndërmend të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Kosova Times Kosova Times January 13, 2025
Kuvendi i Gjilanit dështon serish të mbajë seancën e rregullt
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
S’gabon Reali, deklason Celta Vigon
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?