By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjuha e ashpër publike është gjithnjë shenjë e mungesës së etikës e edukimit të folësit, e jo të sulmuarit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gjuha e ashpër publike është gjithnjë shenjë e mungesës së etikës e edukimit të folësit, e jo të sulmuarit!
Opinion

Gjuha e ashpër publike është gjithnjë shenjë e mungesës së etikës e edukimit të folësit, e jo të sulmuarit!

Kosova Times
Last updated: 2023/04/15 at 11:21 PM
Kosova Times Published April 15, 2023
Share
SHARE

Shkruan Sociologu Dr.Fadil Maloku

Gjuha e urrejtjes, në jetën publike në fakt është mekanizmi më adekuat kundër komunikimit dhe tolerancës ndërqytetare të një vendi (pretendent) demokratik! Por, përse dhe si lindi kjo gjuhë e ashpërsuar në përditshmërinë sociale dhe politike të shqiptarëve andej e këndej kufirit. Shkaqet duhet kërkuar si në histori, ashtu edhe në psikologji sociale e sociologji të njohjes; Pse në histori? Shkaku, se ne shqiptaret e Kosoves në shekullin e fundit praktikisht ishim popull i një shteti të huaj…! Pse në psikologji sociale? Sepse, në rrugëtimin e mbijetimit u ushqye në mënyrë sistematike pamundësia e të qenit i lirë edhe si individ e edhe si entitet;etnik, social, politike, e kulturor. Po,pse në sociologji? Sepse,fenomeni i urrejtjes si mekanizëm mjaft efikas i kontrollit social dhe praktikës manipulative me masën e gjerë, shumë lehtë mund të bëhet një mjet i fuqishëm shkatrrues për të homogjenizuar qytetarë e frustruar dhe të margjinalizuar.

Gjuha e urrejtjes e stimuluar, por, edhe e simuluar nga elitat e ndryshme politike, gjithënjë ka prodhuar si shprazje të energjise negative, ashtu edhe ridimensionime në hierarkinë e lëvizjeve dhe grupeve të ndryshme sociale. Gjuha e ashpër publike, në një shoqëri të pa konsoliduar dhe të pa emancipuar (sa dhe si duhet në frymën e normave dhe standardeve të demokracisë neoliberale) siç është rasti me Kosovën, shumë lehtë mund t’u nënshtrohet rreziqeve ekstreme të shkatërrimit të vlerave të arritura të lirisë, demokracisë dhe shtetësisë, por, edhe të ridimensionimit të këtyre vlerave në drejtimin e gabuar, e që u arritën me gjak e sakrifica sublime të heronjëve të kombit.

Në shoqëritë tradicionale, mekanizmi i kontrollit social kryesisht ushtrohej përmes religjionit dhe normave morale, që ishin normale për shoqëritë që sistemi i kishte tjetërsuar, konsumuar e eksploatuar deri në margjinat e skajshme; sociale, politike, kombetare, kulturore, etj. Në shoqëritë industriale, instrumenti i kontrollit social po edhe ai i kulturës së tolerancës e mirëkuptimit ndërqytetar, më së miri ushtrohen e kultivohen përmes nevojës së rehabilitimit dhe kultivimit të harmonisë sociale; zgjërimit të mekanizmave të sigurisë ekonomike, sociale, politike, kombëtare e kulturore, shëndetësore, arsimore, etj. Në shoqëritë e tranzicionit, mekanizmi i kontrollit social është përmbytur me faktin se e drejta e kontrollit i është besuar shtetit (që s’u menagjua nga patriotizmi,por, nga interesi dhe zhvatja për vetën, grupin dhe partinë!) i cili në rastin e Kosovës po bëhet gjithënjë e më zhgënjyes, edhe për faktin se praktikat e kontrollit social (liria e mendimit dhe e qarkullimit është ngulfatur me mashtrimet të njëpasnjëshme nga ana e politkanëve që votat e qytetarëve për një emancipim ekonomik i kanë konvertuar në “shitje të pasurisë së përbashkët”/toka, pasuria nëntokësore, super te drejtat për 5%serb lokal,/ , në pasurimin e vetës së tyre dhe grupeve, e klaneve të dyshimta, etj.

You Might Also Like

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

Kosova Times April 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Kosova Times Kosova Times October 28, 2025
Mediat izraelite: Shqiptarët po negociojnë me Trump për të marrë 100 mijë palestinezë nga Gaza
Sky ECC: ‘Arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese
“BE më në fund e ka ekspozuar Vuçiqin, cilat do të jenë pasojat”: Kolumnist malazez për Indeksin Kroat
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?