By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Abdixhiku: Evropa sot në Tiranë, Kosova pa ndjenjën e urgjencës për kohën
May 16, 2025
Von der Leyen: Do të rrisim trysninë ndaj Rusisë, pako sanksionesh
May 16, 2025
Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll
May 16, 2025
Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar
May 16, 2025
Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Saraçini: Dezinformatat ruse kërcënim për sigurinë, duhen masa konkrete
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Saraçini: Dezinformatat ruse kërcënim për sigurinë, duhen masa konkrete
Ballina 2Rajon / Botë

Saraçini: Dezinformatat ruse kërcënim për sigurinë, duhen masa konkrete

Kosova Times
Last updated: 2023/04/15 at 4:09 PM
Kosova Times Published April 15, 2023
Share
SHARE

“Dezinformatat dhe lajmet e rreme paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Ato janë një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë polarizime, ndarje dhe konflikte në shoqëri”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Petrit Saraçini, drejtor i Institutit për Media dhe Analitikë në Shkup, i cili bën monitorimin e mediave të shkruara, elektronike dhe sociale, në përputhje me standardet profesionale.

Saraçini thotë se dezinformatat që kanë marrë hov në Maqedoninë e Veriut burimin e kanë në Rusi dhe Kinë, por edhe në Serbi dhe kryesisht kanë të bëjnë me mbrojtjen e agresionit rus në Ukrainë, dhe paraqitjen e BE-së dhe NATO-s si institucione që nuk respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe vlerat familjare.

Ndër tjerash, ai thotë se “në luftën kundër dezinformatave, rol të rëndësishëm luan edhe edukimi mediatik që duhet të zhvillohet edhe më shumë nëpër shkolla”. Mediat, sipas tij, duhet të marrin më shumë përgjegjësi në luftimin e dezinformatave, pasi e rrezikojnë edhe vetë ekzistimin e tyre”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Saraçini, gjendja me dezinformatat dhe lajmet e rreme në Maqedoninë e Veriut duket se ka marrë përmasa shqetësuese dhe këtë e përmendi edhe James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit gjatë vizitës në Shkup. Cilat janë të dhënat e institutit që drejtoni? A po rrezikohet siguria nga vend nga dezinformatat që burimin e kanë në Moskë dhe vende tjera?

Petrit Saraçini: Prania e dezinformatave është rritur dukshëm viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe ato paraqesin rrezik serioz për sigurinë e vendit. Janë një prej faktorëve kryesorë që kontribuojnë për polarizimet, ndarjet dhe konfliktet në shoqëri. Dezinformatat që janë të lidhura me propagandën ruse apo pro-ruse, dukshëm u theksuan sidomos pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën. Mirëpo, ato në Maqedoninë e Veriut ishin të pranishme edhe më parë dhe ishin të lidhura me të gjitha proceset, edhe me zgjedhjet, edhe me referendumin për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Ato ishin të pranishme edhe vitin e kaluar, gjatë procesit të nisjes së bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe gjithçka që kishte të bënte me propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Radio Evropa e Lirë: Cili është qëllimi i këtyre dezinfomatave që vijnë nga Moska dhe sa po ndihmohen ato nga brenda Maqedonisë së Veriut?

Petrit Saraçini: Është e qartë se Rusia tenton që shtetet e këtij rajoni t’i largojë nga sfera e ndikimit euroatlantik dhe t’i vendosë në një vijë anti-perëndimore dhe pro-ruse. Ka disa burime të theksuara të kësaj propagande ruse – përveç zërave që vijnë nga Kremlini dhe mediat e afërta me të – kemi gjithashtu një fluks të theksuar të dezinformatave që vijnë përmes mediave serbe dhe që ritransmetohen në mediat maqedonase.

Kemi, po ashtu, dezinformata që shpërndahen përmes disa strukturave politike, janë disa parti të vogla si Maqedonia Unike, E Majta, që janë të lidhura me struktura të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, të cilat kanë agjenda anti-perëndimore dhe që nuk janë për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ato shpërndajnë dezinformata dhe diskurse apo narrative që janë anti-perëndimore.

Radio Evropa e Lirë: Dezinformatat po transmetohet kryesisht nga portale të ndryshme që duhet të kenë edhe burimet e tyre të financimit. A keni ndonjë të dhënë mbi këtë dhe a po bëjnë sa duhet institucionet për luftimin e tyre?

Petrit Saraçini: Për fat të keq nuk ka ndonjë hulumtim e as shteti nuk po ndërmerr ndonjë veprim më të koordinuar apo ndonjë hap strategjik për t’i parandaluar këto veprime pro-ruse që vijnë nga Kremlini, por edhe nga vende tjera, sidomos nga Serbia, si dhe nga qarqe brenda vendit. Është e qartë se prodhimi i dezinformatave dhe i përmbajtjeve të tilla kërkon mjete financiare. Dolën ca hulumtime globale, edhe në Bullgari, të cilat flasin për financimin rus të këtyre strukturave, por për fat të keq ne në vendin tonë nuk po shohim ndonjë veprim institucional, që do të luftonte këtë financim gri të përmbajtjeve joprofesionale, të cilat shkaktojnë huti te popullata, mosbesim tek institucionet.

Shembull për këtë kemi sulmet hibride që kishin të bënin me paralajmërimet e rreme për bomba në shkolla që shkaktonin frikë dhe pasiguri te popullata. Por, ne nuk pamë ndonjë veprim konkret edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme disa herë deklaroi se është në kërkim dhe ka informata për disa nga kryerësit e këtyre veprave.

Këto vepra sikur u qetësuan. Por, po shohim se akoma në media ka dezinformata të ndryshme qëllimi i të cilave është që të arsyetohet agresioni rus në Ukrainë, të shprehet një miratim për politikat ruse, të kritikohet perëndimi për gjithçka duke përfshirë edhe vlerat familjare, shkelja e të drejtave të njeriut e kështu me radhë. Tenton të bindë popullatën në rajon dhe në vendin tonë se perëndimi është ai që është i ligu apo i keqi, ndërsa Rusia është ajo e fuqishmja dhe që është në [rrugë] të drejtë, gjë që aspak nuk është e vërtetë.

Radio Evropa e Lirë: Maqedonia e Veriut në vitin 2021 ka miratuar një strategji për luftimin e lajmeve të rreme, por si duket rezultatet mungojnë kur dihet fakti se vendi në periudhën e fundit ishte në shënjestër edhe të sulmeve hibride. Çfarë më konkretisht duhet të bëhet?

Petrit Saraçini: Të gjithë thonë se jemi në shënjestër të sulmeve hibride dhe dezinformatave, duke nisur nga presidenti, kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe të Punëve të Jashtme. Por, si duket, autoritetet nuk kanë ndërtuar një strategji gjithëpërfshirëse, as mekanizma e as sistem të monitorimit për detektim të hershëm që të përgjigjet ndaj dezinformatave.

Strategjia e vetme e rëndësishme kundër dezinformatave është ndërtimi i një rezistence për ballafaqim me sulmet hibride që është sjellë në prill të vitit 2021. Mirëpo, nuk po shohim se kjo strategji po zbatohet në mënyrë efikase në pjesën e masave në luftën kundër dezinformatave dhe operacioneve psikologjike ose kundër një lufte efikase kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Ne, si Institut për Media dhe Analitikë, rekomandojmë që autoritetet të krijojnë një trup ndërsektorial, i cili do të përfshinte të gjitha organet kompetente dhe përfaqësues të shoqatave joqeveritare, si dhe mediat. Besojmë se ky trup duhet të krijojë një sistem të monitorimit, të detektimit të hershëm dhe të përgjigjet ndaj dezinformatave.

Sigurisht se transparenca e pushtetit, qeverisë, e institucioneve është me rëndësi në parandalimin e këtyre dezinformatave, por ka edhe gjëra tjera, të cilat duhet të merren parasysh.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni ju rolin e mediave tjera profesionale në përballje me dezinformatat dhe lajmet e rreme pasi ato po ndikojnë edhe në punën e tyre? Ka raste kur mediat serioze dhe profesionale në punën e tyre merren me përgënjeshtrimin e këtyre dezinformatave?

Petrit Saraçini: Mediat duhet të marrin më shumë përgjegjësi në luftën kundër dezinformatave, sidomos mediat e mëdha dhe profesionale. Kjo sepse dezinformatat e rrezikojnë edhe vetë ekzistimin e mediave profesionale pasi janë shumë më atraktive dhe tërheqin më shumë vëmendje te publike. Dhe, kështu mediat profesionale, të cilave u duhet shumë më tepër kohë për të prodhuar një përmbajtje profesionale, e humbin edhe hapin me kohën edhe hapin me konkurrencën jolojale, joprofesionale e cila po e merr publikun.

Radio Evropa e Lirë: Tani një kohë në shkolla dhe institucione të tjera ligjërohet për edukimin mediatik. Sa rëndësi ka kjo në ndërgjegjësimin e popullatës sa i përket përballjes me dezinformatat dhe lajmet e rreme?

Petrit Saraçini: Sigurisht se [për] një veprim më afatgjatë rol të madh do të luante edukimi mediatik i popullatës, i cili duhet të futet në sistemin arsimor, edhe pse tashmë ka nisur. Kemi të bëjmë me një edukatë apo arsimim që duhet t’u jepet fëmijëve që nga klasa e parë e deri në arsimin sipëror. Ai tani është në ecje e sipër dhe duhet të përfundojë brenda një apo dy viteve. Mirëpo, rezultatet e këtij procesi nuk mund t’i shohim përnjëherë për shkak se edukimi mediatik është një intervenim afatgjatë që rezultatet do t’i jepte për disa vjet.

You Might Also Like

Von der Leyen: Do të rrisim trysninë ndaj Rusisë, pako sanksionesh

Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll

Udhëheqësit e BE-së shqyrtojnë tarifat ndëshkuese ndaj Rusisë pasi Putini nuk mori pjesë në bisedimet e Stambollit – Politico

Ukraina konfirmon humbjen e një tjetër F-16 gjatë misionit luftarak

BBC dhe Mediazona konfirmojnë vdekjen e më shumë se 108,600 ushtarëve rusë në Ukrainë

Kosova Times April 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ekspertët në Beograd: Kosova në KiE, pjesë e procesit të normalizimit

Kosova Times Kosova Times March 28, 2024
Pas dyerve të mbyllura. Si i ndjek penalisht Rusia kundërshtarët e saj në Krime
Ambadadori gjerman mbështet diskutimet për Asociacionin
Ministria e Trump shkarkoi prokurorin që akuzoi Trump për mashtrim zgjedhor
Cilat janë sanksionet e reja që BE-ja po përgatit ndaj Rusisë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?