By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kameleoni: Maskat dhe Stili i Delcy Rodriguez, Udhëheqëses së Re të Venezuelës
January 29, 2026
Trupat ruse sulmuan rajonin e Zaporizhzhisë. Ka viktima.
January 29, 2026
Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave
January 29, 2026
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 mijë raste
January 29, 2026
Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Merkel dekorohet me çmimin më të lartë në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Merkel dekorohet me çmimin më të lartë në Gjermani
Ballina 2Rajon / Botë

Merkel dekorohet me çmimin më të lartë në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2023/04/17 at 10:04 PM
Kosova Times Published April 17, 2023
Share
SHARE

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dekoruar me çmimin më të lartë të shtetit.

Gruaja e parë që ka udhëhequr Gjermaninë, është dekoruar me çmimin Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës, për arritje të veçantë.

Çmimi i është ndarë nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në një ceremoni të organizuar në Berlin.

Në atë organizim kanë marrë pjesë kancelari aktual gjerman, Olaf Scholz, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë në futboll, Juergen Klinsmann.

Merkel ka folur gjatë mbrëmjes për “shumë përvoja të mira” përgjatë vjetëve sa ka qenë kancelare.

Vetëm dy ish-kancelarë të Gjermanisë janë nderuar me çmimin e njëjtë në të kaluarën: Konrad Adenauer, lideri i parë i Gjermanisë së pasluftës, dhe Helmut Kohl, i konsideruar si arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë.

Merkel njihet për drejtim të Gjermanisë në kohën e krizës financiare globale, në kohën e krizës së borxheve në Eurozonë, dhe përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, kritikat ndaj saj rëndojnë për qasjen që e ka pasur ndaj Rusisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se ka synuar të organizojë bisedime evropiane me presidentin rus, Vladimir Putin një vit para luftës, mirëpo nuk ka parë asnjë mundësi që mund të ndikojë te presidenti rus, meqë ka qenë në fund të mandatit.

Si lidere veterane në Bashkimin Evropian, edhe qëndrime tjera politike të saj janë kritikuar me raste.

Aty përfshihet vendimi që Gjermania të hapte dyert për refugjatët më 2015, si dhe të mbyllte të gjithë reaktorët bërthamorë.

Në tetor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se nuk pendohet për vendimet që ka marrë sa u përket politikave për energji.

You Might Also Like

Kameleoni: Maskat dhe Stili i Delcy Rodriguez, Udhëheqëses së Re të Venezuelës

Trupat ruse sulmuan rajonin e Zaporizhzhisë. Ka viktima.

Kallas: Do të vendosim Rusinë në listën e zezë të pastrimit të parave

Axhenda ndërkombëtare

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Kosova Times April 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq nuk dorëzohet bashkë me Vasilije Nebenzja kundër miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë…

Kosova Times Kosova Times April 23, 2024
Rriten shtesat për fëmijët
ShBA nën një valë përvëluese të nxehti
Gashi: Monitorimi ka ndikuar në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Cheesecake me limon: Një recetë për një ëmbëlsirë hyjnore që shkrihet në gojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?