By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miratohet mocioni i mbrojtjes së Selimit kundër dëshmisë së dëshmitarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Miratohet mocioni i mbrojtjes së Selimit kundër dëshmisë së dëshmitarit
Ballina 1Lajme

Miratohet mocioni i mbrojtjes së Selimit kundër dëshmisë së dëshmitarit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/17 at 1:53 PM
Kosova Times Published April 17, 2023
Share
SHARE

Edhe seanca e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, e cila ka filluar në orën 09:00, po vazhdon të jetë e mbyllur për publikun.

Ashtu sikurse në ditët e kaluara, edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po vazhdon me seancë të mbyllur, e ku nga java e kaluar ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë të Prokurorisë.

Në fillim të seancës gjyqësore në Dhomat e Specializuara, trupi gjykues ka pranuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Rexhep Selimit për kundërshtimin e dëshmisë së një dëshmitari lidhur me dy incidente të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës.

Gjykatësi Charles Smith njoftoi se informacioni i dhënë është i paverifikueshëm dhe mocioni i mbrojtjes së Selimit është miratuar nga trupi gjykues. Në lidhje me dëshminë e dëshmitarit, referencat lidhur me këto sulme Smith ka theksuar se duhet redaktuar nga çdo material që synojnë të paraqiten si prova.

Trupi gjykues ka vlerësuar se pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve, ndaj ZPS-ja nuk lejohet të bëjë pyetje për këto incidente.

Procesi vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve, edhe pse disa pjesë të seancave mund të jenë të mbyllura për publikun për të mbrojtur identitetin e dëshmitarëve. Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara avokatët e të akuzuarve kanë të drejtën t’iu bëjnë pyetje dëshmitarëve, edhe kur dëshmia e tyre nuk është publike.

Vazhdon seanca në rastin gjyqësor `Thaçi dhe të tjerët`

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon java e dytë në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët. Në këtë javë do të jenë katër seanca.

Gjatë tri seancave të kaluara, dëshmitarja që ishte grua është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, në seancë të mbyllur.

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në javën e kaluar filloi procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).

ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet.

Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022. Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.

Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.

“Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

Kosova Times April 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia filloi stervitjet me “Caliber” në Detin Baltik

Kosova Times Kosova Times February 28, 2023
NYT: Anija e dëmtuar me plehra nga Federata Ruse nuk lejohet në portet e BE-së
Vazhdojnë punimet në ndërtimin e aneksit të shkollës “Naim Frashëri”
BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025
Ansambli ‘Shota’ gati për koncertin e fundvitit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?