By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim
May 15, 2025
Telekomi i Kosovës paralajmëron padi ndaj përmbaruesit privat
May 15, 2025
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të rinjtë të painteresuar të përfshihen në tregun punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të rinjtë të painteresuar të përfshihen në tregun punës
Rajon / Botë

Të rinjtë të painteresuar të përfshihen në tregun punës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/17 at 6:07 PM
Kosova Times Published April 17, 2023
Share
SHARE

Borisi, i cili është në të dyzetat, asnjëherë nuk është paraqitur për të kërkuar punë në Entin për Punësim në Maqedoninë e Veriut, pasi siç thotë, me nivelin e pagave sa janë në vend, ai nuk mund të sigurojë as kërkesat elementare të familjes së tij.

Andaj me vite ai angazhohet për disa muaj në vit si punëtor sezonal në anije.

“Dy ditë punë në anije është sa e gjithë rroga mujore në Maqedoni [të Veriut], nuk ka leverdi të punoj këtu. Prandaj, punoj disa muaj në anije dhe pjesën tjetër të vitit qëndroj me familjen”, tregon ai.

Borisi është një nga 190 mijë personat e aftë për punë nga mosha 25 deri 55- vjeçare në Maqedoninë e Veriut, të cilët nuk kanë interes të përfshihen në tregun e punës, e njohur si fuqi punëtore joaktive .

Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, këta persona janë të shënuar si ‘popullsi joaktive në tregun e punës’, pasi në formë aktive nuk kërkojnë punë.

Në Entin për Punësim figurojnë vetëm 120 persona, të cilët kërkojnë punë në formë aktive.

Çka thonë statistikat e vendeve evropiane?

Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, EUROSTAT, popullsia joaktive në tregun e punës të Maqedonisë së Veriut është më e lartë sesa mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në bazë të këtyre të dhënave, më pak se 74 për qind e popullsisë nga mosha 25 deri 54-vjeçare është e inkuadruar në tregun e punës ose është në kërkim të një vendi të punës, përderisa kjo kategori përbën 85 për qindëshin e popullsisë në vendet e BE-së.

Në shtetet si Suedia Zvicra, Lituania dhe Sllovenia, mbi 90 për qind e popullsisë e cila është e aftë për punë është e përfshirë në tregun e punës.

Dy të tretat e popullsisë joaktive në tregun e punës janë gra

Të dhënat zyrtare tregojnë se 2/3 e popullsisë që nuk përfshihen në tregun e punës janë gra, të cilat kujdesen për rritjen e fëmijëve të tyre apo kujdesen për familjen dhe kryejnë punë amvisërie.

Nora Kaliqi, e cila drejton organizatën për të drejtat e grave thotë se për këtë zgjedhje gratë nuk përcaktohen me vetëdëshirë, veçanërisht ato në viset rurale, për shkak të mungesës së institucioneve për kujdesin e fëmijëve.

“Si të vendosë një grua për të punuar kur pjesa më e madhe e vendbanimeve të komunave rurale, edhe pse janë në rrethinën e Shkupit, si Saraji, Haraçina, Studeniçani, nuk posedojnë kopshte për fëmijë. Këto gra ku t’i lënë fëmijët e tyre?!”, shprehet Kaliqi.

Ajo thotë se me një pagë mesatare, atyre do t’u duhet të paguajnë dikë që do të kujdesej për fëmijët e tyre apo të sigurojnë të ardhura për mirëqenien e familjes.

Mbi këto gra, si amvise, shton ajo, bie edhe barra e përkujdesjes për familjarë të gjeneratës më të vjetër.

“Edhe ato gra që kanë shkollim adekuat derisa të rriten fëmijët nuk janë të interesuara të përfshihen në tregun e punës. Në vendet evropiane familjet me më shumë fëmijë stimulohen me mjete financiare nga ana e shtetit, madje dhe u sigurohet dado duke mbuluar shpenzimet po nga arka e shtetit”, thotë Kaliqi aktiviste për të drejtat e grave.

Hovi i migrimit të punëtorëve nuk mund të ndalet

Zoran Koçovski, i cili drejton një nga agjencitë e shumta në Maqedoni që ndërmjetësojnë për gjetjen e një pune jashtë vendit, thotë për Radion Evropa e Lirë se 10 mijë punëtorë brenda vitit angazhohen si punëtorë sezonalë jashtë vendit. Ai thotë se këta punëtorë sezonalë punojnë në anije apo në puset e naftës, kurse një pjesë e tyre punojnë gjatë sezonit turistik në Kroaci dhe Malin e Zi. Gjithashtu, ka punëtorë të përfshirë në punë bujqësorë në Itali, apo që punojnë fshehurazi me vizë turistike prej tre muajsh që e mundëson liberalizmi i vizave.

Koçovski bën të ditur se një pesë e punëtorëve sezonalë nga Maqedonia për disa muaj angazhohen për të punuar deri në Alaskë ku pagat janë shumë të larta, veçanërisht në kantieret për pastrimin e peshqve dhe më pas kthehen.

“Këtë gjë, pra hovin e migrimit të fuqisë punëtore ne nuk mund ta ndalojmë, përderisa vendet evropiane sigurojnë kushte më të mira për punë dhe paga më të larta. Por, problemi është se një pjesë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në vendet e Bashkimit Evropian punojnë me pasaporta bullgare, dhe me këtë 9 për qind e kontributeve sociale që ata paguajnë në institucionet e këtyre vendeve kthehen në fondet e Bullgarisë, pasi ata në tregun evropian paraqiten me pasaportë bullgare”.

“Andaj shteti ynë duhet të lidhë marrëveshje me vendet e Evropës, për këta perona që kanë shtetësi të dyfishtë, që një pjesë e kontributeve për sigurim social të kthehet në vendin tonë. Kështu ne do ta dimë saktë sa shtetas të Maqedonisë së Veriut përmes pasaportave të shteteve të tjera, punojnë në vendet e BE-së”, sqaron Koçovski.

Mosshfrytëzimi i resurseve njerëzore, kosto të lartë për shtetin

Për ekspertët e ekonomisë numri prej 190 mijë qytetarëve të aftë për punë, të cilët nuk përfshihen në tregun e punës, paraqet përqindje të lartë pasi përbën 10 për qind të popullsisë, ndërkohë që shumë kompani rrezikojnë të mbyllen pasi nuk arrijnë të sigurojnë punëtorë.

“Nuk do mend se mosshfrytëzimi i resurseve njerëzore paraqet kosto të lartë për shtetin. Kemi të bëjmë me investimin e mjeteve të konsiderueshme financiare nga ana e shtetit për përgatitjen e kuadrove adekuate që janë të nevojshme për sektorin e biznesit, gjithsesi dhe për atë bujqësor”.

“Në këtë drejtim, kemi parë se migrimi masiv i qytetarëve nga vendi ynë është pikërisht nga sektorët që është investuar për përgatitjen e kuadrove siç është sektori i shëndetësisë, ku duhen disa mijëra euro për të përgatitur një kuadër. Kemi edhe persona që janë të papunë, por migrojnë për disa muaj që të punojnë jashtë vendit” thotë Arben Halili, ligjërues i Ekonomisë në Universitetin e Tetovës.

Një pjesë e popullsisë, mbi moshën 50-vjeçare, e cila nuk është e interesuar për t’u përfshirë në tregun e punës, preferon që të kujdeset për nipërit e mbesat gjatë dimrit, derisa verës merren me prodhimin e produkteve bujqësore për nevojat familjare.

Pas Maqedonisë së Veriut me popullsi joaktive në tregun e punës riradhitet Turqia, Mali i Zi dhe Italia.

You Might Also Like

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën

Detajet e incidentit në Estoni: “Su-35 rus hyri në hapësirën e NATO-s, kjo është serioze”

Pas tre dekadave bie në prangat greke nje nga kriminelët më të kërkuar ne BH

Sanchez: Ne nuk tregtojmë me një shtet gjenocidal

Kosova Times April 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi: “Presidenti Biden iu nënshtrua një operacioni kundër kancerit!”

Kosova Times Kosova Times March 4, 2023
Kurti priti në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë, diskutojnë për nevojat e komunitetit
Nxirren të gjithë minatorët e ngujuar në minierën e Trepçës
Kurti për Asociacionin: Ata që e donin e humbën shansin
“Tour de France” me masa mbrojtëse kundër Covid-19
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?