By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Kur në një tenxhere takohen Franca dhe vjeshta : Recetë për gulash me mish viçi dhe gështenja
October 11, 2025
“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?
October 11, 2025
McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PSD padit Agjencinë për Informim dhe Privatësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PSD padit Agjencinë për Informim dhe Privatësi
Ballina 1Lajme

PSD padit Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Kosova Times
Last updated: 2023/04/18 at 6:53 PM
Kosova Times Published April 18, 2023
Share
SHARE

Partia Socialdemokrate (PSD), të martën, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, padi ndaj Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), duke kërkuar anulimin e vendimit të AIP-së, me të cilin PSD-ja është dënuar me 20 mijë euro gjobë për publikimin e të dhënave të peticionit kundër Asociacionit.

Pas dorëzimit të kësaj padie në gjykatë, sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë para mediave se baza kryesore mbi të cilin është ndërtuar gjoba, të cilën e kanë marrë si parti, është tejmase e papranueshme.

Sipas Rrustës, ky vendim nga AIP është marrë nën presion, në mënyrë të shpejtë dhe pa u ankuar askush për publikimin e të dhënave.

“Baza e tyre qëndron tek fakti se ata thanë se qëllimi i peticionit ka qenë dërgimi i këtij peticioni në Kuvend, në momentin që është grumbullu dhe pastaj aty përfundon qëllimi i peticionit, mirëpo, ky është gabimi elementar ku teksti i peticionit për të cilin jemi tu fol nuk është i tillë”, ka thënë Rrusta.

Tutje, ajo ka thënë se qëllimet e peticionit i përcakton teksti i vetë peticionit dhe sipas saj nuk mund t’i përcaktojë Agjencia e as t’i interpretojë ato.

“Ky peticion madje nuk ka qenë as nismë legjislative, se po të ishte kështu vërtetë Agjencioni do të kishte të drejtë për shkak se ai pastaj i nënshtrohet disa rregullave tjera, dërgimit në Kuvend e kështu me radhë”, ka thënë Rrusta.

Rrusta po ashtu ka thënë se ky peticion që është mbledh atëherë ka pas qëllimin politik dhe kundërshtimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, i cili nuk i nënshtrohet asnjë date apo norme juridike, e që sipas saj adresa ka qenë Qeveria e Kosovës e jo Kuvendi, siç
pretendon Agjencia për ruajtjen e të dhënave dhe informim.

“Pra, duhet me pas të qartë se nëse lajthitja është qëllimi i peticionit, cila është ideja pastaj e gjobitjes mbi këtë qëllim. Pra, është evidente në anën tjetër që nuk ka pas ankesë nga ndonjë parti politike apo nga ndonjë qytetar për këto të dhëna, nëse janë përdorur dhe kanë pas problem me këtë gjë”, deklaroi ajo.

E njëjta ka thënë se padisë ia kanë bashkëngjitur edhe fotot ku të dhënat nuk janë publikuar, por sipas saj ka qenë një aksion politik të cilin e kanë bërë në vazhdën e shumë aksioneve politike në kundërshtim të Asociacionit.

“Në njërën anë, ky peticion është bërë në praninë e policisë dhe është shtri aty në prani të policisë dhe menjëherë është tërhequr nga aty po ashtu nga policia. Pra, nuk ka pasur rrezikim të të dhënave dhe është e qartë është bërë në oborrin e Qeverisë dhe po shpresoj që oborri i Qeverisë nuk do duhej të konsiderohej një vend aq i hapur, i rrezikshëm për publikun”, ka shtuar tutje Rrsuta.

Ajo tha se vite më parë ky peticion është përdorur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, kur e ka dërguar atë botë Ramush Haradinaj këtë peticionin në Kuvend.

“Pra, ku ishte atëherë Agjencioni për mbrojtjen e të dhënave dhe informim”, u shpreh ajo.

Rrusta në fund ka thënë se kërkojnë që ndërkohë të shtyhet vendimi për pagesën prej 20 mijë euro, për shkak se për Partinë Socialdemokrate kjo është shumë e papërballueshme.

PSD ka publikuar edhe padinë e plotë, përmes së cilës ata po kërkojnë anulimin e vendimit të AIP-së, të nxjerrë më 5 prill 2023, për shkak se nuk janë aplikuar fare apo nuk janë aplikuar drejt dispozitat ligjore dhe për shkak se në procedurë, që i ka paraprirë aktit, nuk është vepruar sipas rregullave të procedurës, nuk është vërtetuar drejt gjendja faktike, apo nëse nga faktet e vërtetuara është nxjerrë konkluzioni jo i drejtë në pikëpamje të gjendjes faktike.

PSD padit Agjencinë për Informim dhe Privatësi, shkak gjoba prej 20 mijë euro

Prishtinë- Partia Socialdemokrate (PSD), e ka paditur Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), lidhur me gjobën prej 20 mijë euro.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga PSD, ku thuhet se vendimi për gjobën, ishte politik.

Përmes padisë, PSD ka kërkuar anulimin e vendimit të AIP-së.

“Padisim Agjensionin për Informim dhe Privatësi për vendimin e tyre politik- Vendimi për dënimin e PSD-së me 20,000€ ka vetëm një qëllim: pengimin e aktivitetit të saj politik. Baza ligjore mbi të cilën është shkruar kjo gjobë lëngon nga zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore, përkatësisht i dispozitave përkatëse të Ligjit nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. PSD sot ka paditur këtë Agjension, duke kërkuar anulimin e vendimit, qartësisht të pabazë dhe tendencioz”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times April 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së përmbyll sesionin pranveror me thirrje për kujdes dhe profesionalizëm

Kosova Times Kosova Times August 1, 2024
VIDEO Shpërthim në selinë e FSB në Moskë. U dogj limuzina e Putinit?
ShBA-ja mohon se organizoi sulmin në Kremlin
Një 18-vjeçare shqiptare e mrekullueshme fitoi vendin e dytë në sllallomin në Gurgl, shikoni paraqitjen e saj mjeshtërore
Izraeli refuzon thirrjen e SHBA-së për pauzë humanitare dhe vazhdon sulmet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?