By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin viziton vijat e frontit në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Putin viziton vijat e frontit në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Putin viziton vijat e frontit në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/18 at 5:19 PM
Kosova Times Published April 18, 2023
Share
SHARE

AFP

Kremlini tha se presidenti Vladimir Putin ka vizituar dy rajone që gjenden në vijat e frontit në Ukrainë, duke shkaktuar reagim të ashpër nga Kievi, i cili tha se Putini ka shikuar “krimet e shërbëtorëve të tij”.

Kremlini nuk bëri të ditur, më 18 prill, se kur Putini e vizitoi rajonin jugor të Hersonit dhe atë lindor të Luhanskut, të cilat rajone presidenti rus shtatorin e kaluar pretendoi se i ka aneksuar, pavarësisht se Rusia nuk i kontrollon plotësisht këto dy rajone.

Putin urdhëroi dërgimin e trupave të tij në Ukrainë shkurtin e vitit 2022, duke nxitur konfliktin më të gjatë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Forcat ukrainase kanë thënë se po përgatiten për një kundërofensivë në pranverë.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e përshkroi vizitën e Putinit si “‘turne të posaçëm’ të autorit të vrasjeve masive… për të shijuar për herë të fundit krimet e shërbëtorëve të tij”.

Pasi të martën u bë publike vizita e Putinit, zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse granatuan një treg në Herson, duke lënë të plagosur gjashtë persona.

Vitin e kaluar, Rusia pësoi humbje në rajonet veriore dhe jugore dhe forcat e Moskës arritën të bënin përparime të vogla vetëm në lindje të Ukrainës.

Shumica e luftimeve tani janë të përqendruara përreth qytetit lindor të Bahmutit, beteja për të cilin është shndërruar në një prej betejave më të gjata dhe më të përgjakshme që nga nisja e konfliktit.

Gjatë vizitës në Ukrainë, Putin u takua me komandantët ushtarakë rusë dhe bisedoi me ta për situatën në disa fronte, tha Kremlini.

Vladimir Putin, së bashku me ushtarakë të tjerë, në Herson të Ukrainës.
Vladimir Putin, së bashku me ushtarakë të tjerë, në Herson të Ukrainës.

Pamjet e publikuara nga Kremilini shfaqën Putinin duke zbritur nga një helikopter teksa ai vizitoi selitë qendrore të grupit ushtarak të Dnjepërit në rajonin e Hersonit.

Ai, po ashtu, vizitoi selinë e Gardës Kombëtare në rajonin lindor ukrainas të Luhanskut.

“Është e rëndësishme për mua që të dëgjoj mendimin tuaj për situatën, t’iu dëgjoj dhe të ndajmë informacione”, tha Putin, sipas videos, teksa ishte i rrethuar nga komandantë të lartë ushtarakë.

Lideri rus u uroi ushtarëve Pashkët, që të krishterët ortodoksë i festuan të dielën, tha Kremlini.

Vizita e Putinit në Herson dhe Luhansk pasoi njoftimin e Kremlinit në mars se lideri rus kishte realizuar një vizitë të paparalajmëruar në qytetin-port të Mariupolit. Këtë qytet, Moska e mori nën kontroll pranverën e kaluar, pasi për një kohë të gjatë e kishte mbajtur të rrethuar.

“Përparime të ngadalta”

Inteligjenca ushtarake britanike tha se “luftimet e ashpra” po vazhdojnë përgjatë vijës së frontit në Donbas, që përbëhet nga rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut.

“Megjithatë, ka mundësi reale që Rusia ka ulur numrin e trupave dhe ka ulur aktivitetin sulmues përreth Donjeckut dhe ka të ngjarë që Moska po i drejton burimet në sektorin e Bahmutit”, u tha në deklaratën e Britanisë.

Në deklaratë ndër tjerash thuhet se në Bahmut, forcat e rregullta ruse dhe mercenarët e Wagner-it po bëjnë “përparime të ngadalta”.

“Vija e frontit në qendër të qytetit gjendet në linjën e hekurudhës kryesore”, tha inteligjenca britanike.

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, tha se trupat ruse nuk kanë hequr dorë nga qëllimi i tyre për të marrë Bahmutin “me çdo kusht”, duke shtuar se ata po kryejnë sulme me artileri të rëndë dhe sulme ajrore.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Kosova Times April 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Luis Enrique kërkon PSG me guxim përballë Bayernit

Kosova Times Kosova Times November 25, 2024
Colonos: Një 44-vjeçar u arrestua pasi përdhunoi vazhdimisht një të mitur
Një vit nga shkatërrimi i digës: Ukraina ende vuan pasojat e përmbytjeve
Kurti: Ligji i Pagave dhe ai për Zyrtarët Publik hyjnë në fuqi nga 1 shkurti
Thesaret e fshehura të Elbasanit prezantohen ne Panairin Ndërkombëtarë ne Prishtine
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?