Formalisht ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk ka asnjë ndikim në procesin e votimit, përveç se mund të votojë në emër të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ministri i Punëve të Jashtme fillimisht deklaroi se nuk do të shkojë sot në Strasburg, me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, sepse kishte indikacione se Kosova nesër do të pranohet në Këshillin e Evropës.
Në fund ai ka udhëtuar dhe ka deklaruar në Strasburg se aktualisht është e sigurt që pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të jetë në agjendën e seancës së nesërme të Komitetit të Ministrave në Strasburg.
-E vetmja gjë që mbetet është që Daçiq të shpallë me pompozitet pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës për hir të propagandës së brendshme. Qytetarët duhet ta dinë se gati tre të katërtat e punës së njerëzve të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme shkojnë për një lloj lufte kundër pavarësisë së Kosovës. Ky shpenzim i madh i resurseve kundër Kosovës është në kundërshtim me procesin e negociatave dhe dokumentet e nënshkruara me palën prishtinase. Kakofonia e krijuar nga qeveria në Serbi në politikën e brendshme dhe të jashtme më së shumti dëmton serbët që jetojnë në Kosovë sepse i pengon ata të kenë mbrojtjen e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe vetë Këshillit të Evropës – beson Naim Leo Beshiri.
Siç kujton ai, Kosova ka shprehur synimin për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në vitin 2015.
Vendimi merret me dy të tretat e shumicës.
– Nëse asambleja miraton rekomandimin për pranim, ia paraqet projekt-rezolutën Komitetit të Ministrave, i cili duhet ta miratojë rezolutën me dy të tretat e shumicës. Më në fund, vendi u pranua zyrtarisht në anëtarësimin e Këshillit të Evropës pasi depozitoi instrumentin e anëtarësimit pranë sekretarit të përgjithshëm të organizatës në Strasburg – përfundon Naim Leo Beshiri.