By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria revokon statutin e një investitori strategjik, kompania e painformuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Qeveria revokon statutin e një investitori strategjik, kompania e painformuar
Lajme

Qeveria revokon statutin e një investitori strategjik, kompania e painformuar

Kosova Times
Last updated: 2023/04/19 at 5:14 PM
Kosova Times Published April 19, 2023
Share
SHARE

Përfaqësues të kompanisë, Moxico Luma Kosova Mining, i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar nga Qeveria e Kosovës lidhur me shfuqizimin e vendimit për dhënien e statutit të investitorit strategjik kësaj kompanie.

“Ne mbetemi me shpresë që komunikimi me Qeverinë do të vazhdojë me qëllim të zbatimit të investimit tonë në Kosovë”, thuhet në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë nga kjo kompani.

Më 18 prill, Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media, njoftoi se ka shfuqizuar vendimin e datës 13 dhjetor 2022, me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për kompaninë, Moxico Luma Kosova Mining.

Në Qeverinë e Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ky veprim është mbështetur në Ligjin për investime strategjike, që sipas tyre, i mundëson ekzekutivit që të ndërmarrë masa të revokimit për dhënien e statusit të projektit strategjik. Kjo, sipas Qeverisë, mund të bëhet edhe përgjatë përgatitjeve apo edhe zbatimit të projektit investues.

Vendimi, sipas Qeverisë, është marrë duke iu referuar nenit 14 pika e parë e Ligjit për investime strategjike.

Në nenin 14 të këtij ligji thuhet:

“Në rast se përgjatë përgatitjeve dhe zbatimit të projektit investues strategjik, Komisioni merr dëshmi të reja në bazë të të cilave konstaton dhe vërteton se në projektin investues ka të dhëna të pavërteta apo ndryshim të të dhënave, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për dhënien e statusit të investimit strategjik, Qeveria e revokon vendimin për dhënien e statusit investim strategjik”.

Ligji për investime strategjike ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2017. Sipas këtij ligji, vëllimi i investimit për të fituar statusin e investimit strategjik është nga 10 deri në 30 milionë euro, varësisht nga sektori.

Prioritet në përzgjedhjen e projekteve për të fituar statusin e investimit strategjik, sipas këtij ligji, u jepet projekteve me vëllim më të madh investimesh dhe të cilat gjenerojnë më shumë vende pune.

Projekti i kompanisë Moxico Luma Kosova Mining përfshinte eksplorimin dhe verifikimin e burimeve minerale.

Kapitali i investimit strategjik ishte mbi 45 milionë euro, ndërsa investimi do të realizohej në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Në këtë projekt ishte paraparë të punësoheshin 300 punëtorë.

Investimet e huaja në Kosovë sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës në periudhën janar – tetor 2002 kapinë vlerën e mbi 600 milionë euro.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times April 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
E duan Barça dhe City, Porto vendos çmimin për Costa-n
Parandalohet kontrabandimi i mallrave mbi 2 mijë euro
Ndërron jetë veprimtari shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
Prof. dr. Xhevat Domi, kolos i shkencës dhe arsimit veterinar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?