By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena
December 18, 2025
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KDI: Institucionet nde nuk kanë nisur së zbatuari vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > KDI: Institucionet nde nuk kanë nisur së zbatuari vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale
Ballina 1Lajme

KDI: Institucionet nde nuk kanë nisur së zbatuari vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale

Kosova Times
Last updated: 2023/04/22 at 10:10 AM
Kosova Times Published April 22, 2023
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është adresa e fundit ku qytetarët dhe palët tjera mund të drejtohen për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Zbatimi i vendimeve të saj është i detyrueshëm për të gjithë, por  Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës ende nuk kanë nisur së zbatuari Aktgjykimin në rastin nr. KO190/19.

Me 30 dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë Aktgjykim, përmes së cilit ajo kishte deklaruar të pranueshme kërkesën e Gjykatës Supreme e cila kishte ngritur dyshime për kushtetuetshmërinë e paragrafi 2 të nenit 8 te Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale te Financuara nga Shteti në lidhje me nënparagrafin 2.3 të paragrafit 2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.09/2015.

Gjykata kishte vlerësuar se kjo dispozitë e Ligjit për Skemat Pensionale është në kundështim me Kushtetutën e Kosovës, (Brazia para Ligjit) dhe me Konventën Evropianë për të Drejtat e Njeriut (Ndalimi i Diskriminimit) dhe (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit).

Gjykata ka urdhëruar Kuvendin dhe Qeverinë, që brenda gjashtë muajve, jo më larg se me 15 korrik 2023, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti. Në të njëjtën kohë, këto dispozita shfuqizohen me 15 korrik 2023.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka monitoruar në vazhdimësi zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Në rastin e këtij aktgjykimi, rezulton se Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria ende nuk kanë nisur së zbatuari këtë aktgjykim.

Projektligji për Skemat Pensionale, ishte i përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2021 dhe 2022 për miratim në Qeveri, por i njëjti nuk ishte miratuar. Në programin legjislativ për vitin 2023, përkundër obligimit që rrjedh nga Aktgjykimi në rastin nr. KO190/19, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 121-të, nuk e përfshin këtë projektligj në Programin Legjislativ.

IKD, përmes kërkesës për qasje në informata dhe dokumente publike, ka kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nga Kryetari i Kuvendit dhe nga Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Trasnfereve me pyetjen se kur do të fillojnë së zbatuari obligimet që dalin nga ky aktgjykim.

Përveç MFPT-së, Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i KBPT-së, nuk kanë kthyer përgjigje përkundër faktit që u janë dërguar dy kërkesa për qasje në informata.

MFPT, në përgjigjen e saj thotë se “agjenda  legjislative është dokument dinamik i cili, siç është parë edhe në të kaluarën, pëson ndryshime gjatë vitit në kuptim që numër i konsiderueshëm projektligjesh i shtohet agjendës.”

Në ndërkohë, pas kësaj përgjigje, programi legjislativ ndryshohet tre herë: me 31 janar 2023, duke u shtuar 2 projektligje, me 9 mars 2023 duke u shtuar një projektligj dhe me 13 prill 2023 duke u shtuar 12 projektligje.

Sërish, Projektligji për Skemat Pensionale nuk përfshihet në agjendën legjislative për vitin 2023.

Një reformë pensionale, ishte premtuar në fushatën elektorale të vitit 2021 nga partia që aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe Kuvendin, por e njëjta nuk është iniciuar përkundër faktit që kanë kaluar dy vite të Qeverisë Kurti 2 dhe përkundër faktit që bartësit e këtyre dy institucioneve, janë në dijeni për mohimin e të drejtës në pension kontributdhënës për mijëra qytetarë të Kosovës.

IKD shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me mos nisjen e zbatimit të këtij aktgjykimi, kur kihet parasysh se vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë dhe nuk ka ndonjë arsye të veçantë që mund ta pengojë Kuvendin dhe Qeverinë të nisë së zbatuari këtë aktgjykim, për të miratuar ndryshimet e kërkuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji

KQZ: 88% e fletëvotime janë dorëzuar te votuesit jashtë Kosovës

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026-ës

Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm i mirë

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës

Kosova Times April 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Doktrina bërthamore ruse – çështja e vijës së kuqe

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Gjobë ndaj shoferit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj
Avdiaj e Dresheviq protagonistë te klubet
IKD: Shteti t’i harmonizojë pensionet me koston e jetës siç e garanton ligji
Hoxha: E bindur që ky shesh do të buçojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?