By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DnV: Zgjedhjet në veri nuk garantojnë legjitimitet politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DnV: Zgjedhjet në veri nuk garantojnë legjitimitet politik
Ballina 1Lajme

DnV: Zgjedhjet në veri nuk garantojnë legjitimitet politik

Kosova Times
Last updated: 2023/04/23 at 7:37 PM
Kosova Times Published April 23, 2023
Share
SHARE

Organizata Demokracia në Veprim (DnV) tha se refuzimi i partive serbe dhe tërheqja e kandidatëve nga gara zgjedhore bëri që zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, të bojkotoheshin nga votuesit serbë.

DnV ka vëzhguar zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Përveç zgjedhjes së kryetarëve të rinj, qytetarët në këto komuna, të banuara me shumicë serbe, votuan edhe për përbërjet e reja të asambleve komunale në Leposaviq dhe Zveçan.

“Sa i përket administrimit të zgjedhjeve, është vërejtur një improvizim i procesit zgjedhor, duke nisur nga zhvillimi i zgjedhjeve në kontejnerë, që kanë zëvendësuar rreth 70 për qind të qendrave të zakonshme të votimit”, tha DnV.

Nga 19 qendra të votimit, të hapura për zgjedhjet e 23 prillit, 13 prej tyre u vendosën në kontejnerë.

Sipas DnV-së, vendosja e kontejnerëve përgjatë rrugëve magjistrale, larg zonave të banuara, i ka bërë më vështirë të arritshme qendrat e votimit nga votuesit potencialë.

DnV tha se është vërejtur një dalje më e madhe në zgjedhje në zonat e banuara nga shqiptarët.

“Në këtë mënyrë, ndonëse zgjedhjet plotësuan kriteret minimale ligjore, ato nuk garantojnë legjitimitet politik e përfaqësues të institucioneve që do të prodhohen nga to”, tha kjo organizatë.

Sa i përket sigurisë, ajo sipas DnV-së u garantua nga Policia e Kosovës dhe se“procesi zgjedhor është përmbyllur pa asnjë incident apo kërcënim të integritetit të procesit zgjedhor”.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – që i referohen daljes në zgjedhje deri në orën 15:00 – numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës ka qenë i ulët, përkatësisht 2.4 për qind.

Në garë për katër kryetarët e rinj në veri morën pjesë dhjetë kandidatë dhe vetëm një prej tyre ishte nga komuniteti serb.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi kryetarët e këtyre komunave – të gjithë nga radhët e Listës Serbe – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times April 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Pres takime të vështira në Bruksel

Kosova Times Kosova Times October 25, 2023
Sa e vjetër është toka?
Njerëzit e emëruar nga Trump për kabinetin morën një numër të madh kërcënimesh – FBI u përfshi në hetime
Zbulohet pllaka përkujtimore e Nekibe Kelmendit brenda selisë së LDK-së
Ish-kryeministri Hoti takoi presidenten e Tajvanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?