By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E djathta në Serbi proteston kundër marrëveshjes me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > E djathta në Serbi proteston kundër marrëveshjes me Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

E djathta në Serbi proteston kundër marrëveshjes me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/04/23 at 10:55 AM
Kosova Times Published April 23, 2023
Share
SHARE

Mbështetësit e katër partive të krahut të djathtë u mblodhën më 22 prill në Novi Sad të Serbisë, duke kërkuar anulimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe dorëheqjen e zyrtarëve në Serbi.

Tubimi, në të cilin morën pjesë disa qindra qytetarë, u thirr nga partitë parlamentare: Partia e Re Demokratike, Dveri, Zavetnici dhe Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë.

Protestuesit bënë thirrje për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet.

Ata mbanin flamuj të Serbisë dhe flamuj tradicionalë të Vojvodinës, ndërsa u panë edhe disa flamuj rusë.

Në pankartat e tyre lexohej: “Sot Kosova, nesër Vojvodina” dhe “Vuçiq, dorëheqje”.

Më 18 mars në Ohër, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila u arrit gojarisht në fund të shkurtit.

Kjo marrëveshje nuk parasheh njohje të ndërsjellë midis dy vendeve, por kërkon nga to që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshja, po ashtu, u kërkon palëve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila shpesh është bërë shkas i përplasjeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Partitë e krahut të djathtë në Serbi kundërshtojnë çdo dialog me Kosovën dhe kanë organizuar një tubim të ngjashëm edhe në Beograd, në muajin mars.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times April 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE kërkon që në Serbi të ketë përgjegjësi për krimet e luftës e jo të dënohen ata që protestojë

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
FBI: Krimet e dhunshme bien për të dytin vit radhazi
Kritikohet këngëtarja shqiptaro-amerikane
Sulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit
Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, ndërsa rriten shpresat për negociata armëpushimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?