Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – mbahen sot zgjedhjet e parakohshme lokale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hapë 19 qendra votimi – shumica në kontejnerë.
Në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb.
Ajo është Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të Zveçanit.