By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pjesëmarrje e zbehtë në votime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pjesëmarrje e zbehtë në votime
Ballina 1Lajme

Pjesëmarrje e zbehtë në votime

Kosova Times
Last updated: 2023/04/23 at 9:56 AM
Kosova Times Published April 23, 2023
Share
SHARE

Raportohet për pjesëmarrje të ulët në votime për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Gazetarja Sandra Cvetkoviq thotë se në një vendvotim në Zveçan, ku ka votuar kandidatja për kryetare e kësaj komune, Sllagjana Pantoviq, nuk ka votuar deri më tash askush tjetër përpos saj.

Ngjashëm raportohet të jetë situata edhe në komunat e tjera: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Sipas korrespondentëve, votues shihen vetëm në ato lagje ku jeton komuniteti shqiptar.

Policia: Kemi marrë masa për siguri dhe mbarëvajtje të zgjedhjeve

Policia e Kosovës përsëriti të dielën se ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.

Në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – që të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe – po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë procesin.

“Serbët duhet t’i shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë në këtë proces të paligjshëm zgjedhor, që është kundër interesave të popullit serb”, tha Lista Serbe.

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Beogradi është ai që po i frikëson serbët nga veriu që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Policia e Kosovës i inkurajoi qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor e të tjera.

Vetëm një nga dhjetë kandidatët në garë zgjedhore është serbe, pasi një serb tjetër është tërhequr.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur disa kontejnerë për mbledhjen e votave, përgjatë rrugëve kryesore në veri.

Nis hapja e vendvotimeve

Pak minuta pas orës 7:00 kanë nisur të hapen disa qendra të votimit në pjesën veriore të Kosovës, ku sot zhvillohen zgjedhjet e parakohshme lokale.

Në disa të tjera ka vonesa, për shkak të, siç raportohet, mosmbërritjes së materialit zgjedhor.

Nëntëmbëdhjetë qendra votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore për zgjedhjet e sotme lokale në pjesën veriore të vendit.

Të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej tyre të vendosura në kontejnerë. Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095.

Pritjet janë që pjesëmarrja të jetë e ulët, meqë Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila vetë nuk do të marrë pjesë në zgjedhje – ka bërë thirrje për bojkotim të procesit.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times April 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hovenier mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
Raportet thonë se trupat e Koresë së Veriut janë tërhequr pas humbjeve të rënda në Kursk
Drashkoviq: Rezoluta e Vulin është marrëzi që nuk duhet marrë parasysh
Hamasi e liron grupin e dytë të pengjeve pas një dite të tensionuar
A e dini trukun për të bërë kërpudhat më të shijshme ndonjëherë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?