By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ja si duket treni i shkatërruar. Rusët pritën qëllimisht që të mbërrinte ndihma dhe më pas sulmuan për herë të dytë.
October 4, 2025
Kurti në Skivjan premton vende të reja pune për të rinjtë e Gjakovës
October 4, 2025
Prishtina mposht Ballkanin, Llapi del me pikë të plota nga Malisheva
October 4, 2025
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen të hënën në Durrës
October 4, 2025
Deklaratat e Vuçiqit për luftë, reagon Presidenca e Kosovës
October 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE: Zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE: Zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike
Ballina 1Lajme

BE: Zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike

Kosova Times
Last updated: 2023/04/24 at 1:32 PM
Kosova Times Published April 24, 2023
Share
SHARE

Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet e parakohshme lokale, të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike” për këto komuna të banuara me shumicë serbe.

“Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione, dhe që Kosova të mundësojë kthimin e tyre. Puna në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Në zgjedhjet për kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk morën pjesë partitë serbe.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – përveç se nuk mori pjesë në zgjedhje, bëri thirrje edhe për bojkotimin e tyre.

Dalja në zgjedhje ishte pak më shumë se 3 për qind, dhe dy komuna u fituan nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e dy të tjerave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

BE tha se zgjedhjet lokale – që u mbajtën për shkak të dorëheqjeve të kryetarëve nga Lista Serbe nëntorin e kaluar – u zhvilluan “në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe që të gjitha përpjekjet u bënë që ato të zhvilloheshin në një mënyrë të rregullt”.

Por, blloku evropian tha se ky proces nuk mund të konsiderohet si “proces i mirëqenë” për shkak të daljes së ulët në zgjedhje.

Popullata serbe gjerësisht bojkotoi zgjedhjet për katër kryetarët e rinj dhe për zgjedhjen e përbërjeve të reja të asambleve komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

“Është imperative dhe ne bëjmë thirrje urgjentisht që të rivendoset situara ku serbët e Kosovës marrin pjesë në mënyrë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe gjyqësor në veri të Kosovë. Për këtë nevojë urgjente për një dialog serioz midis Qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës. Deri më tani është bërë pak përparim në këtë drejtim. Prandaj, duhet që palët të luajnë rolin e tyre dhe të përmbushin obligimet e tyre”, u tha në reagimin e BE-së.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet, për shkak të një plani të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat jolegale serbe me ato të Kosovës.

You Might Also Like

Kurti në Skivjan premton vende të reja pune për të rinjtë e Gjakovës

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen të hënën në Durrës

Deklaratat e Vuçiqit për luftë, reagon Presidenca e Kosovës

‘Miqtë e Amerikës’ për iniciativën e senatorëve amerikan: Qëndrim i drejtë

Sallahu: Mbi 12 milion € pasuri e konfiskuar, ngrirë e sekuestruar

Kosova Times April 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Latifi: Po punohet për të ngritur standardizimin e shërbimeve kirurgjike

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
Një ekspert i jetëgjatësisë zbuloi 4 suplementet që merr çdo ditë
Borrell: Tensionet në Bregun Perëndimor, pengesë për zgjidhjen me dy shtete
Vdes çlirimtari i cili barti në trup për 25 vite 17 plagë nga lufta
KOR thirrje të mos festohet 8 Marsi, pasi festa lidhet me lirinë e gruas dhe “nuk korrespondon me traditën”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?