By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Është detyra jonë të angazhohemi për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në STEM
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Është detyra jonë të angazhohemi për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në STEM
Lajme

Kurti: Është detyra jonë të angazhohemi për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në STEM

Kosova Times
Last updated: 2023/04/24 at 12:45 PM
Kosova Times Published April 24, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot folës kyç në konferencën e parë STEMinists, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.

Në hapje të konferencës, e cila i kushtohet rëndësisë së pjesëmarrjes së vajzave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, pra fushës STEM, kryeministri Kurti tha se përkundër barrierave, e shpesh edhe kundër gjasave, gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut të vlefshëm në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, në këto fusha, që historikisht as nuk janë mirëpritur e as nuk janë vlerësuar.

“Disa zbulime të grave janë të njohura e disa kurrë nuk u morën vesh se janë të tyret. Me gjithë punën e angazhimin e grave pioniere, ato janë ende të nënpërfaqësueara, të papërfaqësuara, por edhe të panjohura fare nganjëherë. Sigurisht që në secilin rast, padrejtësisht”, tha ai, duke shtuar se jo vetëm si feministë, por tash edhe si STEMinistë, është detyra jonë të avokojmë e të angazhohemi për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në STEM dhe të punojmë për një shoqëri dhe shtet, ku çdo person, pavarësisht nga gjinia, ka mundësi të ndjekë ëndrrat.

Karriera në fushat STEM ofron mundësi të jashtëzakonshme. Me më shumë vajza në këto fusha, ne mund të ndihmojmë në mbylljen e hendekut gjinor të pagave dhe t’iu ofrojmë atyre mjetet për të arritur pavarësinë ekonomike. Por, përtej përfitimit personal, siç tha kryeministri, ndikon në përmirësimin e shoqërisë në mënyra të panumërta, në zgjidhjen e problemeve komplekse, zhvillimin e teknologjive, trajtimeve të reja mjekësore, zgjidhjeve të qëndrueshme të energjisë dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Po ashtu, ai potencoi se duke fuqizuar vajzat për pjesëmarrje në këto fusha, ne sigurojmë që ato të jenë pjesëmarrëse në formësimin e së ardhmes, e cila nuk njeh gjini.

Duke qenë se vajzat dhe gratë kanë qenë historikisht të përjashtuara nga fushat shkencore, kryeministri Kurti theksoi se ky përjashtim ka pasur ndikime negative në përparimin e shoqërisë njerëzore. “Tani jemi në kohën kur konsiderohet, që është ajo e revolucionit të katërt industrial, e çdo ditë po shohim zhvillime të reja teknologjike, që i shërbejnë përfaqësimit të barabartë gjinor. Gratë dhe vajzat duhet t’i inkurajojmë që të ndjekin karrierë në këto fusha, duke e zvogëluar hendekun gjinor. Kjo nuk është veçse çështje barazie, por edhe ekonomike e sociale”, tha ai.

Pjesëmarrja aktive e vajzave dhe grave në fushat e STEM ka të bëjë me barazinë dhe drejtësinë. Çdo person, pavarësisht nga gjinia, meriton mundësi dhe trajtim të barabartë në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë arsimimin dhe zgjedhjen e karrierës. Kjo ka të bëjë edhe me inovacionin dhe përparimin. Këndvështrime dhe ide të ndryshme janë të domosdoshme nëse duam të zgjidhim problemet komplekse me të cilat përballet bota. Duke përfshirë vajzat dhe gratë, duke rritur diversitetin në STEM, ne sigurohemi se po shfrytëzojmë gamën e plotë të talentit dhe krijimtarisë njerëzore.

Politika për vajzat dhe gratë në STEM tashmë është futur si politikë e re dhe për herë të parë nga qeveria jonë. Në vitin e parë të qeverisjes janë mbështetur mbi 1000 vajza dhe gra të cilat studiojnë në fushat STEM me mbi 1 milion euro, ndërsa në të dytin me dyfishim të mbështetjes financiare për këto fusha, pra në 2 milionë euro. Në total, gjatë këtyre dy viteve janë përkrahur gjithsej 2,748 vajza që studiojnë në fushat STEM me nga 1.000 euro në vit. Ky është viti i parë i organizmit të Konferencës STEM. Tani e tutja është pjesë e kalendarit vjetor të Qeverisë dhe do të mbahet çdo vit në javën e fundit të muajit prill. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times April 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times Kosova Times July 30, 2024
Rusia has në vështirësi të shesë gazin nga Arktiku
Qyteti italian i “të çmendurve” ku mund të merrni konfirmimin se keni humbur mendjen brenda pak minutash
Krerët e VLEN-it takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Studentja e UP “Kadri Zeka” fituese e çmimit “Ekonomisti i Ri”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?