By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
June 12, 2025
Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion
June 12, 2025
Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor
June 12, 2025
Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri
June 12, 2025
Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 11 të vrarë e të zhdukur në 32 vite, asnjë autor. Si përdoret Konispoli nga grupet kriminale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 11 të vrarë e të zhdukur në 32 vite, asnjë autor. Si përdoret Konispoli nga grupet kriminale
Lajme

11 të vrarë e të zhdukur në 32 vite, asnjë autor. Si përdoret Konispoli nga grupet kriminale

Kosova Times
Last updated: 2023/04/26 at 11:47 AM
Kosova Times Published April 26, 2023
Share
SHARE

Zhdukja prej 20 ditësh pa nam e nishan e dy 46-vjeçarëve në Sarandë  Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi dhe dyshimet se janë vrarë e groposur në Konispol, ka rikthyer sërish në skenë misterin 32-vjeçar që mbulon zonën në të cilën shteti duket se është “dorëzuar” përballë krimit e trafiqeve.

Kufoma të zhdukura, të vrarë e të varrosur pa kokë, mjete të djegura pas krimeve e lumenj droge. Kjo është historia e zonës me 13 fshatra, 5 prej të cilave janë bërë prej vitesh objekt i krimit të organizuar.

Në fshatrat e Bashkisë Konispol të çojnë 3 rrugë, ajo e Butrintit, e Qafës së Soronesë dhe e Urës së Kranesë. Kjo zonë lidhet me Europën përmes rrugëve detare e tokësore në një sipërfaqe të gjerë, duke lehtësuar kështu veprimtarinë e paligjshme të grupeve kriminale të trafikut të drogës, klandestinëve e automjeteve.

TË ZHDUKUR E TË VRARË PA ASNJË AUTOR

Historia e vrasjeve makabre në zonë nis në dhjetor 1991, kur ish-efektivi i “Briskut”, 30-vjeçari Robert Shero, u gjet i vdekur ne Qafë të Likojanit, midis Konispolit dhe Igumenicës. Ai dyshohet se ishte helmuar pasi nga goja i dilnin krimba dhe trupi i tij ishte braktisur në kufi. Kjo vrasje rezulton edhe sot e pazbardhur, raporton “BalkanWeb”.

Në gusht 1998 ekzekutohet me Kallashnikov në vendin e quajtur “Kataeto” oficeri i policisë së Sarandës, Vladimir Bejdo, 30 vjeç. Trupi i Bejdos u gjet pas një jave më vonë i fshehur në një pus në kufirin greko-shqiptar, konkretisht në Sajadhë, Igumenicë. Kjo vrasje rezulton edhe sot e pazbardhur.

Vladimir Bejdo

Në 8 tetor 2005 në “Vasilikua” Konispol, u gjet trupi i 45-vjecarit Zihni Myderizi. Trupit të tij i mungonte koka. Ngjarja dyshohet se kishte si motiv larjen e hesapeve. Viktima varroset pa kokë dhe prej asaj date nuk është gjetur as koka e as autorët. Hetimet janë kryer nga shumë sektorë të Policisë, madje hetimet janë shtrirë deri në Greqi por pa sukses.

Zihni Myderizi

Në 3 nëntor 2005 zhduket në malet në kufirin greko-shqiptar, 33-vjeçari Armond Ndreca nga Reçi i Mirditës. Ai ishte nisur me një grup personash për të trafikuar drogë dhe dyshohet se gjatë transportit për shkak të konflikteve, është ekzekutuar. Trupi i tij nuk është gjetur dhe ai rezulton i zhdukur.

Armond Ndreca

Në 17 qershor 2015, një “BMË” X5 futet mes njerëzve në shëtitoren e Sarandës. Ridvan Lamaj po pinte një kafe, kur nga njerëzit e automjetit ftohet për t’u futur brenda e më pas rrëmbehet. Nga ky moment, familja e 37-vjeçarit Lamaj, baba i dy fëmijëve, nuk di më asgjë për të. Hera e fundit që është fiksuar nga kamerat mjeti i rrëmbyesve është në afërsi të fshatit Mursi të Bashkisë, Konispol. Lamaj dyshohet të jetë groposur në zonë ose të jetë hedhur në det.

Ridvan Lamaj

Në 9 maj 2016 në Igumenicë, iu pre koka 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili sipas informacioneve frekuentonte edhe zonën e Konispolit në Sarandë. Shkak ishte prishja e pazareve të drogës. Koka e viktimës nuk u gjet kurrë.

Bledar Terpollari

Prej 9 tetorit 2016 rezulton i zhdukur 30-vjeçari nga Ksamili, Leonidha Bilero. Familjarët e tij atëherë ngritën dyshime se djali mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike. Ksamili rezulton në kufi me territorin e Bashkisë Konispol.

Leonidha Bilero

Në 6 qershor 2021 ekzekutohet pranë banesës së tij në Ksamil 40-vjeçari Gramoz Mema. Mjeti i krimit, tip “Ford” u gjet disa ditë më pas i djegur në “Kataeto” të Bashkisë Konispol. Mjeti rezultoi i vjedhur në Greqi. Ngjarja rezulton ende e pazbardhur.

Gramoz Mema

Prej 14 dhjetorit 2021 Fatjon Doda nga fshati Shëndëlli, Bashkia Konispol, sot 24 vjeç, rezulton i zhdukur. Motra e tij e denoncoi të humbur në janar 2022. Një ndër pistat e hetuara është ajo e përfshirjes së të riut në trafikun tokësor ose detar të drogës drejt Greqisë.

Fatjon Doda

You Might Also Like

U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit

Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion

Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor

Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri

Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim ambasadorin e Francës

Kosova Times April 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia lëshoi ​​28 dronë dhe tre raketa në Ukrainë gjatë natës

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Drita e përforcon repartin mbrojtës
Biden nënshkroi dekretin në lidhje me Ballkanin Perëndimor: Sanksione për të gjithë ata që minojnë paqen, sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendeve të rajonit
Fëmijët e Gazës nën kërcënimin e urisë
Komisioni votoi Projektligjin për sëmundjet ngjitëse, bojkotohet opozita
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?