By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova inicion aderimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova inicion aderimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
Ballina 2Lajme

Kosova inicion aderimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Kosova Times
Last updated: 2023/04/26 at 4:27 PM
Kosova Times Published April 26, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka miratuar një projektligj që mundëson nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), me seli në Hagë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së ekzekutivit më 26 prill tha se aderimi në këtë komision do të rrisë mundësitë e bashkëpunimit rajonal për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve të Kosovës, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë më 1998/99.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ICMP-ja ka qenë e angazhuar në Kosovë që nga vitet e para të pasluftës.

“Kosova, me aderimin në këtë komision, zgjeron rrjetin e organizatave ndërkombëtare në të cilat është anëtare dhe konsolidon subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar, vepron në bazë të konkluzave të aprovuara në samitin e Londrës më 2018 për Ballkanin Perëndimor, ku është përkrahur prioritizimi i çështjes së personave të zhdukur”, tha ai.

“Prandaj, aderimi i Kosovës në këtë organizatë do t’i jepte shtysë zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, shtoi Bislimi.

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur është organizatë ndërkombëtare, por nuk është pjesë e sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Mandati i këtij komisioni është që të ofrojë bashkëpunimin e qeverive dhe autoriteteve të tjera me synim të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur – kryesisht shqiptarë.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times April 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Berisha: Ditë historike! Pjesëmarrja është nga më të denjat pavarësisht presionet, vota do peshohet

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
Numri i vrasjeve në Rusi u rrit për herë të parë në 20 vjet
Gërvalla takohet me ambasadorët jorezident të Malajzisë dhe Lituanisë, bisedojnë për shkëmbimin e përvojave inovative
Avokati i Popullit: Tarifat e reja e vendimi për treg ndikon te qytetarët
Moti sot, i vranët dhe me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?