By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 tetor 2025
October 19, 2025
Nesër edicioni i nëntë i Maratonës së Tiranës
October 18, 2025
Protesta masive kundër Trump në Amerikë dhe në mbarë botën. Ai shkoi të luante golf
October 18, 2025
Amerikanët publikojnë videon e sulmit në Karaibe
October 18, 2025
Tiranë, Ministria e Mbrojtjes me projektvendimin për produktet e torturës
October 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Masa arresti për të dyshimtit për shitblerje të narkotikëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Masa arresti për të dyshimtit për shitblerje të narkotikëve
Lajme

Masa arresti për të dyshimtit për shitblerje të narkotikëve

Kosova Times
Last updated: 2023/04/26 at 10:07 AM
Kosova Times Published April 26, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e sektorit qendror të DHTN-së në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe punës operative në terren, ka pranuar informatën se dy persona të dyshuar kanë hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe se të njëjtit kanë sjellë një sasi të narkotikëve, me qëllim të shitblerjes së tyre.

“Të njëjtit kanë qenë në një veturë me targa të Shqipërisë, ku edhe janë ndaluar nga hetuesit policorë dhe gjatë kontrollit fizik tek personi i parë i dyshuar S. Ç. (1966), shtetas i Shqipërisë, janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pako të vogla me heroinë me peshë prej 21 gramëve dhe një pako me kokainë me peshë prej 36 gramëve, 100 euro, si dhe një telefon celular”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje në njoftim thuhet se është identifikuar edhe banesa e të dyshuarit të dytë, S. U. (1969), shtetas i Shqipërisë, ku në konsultim me prokurorin e Shtetit është bastisur – kontrolluar banesa e tij, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së.

“Gjatë bastisjes në banesën e tij, në cilësi të provës materiale, është gjetur dhe është sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 61 gramëve si dhe një peshore digjitale. Po ashtu tek i dyshuari i dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë si dhe 150 euro, si dhe është sekuestruar vetura me targa të Shqipërisë”, thuhet ne njoftim.

Sipas njoftimit, sasia e përgjithshme e sekuestruar e narkotikëve është 82 gramë heroinë në vlerë të tregut prej 1640 euro si dhe 36 gramë kokainë në vlerë të tregut prej 3600 euro.

“Po ashtu bashkë me të dyshuarit ishte edhe një person tjetër V. P. (1987), i cili ka rezultuar që ka urdhërarrestit aktiv për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, i cili është dorëzuar stacionit policor Jugu në Prishtinë për procedurë të mëtejme.  Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit nga Drejtoria e Forenzikës, të cilët kanë bërë evidentimin, paketimin e dëshmive në vend të ngjarjes, e po ashtu është bërë kontroll edhe nga Njësia K9”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Po ashtu Policia thotë se të dy të dyshuarit janë shoqëruar dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe se në konsultim me prokurorin kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

You Might Also Like

Tiranë, Ministria e Mbrojtjes me projektvendimin për produktet e torturës

Basha viziton anëtarët e aksidentuar të KQZ-së, u ofron mbështetje

Kurti: Janusz Bugajski, zë i arsyes dhe mik i Kosovës

Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori Atdhe Gashi

Ambasador Shabani dhe vëzhguesit evropian me mision të suksesshëm vëzhgimi të zgjedhjeve

Kosova Times April 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ENGIM organizon tryezë të rrumbullakët me shoqërinë civile në Shkodër

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Tmerr në Francë: Gjenden kufomat e një gruaje dhe katër fëmijëve të saj, kërkimi i babait vijon
Casillas shpreson që Vinicius të qëndrojë te Real Madridi
Kovaçevski: Ballkani i Hapur nuk duhet ta frikësojë askënd
Nis asfaltimi i rrugës “Habib Berisha” në Malishevë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?