By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreh miliarda herë në jetë pa asnjë pushim, misteret e funksionimit të zemrës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Rreh miliarda herë në jetë pa asnjë pushim, misteret e funksionimit të zemrës
Shëndetësi

Rreh miliarda herë në jetë pa asnjë pushim, misteret e funksionimit të zemrës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/26 at 9:29 AM
Kosova Times Published April 26, 2023
Share
SHARE

Nga Matt Hrodey
Zemra është ndoshta organi më elastik i trupit, dhe bashkë me trurin, është më i rëndësishmi për jetën e njeriut. Zemra e grave, e cila peshon rreth 230 gramë, rreh 100.000 herë në ditë (2.5 miliardë herë në jetë), duke e pompuar gjakun me forcën e nevojshme sa për të shtrydhur një top tenisi.

Kaq gjak mjafton që gjatë jetës së një 80-vjeçareje të mbushë 100 pishina me përmasa olimpike. Për të ruajtur këtë ritëm marramendës, zemra ushqehet nga furnizimi i saj me gjak, duke konsumuar rreth 5 për qind të oksigjenit të trupit, ndërsa përbën rreth 0.5 për qind të masës së tij.

Në bazë të peshës, zemra ka kërkesat më të mëdha për energji se çdo organ tjetër i njeriut.
“Zemra është ndoshta organi më aerobik që kemi”, thotë Geri Lopashuk, profesor në Qendrën e Kërkimeve Kardiovaskulare në Universitetin e Albertës, Kanada.

Qëllimi i vetëm i zemrës është të tkurret, duke dërguar gjak çdo ditë nëpër 96.000 km enë tëpërmasave të ndryshme. Ajo është aq e përkushtuar ndaj këtij misioni, saqë vazhdon të rrahë edhe pasi të ketë vdekur truri, siç ndodh me dukurinë e “kufomave me zemra që rrahin”.

 

Në këtë rast, trupat mbahen gjallë me oksigjen dhe lëndë ushqyese, në mënyrë që organet të mund të merren për transplantim. “Ju mund ta hiqni zemrën nga trupi, dhe ajo do të rrahë ende nëse i jepni karburantin e duhur”- thekson Lopashuk. Po si funksionon ky organ?

 

Në pjesën më të madhe, zemra mbështetet tek oksigjeni për të prodhuar adenozin trifosfatin(ATP), një burim thelbësor i energjisë. Rezervat e saj të energjisë qëndrojnë në një ekuilibër delikat:pa sasi të re ATP-je, rezervat mbarojnë për 2–3 sekonda dhe muskuli i zemrës nuk mund të tkurret më, duke shkaktuar një atak në zemër.

Për ta mbrojtur veten nga mungesa, zemra punon duke marrë infuzione të qëndrueshme të gjakut të oksigjenuar nga mushkëritë aty pranë. Për të mbrojtur më tej veten, zemra ka nevojë për lëndë ushqyese për të prodhuar energji, përfshirë acidet yndyrore, karbohidratet, proteinat dhe ketonet.

“Zemra është një omnivor. Ajo do të përdorë pothuajse çdo lloj energjie”- nënvizon eksperti.Acidet yndyrore përbëjnë deri në 90 për qind të prodhimit të ATP-së, pasi ofrojnë një burim të besueshëm energjie, por zemra ka një plan rezervë. Gjatë periudhave të kequshqyerjes, ajo përdor rezervat e glukozës dhe riciklon molekulat e laktozës, për të marrë energjinë që i nevojitet.

Me energjinë që merr, zemra e vazhdon punën e saj të pavarur nga truri, me një ritëm bazë që varion nga 60 deri në 100 rrahje në minutë, në varësi të individit. Ashtu si gjitarët e tjerë, njerëzit kanë një grup të veçantë qelizash të zemrës, të ndërtuara për të prodhuar një sinjal elektrik të rregullt, që e transmetojnë atë tek gjithë zemra.

Duke ndjekur rrugë të veçanta, sinjali kontrakton atriumet e sipërme dhe më pas barkushet e poshtme për të pompuar gjakun nga zemra. Me përjashtim të vdekjes apo ndërlikimeve të tjera, ky proces nuk ndalet asnjëherë. Qelizat e stimuluesit kardiak, thithin në mënyrë të përsëritur jonet e natriumit, duke i bërë ata të aktivizohen siç ndodh me neuronet, duke dërguar sinjal pas sinjali.

Një studim i vitit 2014, përshkruan një eksperiment në të cilin studiuesit kultivuan qeliza kardiake nga qelizat burimore njerëzore, dhe panë se si ato “vetë-montoheshin” në një pjesë të hollë indi kardiak që “rrihte spontanisht”. Ky proto-organ punoi me rreth 70 rrahje në minutë, brenda intervalit normal, për rreth 1 muaj.

Edhe kur zemra funksionon keq, ajo e vazhdon punën me pak ose aspak efekte anësore të rënda. Gati 45 për qind e të gjitha sulmeve në zemër prodhojnë efekte të buta “të heshtura”, që të sëmurët i ngatërrojnë me një gjendje tjetër, siç është lodhja fizike ekstreme.

Në disa raste, qelizat e stimuluesit kardiak mund të ndalojnë përkohësisht dhe të kenë një “pauzë sinusoidale” beninje, përpara se të vazhdojnë punën si më parë. Ose mund të shfaqin një ritëm të pazakontë, një gjendje që mund të mos kërkojë trajtim mjekësor.

Kështu në vitin 2012, një ritëm i paprecedentë preku zemrën e një pacienti në Spitalin Shën Vincent në Uorçester të Bostonit, SHBA, më një normë 600 rrahje në minutë, ose rreth 10 herë më shumë se sa ritmi i zakonshëm. Deri atëherë, ekspertët mendonin se rrahjet maksimale të zemrës mund të arrinin deri në 300 në minutë.

Megjithatë për 20 sekonda, një 57-vjeçar tetraplegjik kishte prodhuar një elektro–kardiogram që i ngjante majave të një krehri me dhëmbë të imët. Në fillim, ai ishte shtruar në spital pasi vuante nga dhimbjet e gjoksit dhe qëndroi disa net pasi gjendja e tij u përmirësua. Më pas dhimbjet i nisën sërish, dhe mjekët zbuluan një aritmi në zonat atriale dhe ventrikulare të zemrës së tij.

Pas një dhimbje të fortë në gjoks, burri humbi ndjenjat, dhe leximi i rimit të zemrës së tij nisi të rritet çdo 100 milisekonda, aq shpejt sa mund të pulsojë syri mesatar i njeriut. Pas rreth 20 sekondash, shkalla e rrahjeve ra nga 600 në 300, dhe papritmas në një nivel normal.

Pas dy ditësh rrahje zemre të jashtëzakonshme, burri doli nga spitali, teksa mjekët mbetën ende të habitur se si një zemër njeriu kishte rrahur me një ritëm prej rreth 10 herë në sekondë. Kryqëzimi atrioventrikular, mund të aktivizohet vetëm çdo 0.2 sekonda, duke kufizuar rrahjet e zemrës në rreth 300 rrahje në minutë. Atëherë, çfarë e kishte lejuar aritminë të dilte jashtë kontrollit? Mjekët hipotetizuan se burri duhet të ketë pasur lidhje të pazakonta elektrike në zemrën e tij, së bashku me një lloj shqetësimi nervor autonom që lidhet me kuadriplegjinë e tij.

Rastet e rrahjeve të zemrës mbi 300 janë të rralla, por jo të padëgjuara. Në vitet 1940, rrahjet e zemrës së një gruaje u rritën në 310 në minutë dhe qëndruan në atë nivel për rreth 12 orë pa i marrë jetën. Në një rast tjetër u regjistruan 303 rrahje në minutë për një ditë e gjysmë.

Në vitin 2018, një djalë 10-vjeçar anglez regjistroi 301 rrahje në minutë dhe sërish mbijetoi, një rezultat i një shtegu të veçantë të sinuseve në zemrën e tij. Nga rasti i 600 rrahjeve për minutë, mjekët nuk mësuan asgjë më shumë, pasi burri refuzoi t’i nënshtrohej një studimi elektrofiziologjik,për të testuar funksionimin elektrik të zemrës së tij. Megjithatë ata e dinin:masat e tij mbrojtëse e kishin nxitur punën e pazakontë të zemrës për 20 sekonda,përpara se të rikthehej në normalitet. /Discover Magazine/

You Might Also Like

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

AUV del me një sqarim për Ethet Hemorragjike Krime-Kongo

Ky ilaç natyral kundër fryrjes e zgjidh problemin në një kohë të shkurtër dhe është bërë me vetëm tre përbërës

Klinika e Onkologjisë: Furnizimi me barna është mbi 90% të mbulueshmërisë

Ilaçi i ri ngadalëson përparimin e kancerit të pashërueshëm të gjirit: “Më ktheu 4 vjet mbrapa”

Kosova Times April 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina mori 3.9 miliardë dollarë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara

Kosova Times Kosova Times August 5, 2024
Borrell në Kroaci flet për dialogun Kosovë-Serbi
Shtetet e Bashkuara mbështetën Qendrën për Hetimin e Krimeve Ruse në Ukrainë
Kurti: Dardanët i dalin zot Kosovës
Ushtria ruse filloi të tërhiqej nga Bakhmut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?