By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zhvillimet e fundit në KEK, përplasin pozitën e opozitën në Kuvend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zhvillimet e fundit në KEK, përplasin pozitën e opozitën në Kuvend
Ballina 1Lajme

Zhvillimet e fundit në KEK, përplasin pozitën e opozitën në Kuvend

Kosova Times
Last updated: 2023/04/26 at 3:29 PM
Kosova Times Published April 26, 2023
Share
SHARE

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me përplasje ndërmjet dy taborëve, pozitës e opozitës rreth rrethanave të reja në Korporatën Energjetike të Kosovës. E thirrur nga opozita pas arrestimit të ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, seanca menjëherë kaloi në akuza për korrupsion nga ana e opozitës dhe nga kundër-akuza e koalicionit, për gjykim publik ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, i cili tashmë është në paraburgim.

I pari në emër të opozitës rezymenë për KEK-un dhe sistemin energjetik e paraqiti deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili akuzoi Qeverinë se në KEK ka instaluar njerëz politik, që kanë punuar me direktiva politike. Ai tha se drejtori i pezulluar ka dhënë kontrata njëburimore duke e dëmtuar me  miliona euro buxhetin e Kosovës.

Madje Shala tha se në KEK kanë paguar ekspertë me nga 12 mijë euro në ditë, për ekspertiza që ia quan tejet të dyshimta.

Ndërsa shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kursi-Lila akuzoi opozitës se po mundohet t’i bëj gjykim publik Nagip Krasniqit. Madje ai akuzoi edhe Kuvendin që, siç tha, po i shërben pak qëllimit e ma shumë imitimeve  të dobëta.

“Opozita po mundohet të shfrytëzojë mekanizmin e vetëm që e ka, atë të prokurorisë duke e shfrytëzuar Kuvendin edhe si gjykatore. Ka mbetur vetëm ta sjellim Nagip Krasniqin duarlidhur në Kuvend për t’ia bëtë gjyqin”, tha Kusari-Lila, sipas të cilës, opozita me vetëdije po përzihet në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri tha se janë 30 kontrata një burimore që janë nënshkruar në KRK me qindra miliona euro të dyshuara, e për këtë ai tha se deputetja Kusari-Lila, ndjehet e shqetësuar. “30 kontrata një burimore ku anashkalohet  prokurimi e konkurrenca. Vetë njëra është 55 milionë euro”, tha Tahiri, sipas të cilit, korrupsioni në KEK është evident.

Kurse Driton Selmani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se si LDK nuk deklarohen rreth heshtjeve konkrete që janë objekt trajtimi ne proceset që zhvillojnë institucionet e drejtësisë, sepse ato, sipas tij, i takojnë një pushteti krejtësisht të pavarur dhe si të tilla duhet të respektohen nga të gjithë.

Selmani deklaroi se arsyeja pse LDK është bërë pjesë e thirrjes e kësaj seance të jashtëzakonshme ka të bëjë me logjikën abuzuese dhe korruptive që Qeveria Kurti ka karshi ndërmarrjeve publike dhe në rastin konkret ndaj KEK-ut si ndërmarrje vitale për shtetin e Kosovës

“LDK vlerëson se të gjithë duhet të përshëndesim çdo aksion të policisë së Kosovës dhe organeve përcjellëse që kanë për qëllim ti luftojnë rastet korruptive dhe aktivitetet kriminale ku do që ato ndodhin”, tha Selmani, duke shtuar se është detyrë e jona që ti mbështesim institucionet e pavarura të rendit dhe ligjit dhe që të bëjnë punën e tyre për ndërtimin e shtetit dhe të së drejtës.

Ai tha se duhet të hetohen të gjitha kontratat e negociueshme dhe të gjitha proceset e prokurimit që kanë ndodhur gjatë menaxhimit të KEK-ut nga kjo qeveri dhe vartësit e saj.

E Ramush Haradinaj kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë seancës tha se e ka paralajmëruar rrezikun e lidhjeve të shkurta, si korrupsioni ma i rrezikshëm për të cilin VV është përcaktuar, e që sipas tij Vetëvendosje  ka aplikuar një model korruptiv të lidhjeve të shkurta.

Haradinaj tha se kur në një bord ku ka shumë interesa financiare aty vendosen dostat, ata që janë dosta të vendimmarrësve.

“Kryeministri personalisht i ka intervistuar këta dosta. Kuptoni vetëm pak pse kryeministri del në këtë foltore dhe e mbron dostin dhe jo prokurorin”, tha Haradinaj.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ne debatin e thirrur për arrestimin e Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit tregoi se që Krasniqi është pezulluar mbrëmë nga pozita e Kryeshefit deri në një vendim tjetër, dhe se për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve të ndërmarrjes bordi ka emëruar Përparim Kabashin si ushtrues detyre ne pozitën e kryeshefit dhe të cilit i barten të gjitha kompetencat e për menaxhimit.

Rizvanolli vazhdoj fjalimin e saj për të arriturat dhe mbarëvajtjen e punëve në KEK.

Ajo tha se KEK e ka mbyllur vitin 2022 me shumë suksese, duke përfshirë këtu fitimin rekord prej 107.7 milionë euro, me një plan të realizuar në masë prej 97përqind të prodhimit të planifikuar që është shumë i lartë, duke marrë parasysh të gjitha sfidat dhe krizat energjetike.

E në fund Rizvanolli, i ka pyetur deputetët nga opozita se si është e mundur që ata të dinë kaq shumë rreth tenderëve.

Haxhiu e Haradinaj, përplasje “për lidhjet e shkurta në qeverisje”

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i ka reaguar kryetari të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili akuzoi qeverinë duke u thënë se kanë krijuar modelin e korrupsionit dhe se në të ka edhe ministra.

Ajo, iu drejtua Haradinajt duke i thënë se një prokuror shkaku i tij e ka lëshuar vendin, duke përmendur Elez Blakajn. “Kur flasim për krim e korrupsion vetëm me ta pa pasurinë tende është mjaftueshëm me kuptua se kush është i përfshirë në krime e korrupsion”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa Haradinaj tha se ministrja Haxhiu është një prej dostave dhe i kanë dostat nëpër krejt institucionet vendimmarrëse. “Albin Kurti me vetëdije, pra me vetëdije ka krijuar modelin e korrupsionit lidhje e shkurtë e korrupsionit dhe aty ka shti dostat e tij dhe një prej tyre është ministrja”, ka thënë ai.

Krasniqi: Mos e mbroni korrupsionin, nesër do të skuqeni për këto veprime

Ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Qeveria Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë. “Po flasim për dyshime të keqpërdorimeve për 72 milionë euro. Keqpërdorimi i këtyre është vazhdim i keqpërdorimit të qindra milionave euro. Të gjitha këto shpërfaqin dy gjëra: Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë dhe; qytetarët e Kosovës sot e kanë jetën më të vështirë si pasojë e këtyre abuzimeve sepse me këto para ka pasur mundësi të bëhen përmirësime të jashtëzakonshme në çdo sektor”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai madje akuzoi ligjvënësit e koalicionit që po e mbrojnë drejtorin e pozulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi. “Mos e mbroni korrupsionin, sepse nesër do të skuqeni çfarë veprimi po bëni sot”, tha ai.

You Might Also Like

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

Kosova Times April 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Sondazhi i ri: Harris, Trump me mbështetje të barabartë për votën popullore

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Vihet gurthemeli i shkollës me modalitetin publiko-privat, Rama: Do të rritet cilësia në arsim
Vendi me zbavites në botë: Një lagje e lezetshme që ia vlen të hipësh në aeroplan dhe të udhëtosh
Varhelyi: Mali i Zi, vendi kandidat më i avancuar në negociatat për anëtarësim
Çfarë shkruan shtypi gjerman për Ballkanin Perëndimor dhe BE: Është koha që të dyja palët të luajnë letra të hapura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?