By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si i kujtojnë më të dashurit? – Rrëfime nga familjarët e të zhdukurve në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Si i kujtojnë më të dashurit? – Rrëfime nga familjarët e të zhdukurve në Kosovë
Ballina 1Lajme

Si i kujtojnë më të dashurit? – Rrëfime nga familjarët e të zhdukurve në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/28 at 5:55 PM
Kosova Times Published April 28, 2023
Share
SHARE

Dhimbjet për familjarët që nuk i takojnë më, nuk ua zbutën gati 24 vjetët që kaluan nga fundi i luftës në Kosovë.

Familjarë të të zhdukurve nga lufta e viteve 1998/99, të mbledhur në një tryezë diskutimesh në Prishtinë, rrëfyen për Radion Evropa e Lirë kujtimet e tyre me të zhdukurit, që thanë se i kanë ende të freskëta në mendje.

Sipas të dhënave zyrtare, janë ende mbi 1.600 persona të pagjetur nga lufta e fundit.

Aid Qerkini

Aid Qerkini, xhaxhai i së cilit është i zhdukur që nga lufta në Kosovë.
Aid Qerkini, xhaxhai i së cilit është i zhdukur që nga lufta në Kosovë.

Përballë vetes dhe 16 topave të bilardos, Aid Qerkini do të donte ta kishte xhaxhain e tij sa herë e luan këtë lojë.

Ky 24-vjeçar ka dëgjuar nga shokët e xhaxhait se edhe ai e ka pasur pasion bilardon.

“Ma merr mendja se do ta kisha pasur një rival shumë të denjë. Nuk mund të luaj me askënd prej familjes se e kam ruajtur atë vend për të”, thotë Aidi.

I llastuar në shtëpinë e tij, për shkak të ngjashmërive në pamje me Reshatin e zhdukur, Aidit i pëlqen të mësojë sa më shumë për familjarin që nuk arriti ta njihte personalisht.

“Kohët e fundit kam filluar t’i gjej disa shokë të tij që tregojnë për personalitetin e tij”, thotë ai.

Aidi kujton se kur kishte filluar të punonte në një gjykatë në Mitrovicë, një koleg e kishte thirrur me emrin e xhaxhait të tij, i befasuar nga ngjashmëritë fizike mes të dyve.

Ai thotë se e gjitha familja e çmon një letër që Reshati ua ka lënë para se të largohej nga shtëpia dhe t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur kam lindur unë, më 8 qershor [1998], ato ditë ai, pastaj, është zhdukur. Ka thënë tashmë e kemi një pasardhës dhe ka dalë në rrugë me pjesëtaret e UÇK-së, ende pa i mbushur 30 vjet”, rrëfen Aidi.

Angjella Bukimiriq

Angjela Bukimiriq, e cila ka gjashtë familjarë të zhdukur që nga lufta në Kosovë.
Angjela Bukimiriq, e cila ka gjashtë familjarë të zhdukur që nga lufta në Kosovë.

Angjella Bukimiriq nga Peja nuk do ta harrojë asnjëherë vajzën e pikturuar në mbështjellësen e një çokollate.

“Ishte e preferuara ime, ka të bëjë me kujtimet që i kam. Xhaxhai im gjithmonë m’i blinte ato çokollata. Ai ishte një person i mrekullueshëm”, rrëfen Angjella, e cila aktualisht punon si infermiere në një spital të Beogradit.

Xhaxhai i saj është zhdukur që nga viti 1999. Për herë të fundit, ajo e ka parë atë 24 vjet më parë, kur ai ka qenë rreth 40 vjeç.

Në atë kohë, Angjella është përshëndetur me të, pasi ajo është shpërngulur në Mal të Zi, shkaku i luftës në Kosovë.

“I kam të zhdukur gjashtë persona të familjes, dy xhaxhallarë, hallën dhe kushërinj të tjerë. Nuk i kemi gjetur kurrë”, thotë Angjella.

Përveç xhaxhait – për të cilin thotë se ia ka dhënë ushtrimet e para në not, Angjella ndien dhimbje të madhe edhe për hallën e saj, e cila ka qenë shtatzënë kur është zhdukur.

“Halla ime ishte gruaja më fenomenale në këtë botë, sepse ishte përplot dashuri. E dini sesi janë disa persona që nuk kanë nevojë të të thonë shumë fjalë, por, thjesht, ua ndjeni dashurinë dhe energjinë? Ishim shumë, shumë të afërta”, thotë Angjella.

Sevdije Begu

Sevdije Begu, familjare e Jashar Begut, i cili është i zhdukur që nga lufta në Kosovë.
Sevdije Begu, familjare e Jashar Begut, i cili është i zhdukur që nga lufta në Kosovë.

Kur ishte ende fëmijë dhe sapo kishte nisur shkollimin, Jashar Begu u shpërngul nga fshati Vllahi te shtëpia e xhaxhait të tij në Mitrovicë.

Ditën e parë të Jasharit në shtëpinë e saj, Sevdija e kujton si momentin më të ëmbël me djalin e xhaxhait – tani të zhdukur.

“Kur ka ardhur nga fshati në Mitrovicë, ai e kishte ndjerë një kënaqësi. Na pati thënë ‘oh, sa qenka mirë këtu’. Ne e patëm këqyrur çuditshëm, me mendimin ‘pse po thotë ky kështu’ se neve nuk na dukej asgjë e veçantë”, kujton Sevdija.

Ajo thotë se ky koment i është ngulitur në mendje, ndërsa rrëfen me krenari për arritjet e kushëririt të saj.

“Ne kemi qenë moshatarë. Ai ka qenë studenti më i mirë, edhe shkollës në fshat ia kanë lënë emrin për nder të tij”, tregon Sevdija.

Por, kujtimet e fundit me Jasharin, i cili ishte rreth 45 vjeç kur u zhduk në vitin 1999, nuk i ka kaq të ëmbla.

“Herën e fundit e kam takuar kur na kanë larguar nga banesat. Por, ai shkoi në anën tjetër, ne në tjetrën. Kolona ka qenë shumë e gjatë. Ne kemi shkuar në Gjakovë e pastaj na kanë kthyer prapa. Ai ka shkuar në Prishtinë dhe nuk e kemi parë më”, kujton Sevdija.

Negovan Mavriq

Negovan Mavriq, vëllai i së cilit është i zhdukur që nga lufta në Kosovë.
Negovan Mavriq, vëllai i së cilit është i zhdukur që nga lufta në Kosovë.

Negovanit nga Rahoveci i mungon vëllai i tij, Mlladani, që nga 12 tetori i vitit 1999.

Ai ende ruan kujtime të shumta me të, por shprehet i mërzitur që një gjë të tillë nuk mund ta thotë edhe mbesa e tij 23-vjeçare.

“Ai u martua më 15 gusht, 1999, u zhduk më 12 tetor dhe i lindi një vajzë më 11 mars. As vajza nuk e njeh atë, as ai nuk e njeh vajzën. Por, unë e mbaj mend atë si vëlla, që kemi jetuar bashkë”, thotë Negovani.

Ai tregon se më vëllain e tij kanë fjetur në një shtrat “për një kohë shumë, shumë të gjatë, deri vonë”.

Familjarët e shumë personave të zhdukur janë aktivizuar në tentim për ta zbardhur fatin e tyre. Njëri nga ta është edhe Negovani.

“Pavarësisht fesë apo nacionalitetit, ne ende po tentojmë t’i gjejmë 1.621 persona, t’i kthejmë mbetjet e tyre te familjet”, thotë ai.

“Është shumë e vështirë për prindërit që i kanë humbur fëmijët, është shumë e vështirë për bashkëshortet e tyre, është shumë e vështirë për fëmijët që i kanë humbur prindërit dhe për këtë arsye po tentojmë t’ua lehtësojmë dhimbjen duke i detyruar institucionet t’i gjejnë ata”, përfundon Negovani.

Kosova ka dalë nga lufta e viteve 1998/99 me më shumë se 10.000 persona të vrarë dhe mbi 5.000 të zhdukur. Përgjatë viteve, shumë prej mbetjeve mortore janë gjetur në varre masive në Serbi dhe në Kosovë.

Autoritetet kosovare i kanë akuzuar vazhdimisht ato në Serbi se nuk po bëjnë sa duhet për zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave ende të zhdukur.

Më një marrëveshje që kanë arritur në muajin mars në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan që të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur – gjë që mund të bëhet gjatë takimit të tyre të ardhshëm, më 2 maj, në Bruksel.

You Might Also Like

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Çitaku: Kosova ka nevojë për institucione, jo për bllokada

Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova Times April 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Insajder ka zbuluar se kush i ka rrahur fëmijët e nxjerrë nga Ukraina

Kosova Times Kosova Times March 27, 2023
Presidenca e Kosoves: Serbia kërcënon hapur Kosovën me agresion
Barcelona fiton nga Celta Vigo falë Lewandowski
Nuk përfilli vendimin e gjykatës, arrestohet një person në Mitrovicë
Në Dyzeldorf u promovua libri `Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?