By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve
January 29, 2026
Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave
January 29, 2026
VIDEO Një komediane e famshme e ftoi presidentin argjentinas në skenë. Pasoi një kaos!
January 29, 2026
Edhe pesë të ndaluar për dyshim të falsifikimit të rezultateve në Prizren
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bunkeri i Prishtinës ushton nga tingujt e muzikës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bunkeri i Prishtinës ushton nga tingujt e muzikës
Ballina 1Lajme

Bunkeri i Prishtinës ushton nga tingujt e muzikës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/29 at 9:12 AM
Kosova Times Published April 29, 2023
Share
SHARE

Murale shumëngjyrëshe mbulojnë shkallët e betonuara që të zbresin drejt një strehe nëntokësore në Lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Hapësira prej mbi 200 metrash katrorë, e ndërtuar dekada më parë, është dizajnuar për strehimin e popullatës, në rast të fatkeqësive natyrore apo ndonjë rreziku tjetër.

E rrethuar nga qetësia e lagjes, kjo hapësirë përbrenda ka gjallëri e muzikë.

“Defy them” është një organizatë të rinjsh, që merret me zhvillim të kulturës e muzikës alternative. Dhe, me lejen e Komunës së Prishtinës, ajo e ka shndërruar këtë strehimore në një qendër arti e muzike, tash e një vit.

Strehimorja në rrugën “Mehmet Gradica” në Lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë.
Strehimorja në rrugën “Mehmet Gradica” në Lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Bendet e zhanreve rok, punk e metal incizojnë këngët e tyre brenda kësaj hapësire, e disa të tjerë i janë bashkuar shkollës së muzikës që ka themeluar kjo organizatë, pikërisht aty.

Lira Blakaj, drejtoreshë e organizatës “Defy them”, që shfrytëzon hapësirën e strehimores së rrezikut në Prishtinë.
Lira Blakaj, drejtoreshë e organizatës “Defy them”, që shfrytëzon hapësirën e strehimores së rrezikut në Prishtinë.

“Përderisa këto hapësira kanë mundësi të shfrytëzohen për aktivitete që janë në dobi të komunitetit, pse jo? Komuniteti na ka pranuar shumë mirë, plot fëmijë të lagjes vijnë në shkollën e muzikës”, thotë Lira Blakaj, drejtoreshë e organizatës.

Organizatës i është dashur të bëjë disa intervenime për nevojat e veta në hapësirën e strehimores, e cila ka ventilim dhe dalje të ndryshme emergjente.

Në rast rreziku, thotë Blakaj, hapësira mund të shfrytëzohet lehtësisht për qëllimin e saj primar – strehimin e popullatës.

Një nga sallat e ushtrimeve të muzikës brenda strehimores në Lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë.
Një nga sallat e ushtrimeve të muzikës brenda strehimores në Lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Aktualisht, shton Blakaj, ka edhe plane për të realizuar koncerte të ndryshme me bendet që incizojnë muzikën brenda kësaj hapësire.

Projektet e organizatës përfshijnë edhe rritjen e bashkëpunimit ndëretnik përmes artit e muzikës.

Erza Morina, profesoreshë e pianos, përgatitet për orën e pianos brenda hapësirës së strehimores në Prishtinë.
Erza Morina, profesoreshë e pianos, përgatitet për orën e pianos brenda hapësirës së strehimores në Prishtinë.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, në Kosovë gjenden pesë strehimore nëntokësore – të gjitha në Prishtinë.

Data e saktë e ndërtimit të tyre nuk dihet, por, sipas zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, ato janë ndërtuar rreth viteve ’80.

Sot, dy prej tyre janë totalisht jashtë funksionit dhe vështirë të qasshme, dy shfrytëzohen nga organizatat joqeveritare, e një tjetër nga disa punëtorë të një ndërmarrjeje komunale.

“Tri janë që mund të shfrytëzohen në rast nevoje, shpresojmë që asnjëherë nuk do të ketë nevojë”, thotë Bashkim Fushtica, drejtor për siguri në Komunën e Prishtinës.

Hyrja e një strehimoreje në rrugën “Rifat Burgjeviq” në Lagjen "Bregu i Diellit", e mbushur me ujë dhe mbeturina.
Hyrja e një strehimoreje në rrugën “Rifat Burgjeviq” në Lagjen “Bregu i Diellit”, e mbushur me ujë dhe mbeturina.

Edhe ato që janë të rinovuara, sipas komunës, kanë vetëm kushtet elementare që janë ajrosja, uji e rryma.

“Edhe pse janë në gjendje të përdoren, nuk kemi pajisje brenda, nuk kemi shtretër, nuk i kemi ato gjërat që janë elementare për shfrytëzim”, thotë Fushtica.

Sipas tij, komuna planifikon të nisë furnizimin e këtyre strehimoreve këtë vit.

Strehimore në Lagjen “Bregu i Diellit” që përdoret nga një tjetër organizatë joqeveritare.
Strehimore në Lagjen “Bregu i Diellit” që përdoret nga një tjetër organizatë joqeveritare.

Pak kilometra larg “Bregut të Diellit” shtrihet parku i madh i Ulpianës, nën gjelbërimin e të cilit gjendet një bunker prej afro 400 metrash katrorë.

Tash e dhjetë vjet, brenda kësaj strehimoreje kanë bërë konak punëtorë të ndërmarrjes komunale “Hortikultura”, që kujdesen për mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit.

Strehimore në Lagjen "Ulpiana" në Prishtinë.
Strehimore në Lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Beqir Lahi, punonjës i ndërmarrjes “Hortikultura”.
Beqir Lahi, punonjës i ndërmarrjes “Hortikultura”.

“E shfrytëzojmë për të lënë garderobën, për t’i lënë mjetet e punës, për të ngrënë…”, tregon Beqir Lahi, i cili punon në këtë ndërmarrje tash e 16 vjet.

Hapësirën për të ngrënë e për t’u socializuar në kohë pauze, punëtorët e kanë mbushur edhe me mobilje që banorët e lagjes kanë dashur t’i heqin nga përdorimi.

Punëtorët e ndërmarrjes “Hortikultura” në Prishtinë pushojnë brenda strehimores në Lagjen "Ulpiana" në Prishtinë.
Punëtorët e ndërmarrjes “Hortikultura” në Prishtinë pushojnë brenda strehimores në Lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Tani e disa javë, sipas punëtorëve, në strehimore kanë pasur probleme me furnizim me rrymë dhe ujë, por po bëjnë zgjidhje alternative për ta bërë atë sa më të rehatshme.

You Might Also Like

Edhe pesë të ndaluar për dyshim të falsifikimit të rezultateve në Prizren

Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Naim Gashi

PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë elektrike

Nga 1 muaj paraburgim 15 të dyshuarve për falsifikim rezultatesh zgjedhore

Përkujtohet martiri Gazmend Ibrahimi në Lagjen e Boshnjakëve

Kosova Times April 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Supë me kungull dhe portokall

Kosova Times Kosova Times January 21, 2026
Vendimi për riklasifikimin e marijuanës në ShBA, nuk do të merret para zgjedhjeve të nëntorit
Ristuccia: Situata e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë
Ngjyrat e vjeshtës tërheqin vizitorët në Pogradec
Djali i Ramiz Merkos që ndodhet në listën e zezë, merr licencë për hapje të fakultetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?