By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Fusha e luleve” në Ukrainë rihapet pas pushtimit rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Fusha e luleve” në Ukrainë rihapet pas pushtimit rus
Ballina 2Rajon / Botë

“Fusha e luleve” në Ukrainë rihapet pas pushtimit rus

Kosova Times
Last updated: 2023/04/30 at 4:11 PM
Kosova Times Published April 30, 2023
Share
SHARE

Parku më i madh privat i Ukrainës u përdor si bazë për ushtrinë ruse për disa javë pas pushtimit të vitit 2022. Pavarësisht se shumica e infrastrukturës së saj u shkatërrua nga forcat ruse gjatë tërheqjes, tre milionë tulipanë tani kanë filluar të lulëzojnë dhe parku është vendosur të rihapet më 27 prill.

Në pranverën e vitit 2022, ushtarët ukrainas që lëviznin me kujdes nëpër tokën në perëndim të Kievit të braktisur nga forcat ruse që po tërhiqeshin, u përballën me një skenë surreale. Në mjediset e Dobroparkut, parku privat më i madh i Ukrainës, fushat me lule ekzotike kishin filluar të lulëzojnë të rrethuara nga zymtësia e shkatërrimit nga zjarri i luftës.

Një foto e kombinuar që tregon ndërtesën kryesore të Dobroparkut para pushtimit rus dhe vendin ku dikur ishte, në maj 2022, pasi vendi supozohet se ka shërbyer si një stacion për pushtimin rus, por ishte restauruar pjesërisht.
Një foto e kombinuar që tregon ndërtesën kryesore të Dobroparkut para pushtimit rus dhe vendin ku dikur ishte, në maj 2022, pasi vendi supozohet se ka shërbyer si një stacion për pushtimin rus, por ishte restauruar pjesërisht.

Viktoria Ryzhkova, udhëheqëse në Dobropark, ishte në Poloni kur mori fotot e dërguara nga ekipi ushtarak i zbulimit.

“Ishte e tmerrshme”, thotë ajo, duke rikujtuar momentin derisa po shikonte imayhet në prill të vitit 2022.

Viktoria Ryzhkova
Viktoria Ryzhkova

Ndërtesa kryesore e Dobroparkut u shndërrua në një grumbull rrënojash të djegura dhe i gjithë terreni përreth ishte i mbushur me mbeturina potencialisht vdekjeprurëse të luftës.

Menaxhmenti i Dobroparkut pretendon se nuk ka pasur luftime në vend. Është e paqartë pse ndërtesa e saj kryesore u shkatërrua.

Një kopshtar duke punuar kopshtin e mbjellë me livande më 24 prill.
Një kopshtar duke punuar kopshtin e mbjellë me livande më 24 prill.

Parku u krijua për herë të parë në vitin 2019 si “një hapësirë unike dhe e qëndrueshme e gjelbër” në tokën rurale, rreth 40 kilometra në perëndim të Kievit.

Me kopshte të mbjella me livandë, tre milionë tulipanë dhe një liqen të ndërtuar për të imituar pellgun e famshëm të zambakëve të Claude Monet, vendi u bë shpejt një destinacion me pagesë për vizitorët nga Kievi.

Lulëzimi i tulipanëve në Dobropark më 24 prill. Hollanda dhuroi rreth 400,000 lule për sezonin e vitit 2023.
Lulëzimi i tulipanëve në Dobropark më 24 prill. Hollanda dhuroi rreth 400,000 lule për sezonin e vitit 2023.

Menjëherë pas pushtimit nga Kremlini në shkurt të vitit 2022, një komandant rus në një nga kolonat e automjeteve ushtarake që ecnin drejt Kievit, zgjodhi parkun si një bazë për ushtrinë ruse dhe më 26 shkurt u ngrit një spital fushor në territorin e Dobroparkut.

Një shtëpizë verore brenda kopshtit në Dobropark.
Një shtëpizë verore brenda kopshtit në Dobropark.

 

“Këtu kanë qenë 340 automjete të blinduara”, pohon Ryzhkova, duke shtuar se “ushtarët rusë jetonin në shtëpitë e ndërtuara për punonjësit tanë dhe vendosnin dushe brenda serave tona”.

Kopshtaret shihen duke punuar në Dobropark.
Kopshtaret shihen duke punuar në Dobropark.

Pas tërheqjes së forcave ruse dhe marrjen e parkut përsëri nga Ukrainës, Ryzhkova thotë se ajo filloi të punojë për të gjetur një ekip privat për heqjen dhe asgjësimin e mjeteve të dyshimta. Ekipi kaloi një javë duke pastruar nga eksplozivët shtretërit e luleve dhe pjesën tjetër të terrenit. Kopshtarët më pas mundën të hynin për të larguar barërat e këqija dhe për t’u dhënë forma kopshteve për çka edhe shquhen.

Mbetjet e asaj që dikur ishte ndërtesa kryesore e Dobroparkut.
Mbetjet e asaj që dikur ishte ndërtesa kryesore e Dobroparkut.

Sot, në Dobropark, vendi ku ishte ndërtesa kryesore tashmë e shkatërruar është pastruar, përveç luanëve mbrojtës dhe trungjeve të djegura të dy pemëve pranë hyrjes kryesore të ndërtesës. Një karusel për fëmijë i instaluar në vend shërben “për t’u treguar njerëzve se jeta do të vazhdojë”, thotë Ryzhkova.

Lulet Daffodils në një pjesë me drunj në Dobropark.
Lulet Daffodils në një pjesë me drunj në Dobropark.

Parku tani pret ushtarë të plagosur ukrainas dhe fëmijë të traumatizuar nga lufta, të cilët shëtisin nëpër kopshtet me lule dhe zhvillojnë aktivitete sportive. “Çdo fundjavë ne bashkëpunojmë me spitale ushtarake dhe specialistë psikologjikë — është shumë e rëndësishme, vetëm për ta bërë këtë botë më të mirë”, thotë Ryzhkova.

Pamje nga lart e Dobroparkut e fotografuar më 24 prill.
Pamje nga lart e Dobroparkut e fotografuar më 24 prill.

Dobroparku hapet për vizitorët me nisjen e sezonit të tulipanëve më 27 prill. Lulet dhe zambakët e livandës do të shfaqen në javët e ardhshme.

You Might Also Like

Një fëmijë i vogël (2) i mbijeton rënies nga kati i 15-të

Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë

Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit

Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in

Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve

Kosova Times April 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti, Osmani, Konjufca, Gërvalla dhe Bislimi bëhen bashkë në “Ballkonin e Hapur”

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Kalorësi 2600-vjeçar nga Apolonia ekspozohet në Vjenë
Edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën
WSJ: kadetët do të trajnohen për të fluturuar F-16 në vend të pilotëve me përvojë
Stavileci, PDK: Tubimet në Prishtinë e Ferizaj treguan se Kosova është gati për të ardhme Ma të Mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?