By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Chollet bisedon me Kurtin për “zbatimin e menjëhershëm” të Asociacionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Chollet bisedon me Kurtin për “zbatimin e menjëhershëm” të Asociacionit
Ballina 1Lajme

Chollet bisedon me Kurtin për “zbatimin e menjëhershëm” të Asociacionit

Kosova Times
Last updated: 2023/05/01 at 10:50 PM
Kosova Times Published May 1, 2023
Share
SHARE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka pasur një “bisedë shumë të mirë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me takimin e 2 majit mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në Twitter, Chollet tha se kanë biseduar edhe “për rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm” të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Very good conversation with PM @albinkurti about the May 2 leaders’ meeting on normalizing relations w/ Serbia through the EU-Facilitated Dialogue, the importance of implementing the Association for Serb-majority Municipalities immediately, and strong U.S.-Kosovo partnership.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) May 1, 2023

Kurti dhe Vuçiq do të takohen të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Pikë e parë e rendit të ditës pritet të jetë çështja e personave të zhdukur nga koha e luftës dhe më pas ajo e Asociacionit.

Pritjet janë që dy udhëheqësit të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, si dhe të diskutojnë për draft-statutin e Asociacionit, të krijuar nga i ashtuquajturi Ekip Menaxhues.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe u pajtuan gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje të re, që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e njohur më herët edhe si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur qysh nga viti 2011.

Ajo nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Javën që shkoi, Chollet njoftoi se ka biseduar edhe me presidentin serb, Vuçiq, në lidhje me takimin e 2 majit. Ngjashëm tha se kanë folur për “nevojën urgjente” për të formuar Asociacionin.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Serbia vazhdimisht ka këmbëngulur në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times May 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nënshkruhet marrëveshja për aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë: Serbia kërkon shpjegim

Kosova Times Kosova Times March 18, 2025
Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest
Select Konjufca pret ambasadorin japonez: thellimi i partneritetit Kosovë-Japoni në fokus Konjufca pret ambasadorin japonez: thellimi i partneritetit Kosovë-Japoni në fokus
Përurohet shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK
KQZ e sqaron prapë pse nuk janë shfaqur 100% e rezultateve preliminare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?