By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri
May 19, 2025
Kush është presidenti i ri rumun?
May 19, 2025
Vendet e BE-së bien dakord të krijojnë një fond mbrojtës prej 150 miliardë eurosh 2 orë më parë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Foshnja e infektuar me HIV, prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Foshnja e infektuar me HIV, prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet
Ballina 2Rajon / Botë

Foshnja e infektuar me HIV, prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet

Kosova Times
Last updated: 2023/05/01 at 8:39 PM
Kosova Times Published May 1, 2023
Share
SHARE

Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet për rastin e infektimit me virusin HIV/AIDS të një fëmije, që kur ishte foshnje. Prindërit e tij, kanë rezultuar negativë, dhe bëjnë përgjegjëse strukturat spitalore ku djali i tyre lindi dhe më pas u shtrua disa here, deri kur pa mbushur ende 5 muaj, u diagnostikua me HIV. Një kallëzim penal i tyre nuk u mor në konsideratë nga prokurori Saimir Hysa i cili vendosi mosfillimin e çështjes. Por më pas, të dy shkallët e gjyqësorit e kanë konsideruar të gabuar qëndrimin e tij. Pak ditë më parë Gjykata e Apelit zbardhi vendimin i cili e detyron organin e akuzës që të nisë tani hetimet.

Në tetor të vitit 2021 dy prindër të rinj nga Tirana, u lumturuan kur në jetë, erdhi fëmija i tyre i parë, një djalë. Pasi kaloi tre ditë në reanimacionin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, i porsalinduri kaloi në shtëpi. Por pas pak javësh, për të, do të niste një kalvar i gjatë problemesh shëndetësore. Në distanca të shkurtra kohore, foshnja do të shtrohej disa herë në reanimacionin e Pediatrisë në Qendrën spitalore Nënë Tereza, derisa në fillim të marsit 2022, kryhet testi HIV dhe ai rezultoi pozitiv.

Muajt që pasuan do të ishin një betejë e fortë e prindërve, mes tronditjes së madhe nga sëmundja e djalit të tyre të vogël, gjendjes së tij shëndetësore dhe paqartësive mbi burimin e infektimit. Ata vetë iu nënshtruan testit disa herë dhe rezultuan negativë, duke përjashtuar pistën që të ishin ata shkaku. Po ashtu ra dhe pista e transmetimit përmes gjakut, pasi fëmija nuk i kishte kryer transfuzion.

Ecejaket në dyert e institucioneve shëndetësore do të jenë të shumta. Instituti i Shëndetit publik përfundoi në fillim të muajit korrik një hetim mbi rastin. Raporti thotë se hetimi ka nisur në muajin prill, po nuk specifikon asnjë datë apo urdhër të lëshuar për këtë qëllim, sikundër bën më pas, kur shpjegon se më 10 qershor me urdhër të Drejtorit të Institutit është ngritur një grup pune për një hetim më të thelluar. Në të përfshihet ndër të tjera dhe testimi i personelit që i ka shërbyer fëmijës, ku të gjithë rezultojnë negativë, apo dhe hulumtimi i kartelave mjekësore të shtrimeve të fëmijës. Kështu në kartelën e shtrimit në datat 2 deri 15 mars, shënohet se testi HIV rezultoi pozitiv dhe për pasojë nisi dhe mjekimi me antiretroviralë, por në diagnozë pasqyrohet si “rast i dyshuar me HIV”.

Raporti del në përfundimin se nga hetimi nuk rezultonte të ketë patur mangësi në respektimin e protokolleve apo dhe procedurave standarde të manipulimeve, injeksioneve, perfuzioneve dhe terapisë medikamentoze.

Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, babai djalit shprehet dyshues ndaj këtij hetimi: “Ku janë analizat që mua të më vërtetojnë se është kryer ky lloj hetimi? Nuk kam marrë absolutisht asnjë dokument referues që janë kryer këto analiza. Si mund ta besoj, kur unë nuk kam asnjë dokument mbështetës, që mua të më vërtetojë se është kryer një punë cilësore nga ana e Institutit të Shëndetit Publik. Përtej kësaj, thuhet se është marrë analizë nga shtrati spitalor ku ka qenë shtruar djali im gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2021. Në janar ai repart është mbyllur, sepse ka kaluar te godina e re. Ku është kryer kjo analizë?”

Të bindur se djali i tyre ishte infektuar në strukturat shtetërore të spitale, prindërit më 27 qershor paraqitën një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës, duke bërë përgjegjës maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe Spitalin pediatrik për “neglizhencë dhe shpërdorim detyre”, IShP-në për “zvarritje të informacionit dhe moskryerjen në kohë të hetimit”, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë për “shkelje të rënda dhe dëmtim pacienti nga personeli shëndetësor”.

Por në Prokurori ata do të pësojnë një tjetër goditje. Në më pak se tre javë nga kallëzimi i tyre, prokurori Saimir Hysa vendos mosfillimin e hetimit, pasi sipas tij “mungojnë provat apo indicet e nevojshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm” për ekzistencën e një vepre penale. Ajo që bën habi është fakti se prokurori shkruan se prindërit pretendojnë se “është dëmtuar jeta e një foshnje të palindur ende”, ndërsa më pas shprehet se “fakti që ai është infektuar gjatë kohës së qëndrimit në spital apo ambiente të tjera të shëndetit publik nuk përbën domosdoshmërisht vepër penale”.

Pas ankimit të prindërve, çështja përfundon në Gjykatën e Tiranës e cila rrëzon pretendimet e prokurorisë, duke përcaktuar dhe detyrat që duhen kryer. Prokurori Hysa nuk tërhiqet por e çon çështjen në Apel me pretendimin se “detyrat e lëna nga Gjykata nuk do të sillnin asnjë të re sa i takon akteve të parashtruara në kallzim, pasi vendimi ynë nuk lidhet me ekzistencën ose jo të tyre, por me interpretimin ligjor që atyre ju bëhet”.

Ndërkohë që sipas prindërve, prokuroria në të vërtetë nuk ka lëvizur as gishtin. Edhe në ankimin e tyre ato shprehen se prokurori nuk ka marrë asnjë provë nëse janë respektuar ose jo protokollet, madje nuk i ka thirrur as ata për t’i pyetur.

Gjykata e Apelit, po ashtu u shpreh kundër prokurorit, duke theksuar se “nuk mund të vendosë mosfillimin e procedimit penal, me pretendime që nuk kanë mjaftueshmërisht një bazë ligjore”. Sipas Apelit, kur Gjykata lë disa detyra, organi i akuzës, për t’i kundërshtuar ato “duhet të pretendojë pamundësinë reale të marrjes së provave dhe nuk legjitimohet për të pretenduar nevojshmërinë apo jo të marrjes së këtyre provave”. Madje Apeli vë në dukje se, në këtë rast bëhet fjalë për prova “karakteristike dhe klasike”, duke shtuar se “organi i akuzës është i detyruar, me qëllim hetimin e plotë e të paanshëm të procedimit, të përmbushë detyrat e lëna nga gjykata, duke mos u kufizuar në to”.

Vendimi i Apelit është i formës së prerë, dhe detyrimisht i zbatueshëm për prokurorinë. Ai është marrë që në fillim të vitit, por u zbardh vetëm pak ditë më parë. Prindërit e djalit të infektuar me HIV, të cilët janë transferuar në Itali për t’i ofruar përkujdesje shëndetësore fëmijës së tyre, shprehen se tani presin “një hetim të plotë e të gjithanshëm dhe zbardhjen e shkaqeve dhe si ka ndodhur infektimi i djalit tonë, sepse është e drejta jonë legjitime, si takspagues të këtij vendi, në momentin që marrim një dëmtim spitalor, duam të dimë të vërtetën”

Babai i djalit thotë se ai nuk kërkon asgjë më shumë se sa drejtësi: “Nuk mund të na ndryshojnë jetën në 360 gradë dhe askush të mos mbajë përgjegjësi. Jeta jonë ka ndryshuar në 360 gradë. Jemi detyruar të braktisim shtëpinë, punën, familjarët tanë vetëm e vetëm nga një problem shëndetësor të shkaktuar nga vetë sistemi. Ndaj kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi, që nesër kjo gjë të mos ndodhi më, sepse sot na ndodhi ne, nesër mund t’i ndodhë kujtdo. Nëse kjo nuk frenohet do vazhdojë me vite e askush nuk do të mbajë përgjegjësi”.

Ata kanë kërkuar nga Prokuroria e Tiranës që çështja të mos mbetet më në dorën e prokurorit Hysa. Burime zyrtare nga Prokuroria i shpjeguan Zërit të Amerikës, se vendimi i zbardhur i Apelit nuk u ka mbërritur ende, dhe se në momentin që do ta kenë në dorë do të shqyrtohet dhe kërkesa e prindërve.

You Might Also Like

Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’

Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri

Kush është presidenti i ri rumun?

Vendet e BE-së bien dakord të krijojnë një fond mbrojtës prej 150 miliardë eurosh 2 orë më parë

Joe Biden flet pasi u diagnostikua me kancer, duke postuar një mesazh të shkurtër dhe një foto me gruan e tij

Kosova Times May 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Sondazhi i NBC News: Trump e Harris me përqindje të barabartë, 48% ndaj 48%

Kosova Times Kosova Times October 13, 2024
Parlamenti Evropian e konsideroi Putinin përgjegjës për vdekjen e Navalny
LDK me aksion para qeverisë
Nobeli për Kimi ndahet për zbulimin e kristaleve të ekraneve televizive
Kupari, nga një vendpushim luksoz në një ngrehinë në bregdetin kroat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?