By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë
Ballina 2Rajon / Botë

I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/01 at 3:01 PM
Kosova Times Published May 1, 2023
Share
SHARE

Gjeneralët ndërluftues të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues për negociata, potencialisht në Arabinë Saudite, tha zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Sudan për agjencinë e lajmeve Associated Press të hënën, më 1 maj.

Negociatat fillimisht do të fokusohen në vendosjen e një armëpushimi “të qëndrueshëm dhe të besueshëm” të monitoruar nga vëzhguesit “kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, tha i dërguari i OKB-së, Volker Perthes.

Deklarata e Perthes vjen pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga ShBA-ja u zgjat për 72 orë të dielën, më 30 prill. Megjithatë, pavarësisht armëpushimit, në Sudan luftimet kanë vazhduar.

Armëpushimi i përkohshëm i zgjatur tashmë disa herë e ka qetësuar situatën vetëm në disa zona, ndërsa në disa pjesa të tjera kanë vazhduar betejat e ashpra, që i kanë detyruar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe e kanë shtyrë vendin drejt një krizë humanitare.

Perthes paralajmëroi se është ende duke u punuar në logjistikën për zhvillimin e këtyre negociatave. Deri më tani, vetëm ushtria ka njoftuar se është e gatshme të marrë pjesë në negociata, ndërsa kundërshtari i saj, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, nuk e kanë komentuar publikisht.

Çfarëdo negociate do të ishte shenja e parë e madhe e qetësimit të situatës që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan, dhe RSF-së, të udhëhequr nga gjenerali Mohammed Hamdan Dagalo.

Rreth 530 njerëz, përfshirë civilë dhe luftëtarë, janë vrarë që atëherë, me 4.500 të tjerë të plagosur, tha Ministria sudaneze e Shëndetësisë. Numri i vërtetë i viktimave besohet të jetë shumë më i lartë sesa kaq.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite kanë udhëhequr një fushatë të bashkërenduar ndërkombëtare për ta bindur gjeneralin t’i ndalojë luftimet dhe më pas të angazhohet në negociata më të thella për zgjidhjen e krizës.

Duke folur nga porti i Sudanit, i dërguari i OKB-së, Perthes, tha se ata ende përballen me sfida të mëdha për t’i bërë të dyja palët t’i përmbahen armëpushimit.

Njëra nga opsionet ishte krijimi i një mekanizmi për të monitoruar armëpushimin, ku përfshiheshin vëzhgues sudanezë dhe të huaj, por, Parthes se “kjo duhet të negociohet”.

Bisedimet për forcimin e armëpushimit mund të zhvillohen ose në Arabinë Saudite, ose në Sudanin e Jugut, tha ai, duke shtuar se e para mund të jetë më lehtësisht e realizueshme pasi Arabia Saudite ka lidhje të ngushta me të dyja palët.

Por, edhe në Arabinë Saudite do të kishte disa sfida, shtoi ai, pasi secilës palë i duhet një rrugë për kalim të sigurt nëpër territorin e tjetrës për të arritur deri në vendin ku do të zhvilloheshin bisedimet.

“Kjo është shumë e vështirë në një situatë ku ka mungesë besimi”, tha ai.

Beteja mes gjeneralëve për pushtet ka sjellë kaos në Sudan.

Dhjetëra mijëra sudanezë janë shpërngulur për t’u ikur luftimeve, veçanërisht në Khartoum dhe Omdurman. Qeveritë e huaja gjithashtu i kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Sudani.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times May 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Grubjeshiq për heqjen eventuale te regjimit pa viza: “Kjo do të ishte katastrofike

Kosova Times Kosova Times November 3, 2022
Në Moldavi, Ukraina kërkon anëtarësim në NATO dhe garanci sigurie
Organizata Trump shpallet fajtore për manipulime tatimore, akuza dhe për konspiracion dhe falsifikim të dhënash
LDK i thotë jo Kurtit, Abdixhiku: Ftesa për takim e vonuar
Në Korenë e Jugut, numri i të porsalindurve në vitin 2023 është më i ulëti që nga viti 1970
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?