By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!
May 15, 2025
“Shpëtim” për gazin rus apo një investim i mirë. A do ta shesë Bullgaria pjesën e saj të “Rrjedhës Turke”?
May 15, 2025
The New York Times për falsifikimin e një dokumenti për Shtabin e Përgjithshëm: Reagoi edhe kompania e Kushnerit
May 15, 2025
Interfax: Rosatom është gati t’i ofrojë Serbisë centrale bërthamore me fuqi të ulët dhe të lartë
May 15, 2025
Rusia lëshon më shumë se 100 dronë në Ukrainë përpara bisedimeve në Stamboll
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin
Ballina 1Lajme

Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin

Kosova Times
Last updated: 2023/05/02 at 11:06 PM
Kosova Times Published May 2, 2023
Share
SHARE

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, tha se Kosova dhe Serbia “morën një hap simbolik” drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Sot, Ekipi Menaxhues prezantoi draftin fillestar [për statutin e këtij asociacioni]”, tha Borrell para gazetarëve.

Ai ndërmjetësoi të martën një rund të ri të bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Një nga pikat e rendit të ditës ishte paraqitja dhe diskutimi i draft-statutit për formimin e Asociacionit. Ky dokument u paraqit nga Ekipi Menaxhues, që përbëhet prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.

“Pikëpamjet e palëve janë shumë të ndryshme për natyrën e këtij Asociacioni. Nuk kam pritur gjë tjetër. Unë kam qenë i sigurt se palët kanë pikëpamje të ndryshme, por edhe nëse nuk janë pajtuar, ato kanë rënë dakord për t’i filluar negociatat për të ardhmen e Asociacionit”, tha Borrell.

“Unë dua t’i nxis të dyja palët që të angazhohen në këtë proces në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim dhe të jenë të gatshme për të arritur kompromise”, shtoi ai.

Vuçiq: Kosova s’e pranoi draft-statutin për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova “nuk do ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë” për formimin e Asociacionit.

“Sot kemi ardhur te muri”, tha Vuçiq, pas takimit që zhvilloi me Kurtin.

“Në vitin 2015, unë dhe [kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa] Msutafa nënshkruam parimet [për Asociacionin] dhe tani ata po heqin dorë nga të gjitha parimet, duke thënë se askush nuk mund t’i pranojë ato, sepse kështu e thotë Gjykata Kushtetuese [e Kosovës]”, tha Vuçiq.

“Ata, ose do ta pranojnë atë për të cilën është rënë dakord në vitin 2015, ose do të jetë fundi i gjithçkaje”, shtoi ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për formimin e Asociacionit në vitin 2013, ndërsa për parimet e tij janë dakorduar në vitin 2015.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar po atë vit se disa prej këtyre parimeve nuk janë në përputhje me frymën e Kushtetutës, por ka thënë se Asociacioni mund të formohet nëse ato parime harmonizohen.

Vuçiq tha se, për momentin, nuk sheh zgjidhje dhe se “rrugët e tyre u ndanë me shpresën se mund të gjejmë disa përgjigje në ditët në vijim”.

Miratohet Deklarata për të Zhdukurit

Dy udhëheqësit miratuan, fillimisht, Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, që kryesoi takimin Kurti-Vuçiq, tha se BE-ja e mirëpret miratimin e kësaj deklarate dhe pret që “palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur”.

“Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar. Ajo është gjithashtu një mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve”, tha, mes tjerash, Borrell.

Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, tha se Serbia, për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar, pranoi t’i hapë arkivat e saj shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara, në lidhje me çështjen e të zhdukurve.

Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se Deklarata ka disa të meta, përfshirë kohën e pasaktësuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Përpara takimit në Bruksel, Vuçiq shkroi në Instagram se “do të jetë vështirë”.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.

“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiq.

Bruksel, 2 maj 2023.
Bruksel, 2 maj 2023.

Kurti, përpara takimit, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një ditë më herët, ai foli edhe me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili shprehu pritjet e ShBA-së për një takim konstruktiv mes Kurtit dhe Vuçiqit, si dhe për përparim në bisedime, sidomos për çështjen e Asociacionit.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Serbia ka këmbëngulur vazhdimisht në kompetenca më të gjera për të, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta minonin funksionalitetin e shtetit.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje të re që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e njohur më herët si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin.

Ajo nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Deri më tash, pikë e përmbushur e marrëveshjes është vetëm themelimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.

You Might Also Like

“Evropa e re në një botë të re…”, Shqipëria mikpret Komunitetin Politik Evropian

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sot përpjekja e 16-të për konstituimin e Legjislaturës së 9-të të Kuvendit

Mot me diell, por pjesërisht i vranët

Kosova Times May 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si i “filtron” Rusia refugjatët nga Ukraina përmes komunikimit të tyre celular

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Arsyet pse Shoigu u hoq: Rrjedhja e sekreteve bërthamore dhe korrupsioni
Kurti takon shefen e USAID-it, shpall ankandin për energji solare
“Fronti”i ri i Putinit dhe Ptriarkut Kiril: Agjentët e inteligjencës ruse u përpoqën të rekrutojnë nga kishat në SHBA…
Çfarë drame, Peja fiton në sekondat e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?