By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje
May 17, 2025
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
May 17, 2025
Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes
May 17, 2025
Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
May 17, 2025
Sardele të marinuar nga Mali Athos
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bosnje e Hercegovina shet në Kosovë, por nuk blen prej saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Tema > Bosnje e Hercegovina shet në Kosovë, por nuk blen prej saj
Tema

Bosnje e Hercegovina shet në Kosovë, por nuk blen prej saj

Kosova Times
Last updated: 2023/05/02 at 2:18 PM
Kosova Times Published May 2, 2023
Share
SHARE

Produktet me origjinë shtazore të prodhuara në Kosovë nuk arrijnë të depërtojnë në tregun e Bosnje dhe Hercegovinës, ndërsa produktet e tilla të këtij shteti janë të pranishme në dyqanet e Kosovës.

Kjo, edhe përkundër faktit se të dyja vendet janë pjesë e një marrëveshjeje të njohur si CEFTA, e cila ka për qëllim lehtësimin e këmbimeve tregtare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Disa kompani prodhuese në Kosovë kanë kërkuar tashmë nga institucionet e vendit që të bëjnë trysni tek autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës, për t’iu lejuar hyrjen në tregun e tyre.

Një nga to është edhe “Apetit”, që merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të mishit.

Sami Ferizi, aksionar në këtë kompani, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompania ka kapacitete të mjaftueshme për eksport. Prodhimet e saj, thotë ai, janë të pranishme në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si: Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Bosnje e Hercegovina dhe Serbia janë shtetet e vetme në rajon që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, dhe si të tilla nuk e njohin as certifikatën veterinare të Kosovës.

Certifikata veterinare është dokument që e konfirmon sigurinë e ngarkesave veterinare. Në këtë certifikatë, prodhuesi është i obliguar që ta shkruajë edhe emrin e origjinës së produktit – në këtë rast Republika e Kosovës.

Ferizi tregon se ka dërguar disa kërkesa zyrtare në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë (AUV) që kjo e fundit të kërkojë nga autoritetet e Bosnjës që t’i lejojnë mallrat “Made in Kosova” në tregun e tyre.

Kërkesën e fundit thotë se e ka bërë para rreth dy muajsh.

“Bosnje dhe Hercegovina nuk është e interesuar të bashkëpunojë me ne. Ajo sjell sasi të mëdha të produkteve të mishit në tregun tonë, kurse ne nuk eksportojmë. Çfarë kanë ata më shumë se ne, që ne të mos kemi mundësi t’i sheshim produktet tona atje”, thotë Ferizi.

Standarde të dyfishta në rrugën nga Kosova në Bosnje

Drejtori ekzekutiv i AUV-it, Flamur Kadriu, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se, në fund të vitit të kaluar, ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Bosnjë dhe Hercegovinë që ta lejojë depërtimin e prodhimeve kosovare me origjinë shtazore. Në mars, shton ai, shkresë zyrtare për të njëjtin qëllim u është dërguar edhe zyrtarëve të Qeverisë së këtij shteti.

“Këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje. Rasti është lajmëruar tashmë edhe te sekretariati i Marrëveshjes CEFTA”, thotë Kadriu.

Ai sqaron se kërkesa e dërguar në Bosnje, është bërë në emër të kompanisë “Apetit” dhe kompanisë për prodhimin e produkteve të qumështit “VITA”.

“Deri më tash, nuk kemi ndonjë përgjigje konkrete se pse nuk lejohet importi i produkteve të prodhuara në Kosovë dhe jemi në pritje. Ne nuk dimë ndonjë arsye, përveçse nuk i njohin certifikatat veterinare [të Kosovës]”, thotë Kadriu.

Qumështi, një nga produktet e shumta nga Bosnja në një dyqan në Prishtinë.
Qumështi, një nga produktet e shumta nga Bosnja në një dyqan në Prishtinë.

REL-i ka pyetur autoritetet përgjegjëse në Bosnje dhe Hercegovinë se a e kanë shqyrtuar kërkesën e institucioneve të Kosovës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

REL-i i është drejtuar edhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë në lidhje me këtë problematikë, por as nga ky institucion nuk janë përgjigjur.

Në një konferencë për media më 12 prill, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si të padrejtë sjelljen e autoriteteve të Bosnjës kundrejt prodhimeve nga Kosova.

“Jemi në pritje që autoritetet atje të kthejnë një përgjigje në AUV”, ka thënë Hajdari.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga viti 2022 deri më 13 prill, 2023, vlera e produkteve të mishit që kanë hyrë nga Bosnje e Hercegovina në Kosovë është mbi 190 mijë euro, ndërsa e produkteve të qumështit është shumëfish më e madhe – mbi 4.8 milionë euro.

Ramadan Mema, nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit në Kosovë, thotë se me bllokimin e produkteve me origjinë shtazore nga Kosova, Bosnje e Hercegovina po shkel Marrëveshjen CEFTA.

Ai i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i mbrojë prodhuesit vendorë dhe të ndërmarrë masa për depërtimin e produkteve të tyre në Bosnje.

CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare, e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian. Në këtë mekanizëm, përveç Kosovës, bëjnë pjesë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Moldavia.

Nga viti 2018 deri në prill të vitit 2023, Kosova ka importuar nga Bosnje e Hercegovina produkte në vlerë prej rreth 240 milionë eurosh, tregojnë të dhënat e Doganës së Kosovës. Përveç produkteve të qumështit dhe mishit, nga Bosnja në Kosovë hyjnë edhe pije, alkool, produkte të drurit, qeramikës, qelqit, lodra etj.

Gjatë së njëjtës periudhë, Kosova ka eksportuar në Bosnje dhe Hercegovinë produkte në vlerë prej rreth 48 milionë eurosh. Në mesin e tyre kryesisht bëjnë pjesë: produktet e drurit, plastikës, pëlhura dhe veshje të punuara me dorë.

Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar – duke importuar më shumë dhe eksportuar më pak – gjë që, siç thonë ekspertët, e pengon edhe rritjen e saj ekonomike.

Prej se ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, ajo ka pasur sfida të ndryshme sa u përket shkëmbimeve tregtare edhe me Serbinë, pasi kjo e fundit nuk i njeh dokumentet e institucioneve të Kosovës.

Kosova ka nisur të lëshojë dokumente me vulën “Doganat e Kosovës” nga viti 2008, duke e zëvendësuar vulën e deriatëhershme të Misionit të Kombeve të Bashkuara – UNMIK.

You Might Also Like

Serbi goditi me thikë partneren shtatzënë për një arsye të çuditshme

Deutsche Welle: Një çerek shekulli pas përfundimit të bombardimeve dhe luftës në Kosovë, jehona vazhdon edhe sot

50 kompanitë më të fuqishme në Evropë: Ja kush janë dhe çfarë bëjnë

Hendeku po thellohet. Pesë njerëzit më të pasur në botë po dyfishojnë paratë e tyre

Ekonomistët: Buxheti për 2024 nuk i përmbush kërkesat e qytetarëve

Kosova Times May 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pugacheva: “Zoti është i durueshëm, por çdo gjë ka një kufi.”

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Gazetarët vlerësojnë fjalimin e presidentes Osmani: Reflektoi si lidere!
Ademi: Po tentohet për t’i marrë dy mandate Frontit Europian
Zvicra planifikon rinovimin e rrjetit të bunkerëve bërthamorë të periudhës së Luftës së Ftohtë
Kuvendi votoi Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, 2022-2027
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?